Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Udhëzimet Për Montimin; Instalimi - Bosch TR1100 18B Gebrauchsanleitung

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Udhëzimet për montimin
• Nuk mund të bëhen ndryshime te pajisja.
• Pajisja mund të përdoret vetëm për ngrohjen e ujit të pijshëm për
përdorim familjar.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e më shumë
si dhe nga personat me aftësi të kufizuara trupore, ndijore ose
mendore, ose nga ata që nuk kanë njohuri ose eksperiencë, në rast se
monitorohen ose kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin dhe
i kuptojnë rreziqet që mund të shkaktohen. Fëmijët nuk duhet të
luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk
duhet të kryhet nga fëmijët e pamonitoruar.
• Mbajini fëmijët larg nga pajisja.
• Ju lutemi të mbikëqyrni fëmijët, për t`u siguruar që të mos luajnë me
pajisjen.
• Mikseri dhe tubi i ujit të ngrohtë mund të jetë i nxehtë. Informoni dhe
udhëzoni fëmijët si duhet.
• Mos përdorni solucione pastrimi të forta apo gërryese!
• Mos përdorni pastrues me avull.
• Pastrimi i smërçit i pajisjes duhet të kryhet vetëm nga një specialist i
kualifikuar.
Përgëzime për blerjen e kësaj pajisjeje BOSCH. Ju keni marrë një
produkt me cilësi të lartë që do ta përdorni padyshim me kënaqësi.
Lexojeni me kujdes këtë manual përdorimi dhe udhëzimesh për
instalimin dhe më pas veproni sipas tyre! Ruajeni për t`ju referuar
në të ardhmen.
2
Udhëzimet për montimin
Montoni boilerin siç përshkruhet te kapitulli i ilustruar. Kini
parasysh udhëzimet në tekst.
Ilustrimet mund t'i gjeni në mes të manualit udhëzues.
2.1

Instalimi

Lista e artikujve të përfshirë (Fig. 1)
• Boileri me rrjedhje të vazhdueshme
• Modeli i instalimit
• Pjesa e lidhjes për ujin e nxehtë
• Rondelja, e kuqe Ø 15 mm
• Pjesa e lidhjes për ujin e ftohtë
• Rondelja, Ø 24 mm
• Buloni i montimit
• Upa e murit
• Dadoja shtrënguese
• Buloni i filetuar
• Unaza e kabllos
Fiksimi në mur (Fig. 2/3/4)
Ka dy mënyra për montimin në mur të boilerit me rrjedhje të
vazhdueshme:
• Duke përdorur bulonin e montimit. Mund të kompensohet disniveli në
mur në thellësi deri në 25 mm.
• Duke përdorur vrimat që janë shpuar për ngrohësin e mëparshëm:
Përdorni modelin e montimit për të përcaktuar nëse vrimat
ekzistuese përputhen si duhet.
Më poshtë përshkruhet procedura e instalimit me bulonin e montimit.
Shënimi i pikës për montimin e ngrohësit dhe zgjedhja e vrimës për
kabllon e lidhjes (Fig. A)
48
PARALAJMËRIM:
E rëndësishme!
Sigurohuni që kablloja e lidhjes të jetë e izoluar nga burimi i
energjisë së rrjetit kryesor!
• Vendosni vrimën 3 në modelin e montimit mbi hyrjen e ujit të ftohtë.
• Zgjidhni vrimën më të përshtatshme ku kalon kablloja e lidhjes.
Kablloja e lidhjes duhet të kalojë nëpër një nga gjashtë vrimat e
shënuara 14.... Mund të përdoret terminali BZ45Z20M nëse kablloja
kalon për te ngrohësi i ujit nëpër një nga vrimat e poshtme të
shënuara 14a.
• Shënoni pikën 12 ku do të futet buloni i montimit.
Vendosja e bulonit të montimit dhe lidhja e pjesëve të lidhjes së
tubave (Fig. B)
Hapni ngrohësin (Fig. C)
Shpimi i vrimave në pjesën e pasme të ngrohësit për bulonin e
montimit dhe kabllon e lidhjes.
E rëndësishme: Kur montoni pajisjen, duhet të shpohen vetëm vrimat
që kërkohen aktualisht. Çdo vrimë tjetër që nuk do të përdoret duhet të
izolohet nga uji.
Futja e kabllos së lidhjes (Fig. D)
• Shtyni unazën e kabllos 11 në skajin e kabllos së lidhjes.
KËSHILLË:
Mos e përdorni unazën për një kabllo me një prerje tërthore 16 mm2.
Më pas pajisja duhet të instalohet rrafsh me murin.
PARALAJMËRIM:
Kujdes!
Pa një unazë kablloje, pajisja DH18100/21100/24100M është e
mbrojtur vetëm nga spërkatjet (IP 24).
• Vendosni ngrohësin mbi kabllon e lidhjes.
• Shtypni unazën e kabllos në vrimën në murin e pasmë të ngrohësit ku
duhet të kalojë kablloja. Sigurohuni që anët e unazës të jenë rrafsh
me vrimën në çdo anë.
• Vendosni ngrohësin te buloni i filetuar 8 dhe sigurojeni në vendin
përkatës me dado 9.
Kompensimi i disnivelit në mur (Fig. E)
Lidhja e ujit (Fig. 5)
• Me anë të vidhës shtrënguese 15, lidhja e ujit mund të rregullohet
vertikalisht ± 10 mm.
• Përshtatni pjesën e harkuar të tubit "të nxehtë" që të drejtohet me
daljen e ujit të nxehtë. Kur bëni këtë, sigurohuni që lidhja e ujit "të
ftohtë" të mos jetë e përkulur.
PARALAJMËRIM:
Kujdes!
Sigurohuni që të ruani një distancë të paktën 6 mm me pjesët elektrike të
ngrohësit.
• Lidhni daljen dhe hyrjen e ujit dhe shtrëngoni dadon shtrënguese në
bulonin e montimit.
Kontrolli për rrjedhje dhe shkarkimi i ngrohësit
• Hapni rubinetin e ujit të nxehtë.
• Kontrolloni që të gjitha lidhjet e tubave të jenë të izoluara si duhet.
TR1100 – 6 720 876 016 (2018/07)

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Tr1100 21 bTr1100 24 b

Inhaltsverzeichnis