Herunterladen Diese Seite drucken

Midea RETRO Serie Bedienungsanleitung Seite 234

Werbung

Tabakaja e kullimit
Udhëzuesi i punimit:
1.
Hapni derën e vogël dhe
tërhiqeni sirtarin e kullimit.
2.
Zbrazeni sirtarin e kullimit dhe
vendoseni përsëri.
Këshilla për kursimin e energjisë
• Mos e vendosni pajisjen pranë sobave, radiatorëve ose burimeve të tjera të
nxehtësisë. Nëse temperatura e ambientit është e lartë, kompresori do të
punojë më shpesh dhe për kohë më të gjatë, duke shkaktuar rritje të konsumit
të energjisë.
• Sigurohuni që në bazament, anash dhe mbrapa pajisjes të ketë ajrim të
mjaftueshëm. Asnjëherë mos u mbuloni hapësirat e ajrimit.
• Ju lutemi të respektoni hapësirat e distancave që tregohen te kapitulli
"Instalimi".
• Organizimi i sirtarëve, rafteve dhe shinave, siç tregohet në ilustrim, bën të
mundur përdorimin më të efektshëm të energjisë dhe prandaj duhet të ruhet
sa më shumë të jetë e mundur. Të gjithë sirtarët dhe raftet duhet të qëndrojnë
brenda pajisjes për ta mbajtur temperaturën stabël dhe për të kursyer energji.
• Nëse frigoriferi/ngrirësi mbushen në mënyrë të njëtrajtshme, kjo bën që
përdorimi i energjisë të jetë optimal. Prandaj shmangni sektorët bosh ose
gjysmë bosh.
• Lërini ushqimet e ngrohta të ftohen para se t'i futni në frigorifer/ngrirës.
Ushqimet që janë ftohur tashmë rritin efikasitetin e energjisë.
• Për të pakësuar humbjen e temperaturës së ftohtë, hapeni derën vetëm për
aq sa ju nevojitet. Hapja e derës për kohë të shkurtër dhe mbyllja siç duhet
ndihmon në uljen e konsumit të energjisë.
• Gominat e derës së pajisjes duhet të jenë në gjendje perfekte në mënyrë që
dyert të mbyllen siç duhet dhe konsumi i energjisë të mos rritet në mënyrë të
panevojshme.
07
AL

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Retro mdrd142sle