Licencat
Bluetooth SIG, Inc. ka licencuar dhe certifikuar TCL T431D Bluetooth
Declaration ID D059652
Certifikuar nga Wi-Fi Alliance
Hedhja e mbetjeve dhe riciklimi
Pajisja, aksesorët dhe bateria duhet të hidhen në përputhje me rregullat vendëse
në fuqi për mjedisin.
Ky simbol në pajisje, në bateri dhe në aksesorë do të thotë se këto produkte
duhen të çohen te:
- Qendrat për hedhjen e mbetjeve komunale me kosha të caktuar.
- Koshat e grumbullimit në pikat e shitjes.
Ato më pas duhet të riciklohen për të mos lejuar që substancat e
dëmshme të hidhen në mjedis.
Në shtetet e Bashkimit Evropian: Këto pika grumbullimi janë falas. Të
gjitha produktet me këtë shenjë duhen dërguar në këto pika grumbullimi.
Në shtetet jashtë Bashkimit Evropian: Artikujt e pajisjeve me këtë simbol nuk
duhen hedhur në kazanët e zakonshëm nëse në juridiksionin ose rajonin ku
ndodhesh ka fabrika të përshtatshme grumbullimi dhe riciklimi; përkundrazi ato
duhet të dërgohen në pikat e grumbullimit që të riciklohen.
Bateria
Për t'iu përmbajtur rregullave të fluturimit, bateria e produktit tuaj nuk është e
karikuar plotësisht. Karikojeni atë para se ta përdorni për herë të parë.
- Mos u përpiqni të hapni baterinë (për shkak të rrezikut të tymit toksik dhe djegies).
- Për pajisjet me bateri që nuk mund të hiqen, mos u mundoni ta nxirrni ose
ndërroni baterinë.
- Mos e shponi, çmontoni ose shkaktoni qark të shkurtër në bateri.
- Për pajisjet me një trup të vetëm, mos u mundoni ta hapni ose shponi kapakun
e pasmë.
- Mos e digjni apo hidhni baterinë ose pajisjen e përdorur në koshat e plehrave
të shtëpisë ose mos e ruaj atë në temperatura mbi 60°C (140°F), pasi kjo mund
të shkaktojë shpërthim ose rrjedhje të lëngut ose gazit të djegshëm. Po kështu,
vendosja e baterisë në temperaturë tepër të ulët mund të shkaktojë shpërthim
ose rrjedhje të lëngut ose gazit të djegshëm. Përdoreni baterinë vetëm për
qëllimin për të cilin është bërë dhe rekomanduar. Mos i përdorni asnjëherë
bateritë e dëmtuara.
KUJDES: RREZIK SHPËRTHIMI NËSE BATERIA NDËRROHET ME NJË BATERI
TJETËR TË NJË LLOJI TË GABUAR. HIDHINI BATERITË E PËRDORURA SIPAS
UDHËZIMEVE.
Karikuesi
Për shkak të masave të ECO për reduktimin e emetimeve të karbonit dhe në
përputhje me rregullat për dizajnin ekologjik, në kutinë e produktit nuk është
përfshirë një karikues.
Për ta karikuar pajisjen siç duhet, mund të përdorni çfarëdo karikuesi për sa kohë
plotëson të gjitha standardet e zbatueshme për sigurinë e pajisjeve të teknologjisë
së informacionit dhe pajisjeve të zyrave me kërkesa minimale. Këto kërkesa janë
renditur në tabelën e mëposhtme:
AL
6