Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Electrolux ECN40108W Benutzerinformation Seite 18

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für ECN40108W:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 12
18 electrolux
• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e
lëvizni atë.
• Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e
ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo mund
të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të
shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
• Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën
e drejtpërdrejtë të diellit.
Përdorimi i përditshëm
• Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike
të pajisjes.
• Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të
ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
• Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt
në zgavrën e daljes së ajrit që ndodhet në murin
11)
e pasmë.
• Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse
janë shkrirë njëherë.
• Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht,
ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të prodhuesit
të ushqimit.
• Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e
ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri.
• Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese
në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto krijojnë
presion brenda shishes dhe mund të
shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen.
• Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse
konsumohen direkt nga pajisja.
Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e
pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.
• Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë,
pastroni pjesën e tij të brendshme dhe gjithë
aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të një
produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
• Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike.
• Mos përdorni objekte me majë për të hequr
brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse
plastike.
• Mos përdorni kurrë tharëse flokësh ose pajisje
të tjera ngrohëse për të përshpejtuar shkrirjen.
Nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë pjesën e
brendshme plastike, dhe lagështia mund të hyjë
në sistemin elektrik e të bëjë masë.
11) Nëse pajisja është Pa formim bryme
Instalimi
E rëndësishme Për lidhjet elektrike, ndiqni me
kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët përkatës.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka
dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është e
dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e
mundshme në vendin ku keni blerë pajisjen. Në
këtë rast, ruajeni paketimin.
• Është e këshillueshme të prisni të paktën katër
orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i lejuar vajit
të rrjedhë në kompresor.
• Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të
mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do të
shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të
mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet përkatëse për
instalimin.
• Pajisja duhet të vendoset larg murit për të
mundësuar hapjen e plotë të kapakut.
• Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve
apo sobave.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
Shërbimi
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një
elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.
• Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një
Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe duhen
përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të
dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e
ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja nuk
duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera të
qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të
ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje me
rregullat e zbatueshme të vendosura nga
autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime në
njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme
pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e
përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
të riciklueshme.
janë

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis