Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita PDC1200 Betriebsanleitung Seite 197

Rückentragbare akku-bank
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für PDC1200:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 36
KUJDES:
Kur rregulloni pozicionin e rripit të
mesit, sigurohuni që të vendosni shtrirë njësinë
në mënyrë që bateria të jetë me pamje poshtë siç
tregohet në figurë.
VINI RE:
Nëse leva e rregullimit të lartësisë është
e liruar, shtrëngoni dadon e levës së rregullimit
të lartësisë. Kur shtrëngoni dadon, mos e shtrëngoni
atë në mënyrë të tepruar. Përndryshe, leva e
rregullimit të lartësisë nuk do të lëvizë.
► Fig.10: 1. Dadoja
SHËNIM: Nëse është e vështirë që të rrëshqisni
pllakën e bazës, ngrijeni mbajtësin lehtë në mënyrë
që mbajtësi të mos e prekë tokën, dhe më pas
rrëshqitni pllakën e bazës.
3.
Bashkoni xhepin e përshtatësve me rripin e mesit
me grepin dhe shtrënguesen në formë laku siç tregohet
në figurë.
► Fig.11: 1. Xhepi i përshtatësve
SHËNIM: Xhepi i përshtatësve mund të bashkohet në
anën e majtë ose të djathtë të rripit të mesit.
4.
Rregulloni gjerësinë e rripit të krahut duke
përdorur rripin e rregullimit të gjerësisë.
► Fig.12: 1. Rripi i rregullimit të gjerësisë
5.
Vishni njësinë, më pas bllokoni tokëzën e rripit të
mesit dhe më pas rregulloni gjatësinë e rripit të mesit.
► Fig.13: 1. Tokëza
SHËNIM: Ju mund ta palosni dhe ta fiksoni rripin me
grepin dhe shtrënguesen në formë laku siç tregohet
në figurë.
► Fig.14: 1. Rripi
6.
Rregulloni gjatësinë e rripit të krahut.
► Fig.15: 1. Rripi i krahut
SHËNIM: Ju mund ta palosni dhe ta fiksoni rripin me
grepin dhe shtrënguesen në formë laku siç tregohet
në figurë.
► Fig.16: 1. Rripi
KUJDES:
Kur e ulni njësinë, vendoseni
njësinë në një sipërfaqe të sheshtë dhe të
qëndrueshme në mënyrë që njësia të mos bjerë.
Kur e ulni njësinë, zhbllokoni tokëzën e rripit të mesit,
dhe më pas uleni njësinë ngadalë.
► Fig.17: 1. Tokëza
PËRDORIMI
KUJDES:
Kur e vishni njësinë, sigurohuni që
ta vendosni rripin e krahut në të dyja shpatullat.
Ndryshe, njësia mund të bjerë ndërsa vishni njësinë
ose përdorni njësinë dhe të shkaktojë lëndim.
KUJDES:
Kur e vishni njësinë, sigurohuni që
ta vishni njësinë në kurriz. Përndryshe, njësia mund
të bjerë gjatë përdorimit dhe të shkaktojë lëndim.
KUJDES:
Gjithmonë fikeni veglën ose
makinerinë përpara se të ndizni njësinë ose të
lidhni fishën e përshtatësit ose veglën/makinerinë
elektrike me folenë e baterisë. Përndryshe,
vegla ose makineria mund të ndizen papritur duke
shkaktuar lëndime.
SHËNIM: Përshtatësi për 18 V nuk është i
disponueshëm për këtë njësi.
Lidhja e njësisë me veglën ose
makinerinë
1.
Hiqni baterinë nga pllaka e bazës së grupit të rripit
të krahut.
2.
Tërhiqeni kordonin nga ana e majtë ose e djathtë
e baterisë. Kur tërhiqni kordonin, sigurohuni që ta
vendosni atë në mbajtësit siç tregohet në figurë.
► Fig.18: 1. Kordoni 2. Mbajtësi
3.
Bashkojeni baterinë me pllakën e bazës së grupit
të rripit të krahut.
4.
Vishni njësinë.
5.
Futni fishën e përshtatësit ose veglës/makinerisë
elektrike në folenë e baterisë në mënyrë që shenja e
shigjetës në fishë të jetë e bashkërenditur me atë në
fole.
► Fig.19: 1. Fisha 2. Foleja 3. Shenja e shigjetës
VINI RE:
Kur shkëputni fishën dhe folenë,
mos mbani me dorë kordonët, por mbani me
dorë fishën dhe folenë. Ndryshe, kordonët mund
të dëmtohen dhe të shkaktojnë keqfunksionim të
njësisë.
SHËNIM: Fisha dhe foleja shkëputen nëse aplikohet
një ngarkesë e caktuar.
6.
Instaloni përshtatësit në vegël ose makineri në të
njëjtën mënyrë si kutia e baterisë.
► Fig.20: 1. Përshtatësi
VINI RE:
Për vegël ose makineri me bateri
36 V (18 V x 2), përdorni përshtatësit për
36 V (18 V x 2). Për vegël ose makineri të llojit me
lidhje direkte, nuk kërkohet përshtatës.
197 SHQIP

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis