Herunterladen Diese Seite drucken

Gardena 8844 Betriebsanleitung Seite 172

Akku-turbotrimmer

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Kontrolloni kositësen para çdo përdorimi
Kontrollojeni gjithmonë me sy kositësen para çdo
përdorimi.
Kontrolloni që foletë e ventilimit të mos jenë të
bllokuara në asnjë mënyrë.
Mos e përdorni kositësen nëse pajisjet e sigurisë
(butoni me shtypje, kapaku i sigurisë) dhe/ose kaseta
e telit janë të dëmtuara ose të vjetruara.
Mos i shpërfillni kurrë pajisjet e sigurisë.
Kontrollojeni zonën ku do të kositni barin para se
të filloni nga puna. Hiqni objektet e huaja dhe
kontrolloni për objekte të tilla (siç janë gurët,
copat e drurit, kordonët dhe telat) ndërkohë që
jeni duke punuar.
Nëse hasni në pengesë gjatë prerjes, fikeni
kositësen dhe hiqni paketën e baterisë.
Largojeni pengesën dhe kontrolloni kositësen për
dëmtime të mundshme. Nëse është nevoja
dërgojeni kositësen për riparim.
Përdorimi/përgjegjësia
Kositësja mund të shkaktojë lëndime të rënda.
Përdoreni kositësen vetëm për qëllimin e
specifikuar në këto udhëzime përdorimi.
Ju jeni përgjegjës për sigurinë në zonën ku jeni duke
punuar.
Sigurohuni që të mos ketë persona të tjerë
(sidomos fëmijë) ose kafshë brenda ose pranë
zonës ku jeni duke punuar.
Mos e përdorni kurrë kositësen nëse pajisjet e
sigurisë janë të dëmtuara ose me defekt.
Pas përdorimit hiqeni paketën e baterisë dhe
kontrollojeni kositësen rregullisht për dëmtime,
sidomos kasetën e telit. Nëse është nevoja riparojeni
kositësen dhe / ose zëvendësoni kasetën e telit.
Përdorni gjithmonë mbrojtëse për sytë ose syze
sigurie!
Vishni këpucë të forta dhe pantallona të gjata për
të mbrojtur këmbët. Mbajini gishtat dhe këmbët
larg telit prerës – sidomos kur të filloni nga puna.
Sigurohuni gjithmonë që të keni pikëmbështetjeje
të fortë gjatë punës.
Tregoni kujdes të madh kur ecni mbrapsht. Mund të
pengoheni!
Punoni vetëm gjatë ditës ose kur shikimi është i
mirë.
Ndërprerja e punës
Mos e lini asnjëherë kositësen të pambikëqyrur
kur jeni duke punuar.
Nëse e ndërprisni punën, hiqeni paketën e
baterisë dhe ruajeni kositësen në vend të sigurt.
Nëse e ndërprisni punën për të kaluar në anën
tjetër të kopshtit, fikeni gjithnjë kositësen, prisni
derisa produkti të ndalojë dhe hiqjani paketën e
baterisë.
Njihuni me ambientin përreth
Njihuni me ambientin përreth dhe kontrolloni për
rreziqe të mundshme të cilat mund të mos i
172
dëgjoni për shkak të zhurmës së pajisjes.
Mos e përdorni kurrë kositësen kur është duke
rënë shi ose në mjedise me lagështirë.
Mos e përdorni kositësen drejtpërdrejt afër
pishinave ose pellgjeve në kopsht.
Siguria akumulatori
RREZIK ZJARRI !
• Akumulatori të mos karrikohet asnjëherë në afërsi
të acideve dhe të materialeve që mund të marrin
lehtë dhe shpejtë flakën.
RREZIK SHP RTHIMI !
• Mbrojeni kositësen nga nxehtësia dhe zjarri.
• Të mos vendoset sipër kaloriferëve ose të mos
vendoset me një vend, ku do t i nënshtrohej për një
kohë të gjatë ndikimit të diellit.
1. Kositësen përdoreni vetëm në temperaturë mjedisi
nga -10°C deri në +45°C.
2. Kablloja e ngarkuesit për karrikim duhet të
kontrollohet rregullisht që të mos ketë shenja të
dëmtimit apo të vjetërsimit. Lejohet përdorimi
vetëm nëse është në gjendje pa të meta.
3. Njësia e ofruar e ngarkimit të baterisë mund të
përdoret vetëm për ngarkimin e baterisë së
ringarkueshme që vjen me kositësen.
4. Bateritë që nuk janë të rikarrikueshme nuk bën të
karrikohen me këtë ngarkues karrikimi (rrezik
zjarri).
Përdoreni me kujdes
Kujdes! Për shkak të rreziqeve të lëndimit, bateria nuk
duhet të përdoret si burim energjie për pajisje të tjera.
Përdoreni baterinë vetëm për pajisjet e synuara
GARDENA. Lejojeni baterinë që të ftohet pas
periudhave të gjata të përdorimit (koha e ftohjes
është deri në 1 orë). Një bateri shumë e nxehtë nuk
mund të ngarkohet.
Ruajtja
Mos e ruani baterinë në temperatura mbi 45oC ose
në dritën e diellit. Në mënyrë ideale, bateria duhet të
ruhet nën 25oC, në mënyrë që shkarkimi vetjak të jetë
i ulët. Për të shmangur keqpërdorime dhe aksidente,
mos e lini kurrë produktin me baterinë brenda.
Mos e ruani baterinë në vende ku ka elektricitet statik.

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Smallcut 300 accu