Herunterladen Diese Seite drucken

Bosch Climate Class 6000i Serie Bedienungsanleitung Seite 181

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für Climate Class 6000i Serie:

Werbung

5
Mirëmbajtja
KUJDES
Rreziku nga elektroshoku ose pjesët lëvizëse
▶ Hiqeni nga korrenti përpara të gjitha punimeve të mirëmbajtjes.
▶ Hapat e mirëmbajtjes që nuk përmenden këtu kryejini vetëm nga një
kompani e specializuar e miratuar.
5.1
Ndryshimi i stinëve
Përpara dhe pas ndryshimit të stinëve, kryeni hapat e mëposhtëm për të
garantuar funksionimin e duhur:
▶ Për ta tharë pajisjen, përdoreni në modalitet vetëpastrimi.
▶ Pajisja pushon së punuari pas 90 minutave, përndryshe ndalojeni
pajisjen pas vetëpasrimit duke shtypur tastin Stop në telekomandë
dhe duke fikur automatin.
▶ Kontrolloni filtrin e ajrit dhe hiqeni për ta pastruar.
▶ Rivendosni filtrin e ajrit dhe kontrolloni hyrjen dhe daljen e ajrit për
pengesa të mundshme.
5.2
Pastrimi i pajisjes dhe i telekomandës
KËSHILLË
Pajisja mund të dëmtohet nëse nuk pastrohet saktë!
▶ Mos e spërkatni e mos i hidhni ujë drejtpërdrejt.
▶ Mos përdorni ujë të ngrohtë, pluhur abraziv apo solucione të forta.
▶ Fshijeni njësinë e brendshme dhe telekomandën me një lecktë të butë.
▶ Pastrojeni njësinë e jashtme vetëm nga një kompani e specializuar e
miratuar.
5.3
Pastrimi i filtrave të ajrit
Filtri duhet pastuar çdo dy javë.
▶ Fikja e pajisjes.
▶ Hiqeni filtrin e ajrit duke e ngritur filtrin nga dorezat ekzistuese
( figura 3).
▶ Hiqeni pluhurin me fshesë me korrent.
▶ Lajeni filtrin e ndotur me ujë të ngrohtë dhe detergjent niveli të butë.
▶ Thajeni filtrin në hije përpara se ta rivendosni.
▶ Rivendoseni filtrin duke puthitur grepat e filtrit në vrimat e pajisjes
( figura 4).
Climate Class 6000i/8000i – 6721831490 (2022/11)
5.4
Pastrimi i njësisë së joneve të Plasmacluster
(njësia PCI)
Pastrimi i rregullt lejon një çlirim të qëndrueshëm të përqendrimeve të
larta të joneve të Plasmacluster. Njësia PCI ( figura 5), [1] pastrim çdo
6 muaj.
▶ Fikeni automatin.
▶ Hapni pllakën udhëzuese të ajrit.
Për pastrim nuk nevojitet heqja e njësisë PCI për pajisjet e tipit
CLC6001i....
▶ Shtypni sipër kyçit PCI ( figura 6), [1] dhe lthejeni për poshtë.
▶ Lëvizeni njësinë PCI ( figura 7), [2] për djathtas derisa të
përputhen dy shenjat [1]. Gjatë këtij procesi, mbështeteni njësinë
PCI për të evituar rrëzimin.
▶ Hiqeni njësinë PCI.
KËSHILLË
▶ Mos i prekni klemat ( figura 8) [2] e njësisë PCI.
▶ Kushtojuni vëmendje deformimeve të sipërfaqes së elektrodave [1].
▶ Me furçën PCI [3] ose tamponin (shitet veçmas) hiqni pluhuruin e
grumbulluar rreth elektrodës PCI [1].
KUJDES
Ka rrezik që fëmijët ta gëlltitin furçën PCI.
▶ Mbajeni furçën larg fëmijëve.
▶ Për instalim, kryeni hapat e listuar më lart në rend të anasjelltë.
Për njolla të vështira, përdorni tamponin me pak ujë.
5.5
Pjesa e këmbimit të njësisë së joneve Plasmacluster
(njësia PCI)
Ndërrojeni njësinë PCI kur drita blu Plasmacluster të pulsojë 10 herë pas
nisjes së punës së kondicionerit.
Drita blu Plasmacluster pulson rreth 1 minutë pas vënies në punë të
pajisjes për të treguar se njësia PCI po rregullon gjenerimin e joneve
Plasmacluster.
▶ Kontaktoni me shitësin për të blerë një njësi të re PCI për
zëvendësim.
Mirëmbajtja
181

Werbung

loading