Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

TESY GCA 0615 M01 RC Gebrauchsanleitung Und Pflege Seite 53

Elektrischer warmwasser-speicher
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 17
Shënim: vaska mbrojtëse nuk përfshihet në
paketimin e pajisjes dhe zgjidhet nga përdoruesi.
2.
LIDHJA E BOJLERIT ME RRJETIN E UJËSJELLËSIT
Përshkrim:
1-gypa hyrëse; 2 - valvul sigurie; 3 - valvul reduktimi
(për presion të ujësjellësit mbi 0,6 MPa); 4 - rubinet
ndalese; 5 - hinkë me lidhje me kanalizimin; 6 - markuç;
7 - rubinet për zbrazje të bojlerit
Gjatë lidhjes së bojlerit me rrjetin e ujësjellësit duhet
të kini parasysh shenjet me ngjyra /unazat/ të gypave
të pajisjes:
BLU - për ujë të ftohtë /hyrës/,
KUQ - për ujë të nxehtë /dalës/.
Detyrimisht duhet të montohet valvuli kthesë-sigurie,
me të cilin është blerë bojleri. Ai vendoset në hyrjen për
ujin e ftohtë, në përputhje me shigjetën mbi korpusin
e saj, që tregon drejtimin e ujit të ftohtë hyrës. Nuk
lejohet një armaturë tjetër ndalese mes valvulit dhe
pajisjes.
KUJDES! Ekzistenca e valvulit tjetër /më të vjetër/
mund të çojë deri në dëmtimin e pajisjes suaj
dhe këta duhet të hiqen.
Shqip
për montim mbi lavamanin
për montim nën lavamanin
KUJDES! Nuk lejohet lidhja e valvulit me tuba që
kanë fillesë më të gjatë se 10 mm, në rast të
kundërt kjo mund të çojë deri në dëmtim të pakthyeshëm
të valvulit dhe përbën rrezik për pajisjen tuaj.
Mbushja e bojlerit me ujë bëhet kur e hapni rubinetin
për lëshim të ujit të ftohtë nga rrjeti i ujësjellësit dhe
rubinetin për ujin e nxehtë nga bateria përziese. Pas
mbushjes nga përziesi duhet të derdhë një rrymë të
pandërprerë të ujit. Tashmë mund ta mbyllni rubinetin
për ujin e ngrohtë të baterisë përziese.
Kur nevojitet zbrazja e ujit të bojlerit detyrimisht së pari
duhet të fiket ushqimi elektrik ndaj tij.
Procedura për zbrazjen e bojlerit të montuar MBI
LAVAMANIN:
1.
Mbyllje e rubinetit për lëshim të ujit të ftohtë nga
rrjeti i ujësjellësit ndaj bojlerit.
2.
Hapja e rubinetit për ujin e ngrohtë të baterisë
përziese
3.
Hapni rubinetin 7 (fig. 4a dhe 4b) për ta boshatisur
bojlerin. Nëse në instilacionin nuk ka rubinet të tillë
atëherë uji i bojlerit mund të derdhet sipas këtyre
mënyrave:
për modele në paketimin e të cilave ka kllapë
mbrojtëse me levë - e ngrini levën dhe uji do të
derdhet përmes vrimës drenazhe të kllapës
për modele në paketimin e të cilave ka kllapë pa
levë - uji i bojlerit mund të derdhet drejtë nga gypa
e tij hyrëse, duke e demontuar paraprakisht nga
sistemi i ujësjellësit
RENDËSISHME: Gjatë zbrazjes së bojlerit duhet të
ndërmerren masa për parandalimin e pasojave nga uji
që do të derdhet.
Procedurë për zbrazjen e bojlerëve të montuar NËN
LAVAMANIN:
1.
Fikja e bojlerit nga rrjeti elektrik
2.
Demontoni armaturën lidhëse nga bojleri.
3.
Demontoni bojlerin nga vendi ku është montuar
dhe e ktheni me gypat poshtë tek dyshemeja/
Uji duhet të derdhet në një enë të vendosur
paraprakisht. Pritni deri në derdhjen e tërë ujit nga
bojleri.
E RENDËSISHME: Në rast që presioni në rrjetin e
ujësjellësit e tejkalon nivelin e shpallur për bojlerin
(niveli është përmendur sipër në pikën I) nevojitet montimi i
valvulit reduktues, në rastin e kundërt bojleri nuk do të mund
të eksploatohet në mënyrën e drejtë.
Prodhuesi nuk merr përgjegjësi për problemet pasuese
nga eksploatimi i padrejtë i pajisjes.
Instruksioni për shfrytězimin
AL
53

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis