Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Ngrirja E Ushqimeve Të Freskëta; Rekomandime Për Ruajtjen E; Ushqimeve Të Ngrira - Beko RCNA365K20W Bedienungsanleitung

Frost-free kuhl-gefrier
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für RCNA365K20W:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

Ngrirja e ushqimeve të freskëta
• Preferohet që t'i mbështillni ose
mbuloni ushqimet para se t'i vendosni
në frigorifer.
• Ushqimet e nxehta duhet të ftohen në
temperaturë ambienti para se të
vendosen në frigorifer.
• Ushqimet që doni të ngrini duhet të
jenë të freskëta dhe me cilësi të mirë.
• Ushqimet mund të ndahen në racione
sipas nevojave ditore të familjes ose
në bazë të konsumit për vakt.
• Ushqimet duhet të jenë të paketuara
dhe në mënyrë të izoluar për të mos
lejuar tharjen e tyre edhe nëse do të
mbahen për kohë të shkurtër.
• Materialet që do të përdoren për
ngrirjen e ushqimeve duhet të mos
grisen lehtë dhe rezistente ndaj të
ftohtit, lagështisë, erës, vajrave dhe
acideve dhe duhet të jenë gjithashtu
izoluese. Për më tepër, ato duhet të
jenë të mbyllura mirë dhe të jenë bërë
prej materialesh të përdorshme lehtë
të cilat janë të përshtatshme për
përdorim në ngrirje të thellë.
• Ushqimet e ngrira duhet të përdoren
menjëherë pasi të jenë shkrirë dhe
nuk duhet të ngrihen përsëri
asnjëherë.
• Ju lutem ndiqni udhëzimet e
mëposhtme për të arritur rezultatet më
të mira.
1. Mos ngrini sasi shumë të mëdha
ushqimi njëherësh. Cilësia e
ushqimit ruhet më mirë kur ngrihet
deri në qendër të tij sa më shpejt të
jetë e mundur.
2. Vendosja e ushqimeve të ngrohta në
pjesën e ngrirësit bën që sistemi i
ftohjes të punojë vazhdimisht derisa
ushqimi të ngrijë plotësisht.
3. Bëni kujdes të veçantë që të mos
përzieni ushqimet tashmë të ngrira me
ushqimet e freskëta.
Rekomandime për ruajtjen e
ushqimeve të ngrira
• Ushqimet e ngrira në dyqan duhet të
mbahen në përputhje me udhëzimet e
prodhuesit të ushqimeve të ngrira për
një
(4 yje) ndarjen e mbajtjes të
ushqimeve të ngrira.
• Për të garantuar që të ruhet cilësia e
lartë e arritur nga prodhuesi i
ushqimeve të ngrira dhe shitësi i
ushqimeve duhet të mbahen mend të
mëposhtmet:
1. Vendosni pakot në ngrirës sa më
shpejt të jetë e mundur pas blerjes.
2. Sigurohuni që enët të jenë me etiketë
dhe datë.
3. Mos i kaloni datat «Të përdoret
deri», «Më mirë para» në
ambalazh.
Shkrirja
Ndarja e ngrirësit shkrihet automatikisht.
14
SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis