Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita MR001G Betriebsanleitung Seite 74

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MR001G:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 59
SHQIP (Udhëzimet origjinale)
Shpjegim i pamjes së
përgjithshme (Fig. 1)
1. Antena e integruar (AM)
2. Doreza/Antena e integruar (FM)
3. Bllokuesi i folesë së baterisë
4. Kapaku i folesë së baterisë (që mbulon kutinë
e baterisë)
5. Altoparlanti
6. Foleja DC IN
7. Butoni i energjisë/kohëmatësit të fjetjes
8. Butoni Band/Mono
9. Butoni i alarmit me radio
10. Butoni i alarmit me zile
11. Ekrani LCD
12. Butoni i paravendosjes 1-5
13. Butoni i skanimit me sintonizim/vendosjes së
kohës
14. Çelësi i volumit/kontrollit të sintonizimit/
zgjedhjes
15. Foleja AUX IN
16. Terminali i baterisë XGT
17. Terminali i baterisë CXT
18. Terminali i baterisë LXT
19. Foleja e baterive rezervë
EKRANI LCD
A. Alarmi me radio
B. PM për orën
C. Koha e vendosur
D. Ora
E. Simboli stereo dhe volumi
F. Frekuenca
G. Statusi i fjetjes dhe shtyrjes së alarmit
H. Stacionet e paravendosura
I. Treguesi i nivelit të ulët të baterisë
J. Treguesi i bandës
K. Skanimi me sintonizim
L. Alarmi me zile HWS
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet e përdorura për
pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre
përpara përdorimit.
Lexoni manualin e përdorimit.
Vetëm për shtetet e BE-së
Mos i hidhni pajisjet elektrike ose
paketën e baterisë së bashku me
mbeturinat e shtëpisë! Në përputhje
me Direktivën Evropiane për mbetjet
nga pajisjet elektrike dhe elektronike,
për bateritë dhe akumulatorët dhe
mbetjet nga bateritë dhe akumulatorët
dhe implementimin e tyre në përputhje
me legjislacionin kombëtar, pajisjet
elektrike, bateritë dhe paketën(at)
e baterisë që kanë arritur fundin e
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen
veçmas dhe të dorëzohen në një objekt
riciklimi që nuk dëmton mjedisin.
UDHËZIME TË
RËNDËSISHME TË SIGURISË
PARALAJMËRIM:
Gjatë përdorimit të veglave elektrike, duhet të ndiqen
gjithmonë masat parandaluese të sigurisë për të
pakësuar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike dhe
lëndimit personal, duke përfshirë si vijon:
1. Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi dhe
manualin e përdorimit të karikuesit përpara
përdorimit.
2. Pastrojeni vetëm me pëlhurë të thatë.
3. Mos e instaloni pranë burimeve të nxehtësisë si
radiatorët, regjistruesit e nxehtësisë, sobat apo
aparatura të tjera (duke përfshirë amplifikatorët) që
prodhojnë nxehtësi.
4. Përdorni vetëm aksesorët e specifikuar nga
prodhuesi.
5. Shkëputeni këtë aparaturë gjatë stuhive me rrufe
ose kur nuk përdoret për një kohë të gjatë.
6. Radioja me bateri, me bateri integrale ose paketë
baterie të veçantë, duhet të rikarikohet vetëm me
karikuesin e specifikuar për baterinë. Karikuesit e
përshtatshëm për një lloj baterie mund të paraqesin
rrezik zjarri kur përdoren me një bateri tjetër.
7. Përdoreni radion me bateri vetëm me paketa baterie
të projektuara posaçërisht. Përdorimi i baterive të
tjera mund të paraqesë rrezik zjarri.
8. Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera metalike të vogla që mund të bëjnë lidhje nga
njëri terminal tek tjetri. Krijimi i lidhjes së shkurtër
ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë
shkëndija, djegie ose zjarr.
9. Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqe të
tokëzuara siç janë tubat, radiatorët, sobat dhe
frigoriferët. Ka rrezik më të madh goditjeje elektrike
nëse trupi juaj tokëzohet.
10. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria;
shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh
74 SHQIP

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis