Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Para Se Ta Vini Në Punë; Vendosja E Ushqimeve Të Ngrira; Ngrirja E Ushqimeve Të Freskëta; Bërja E Kubave Të Akullit - Beko CN236121 Gebrauchsanweisung

Frost-free kühl-gefrier-typ i
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 33
SQ
Rekomandojmë të kontrolloni temperaturën me
një termometër për të saktë t'u siguruar që ndarjet
e vendosjes të ushqimeve të mbahen në
temperaturën e dëshiruar.
Mos harroni ta shikoni leximin menjëherë pasi
temperatura e termometrit do të rritet shumë
shpejt pasi ta hiqni nga ngrirësi.
Ju lutem mos harroni se çdo herë që hapet dera
ajri i ftohtë del jashtë dhe temperatura e
brendshme rritet. Prandaj mos e lini asnjëherë
derën të hapur dhe sigurohuni që të mbyllet
menjëherë pasi të jenë vendosur ose hequr
ushqimet.
Para se ta vini në punë
Kontrolli Final
Para se të filloni ta vini pajisjen në punë kontrolloni
që:
1. Këmbët të jenë rregulluar për nivelim perfekt.
2. Pjesa e brendshme të jetë e thatë dhe ajri të
qarkullojë lirshëm prapa.
3. Pjesa e brendshme të jetë e pastër siç
rekomandohet në "Pastrimi dhe Kujdesi".
4. Spina është futur në prizën në mur dhe energjia
elektrike është e ndezur. Kur hapet dera drita e
brendshme do të ndizet.
Dhe vini re se:
5. Do të dëgjoni një zhurmë ndërsa kompresori
ndizet. Lëngu dhe gazrat e izoluar brenda sistemit
të ftohjes mund të krijojnë zhurma, edhe nëse
kompresori është në punë ose jo. Kjo është krejt
normale.
6. Një dallgëzim i lehtë i pjesës të sipërme të
kabinetit është krejt normal për shkak të procesit
të prodhimit të përdorur; nuk është defekt.
7. Rekomandojmë që ta vendosni çelësin në mes
dhe të kontrolloni temperaturën për t'u siguruar që
pajisja të ruajë temperaturën e dëshiruar (Shiko
pjesën Kontrolli dhe rregullimi i temperaturës).
8. Mos e ngarkoni pajisjen menjëherë pasi ta keni
ndezur. Prisni derisa të arrihet temperatura e
dëshiruar e ruajtjes. Rekomandojmë që të
kontrolloni temperaturën me një termometër të
saktë (shiko; Kontrolli dhe Rregullimi i
Temperaturës).
Udhëzime për përdorimin
Vendosja e ushqimeve të ngrira
Ngrirësi juaj është i përshtatshëm për të ruajtur
për kohë të gjatë ushqimet që shiten të ngrira dhe
mund të përdoret për të mbajtur ushqime të
freskëta.
Nëse ka një ndërprerje energjie, mos e hapni
derën. Ushqimet e ngrira nuk duhet të preken
nëse defekti zgjat më pak se 17 orë. Nëse
ndërprerja është e gjatë, atëherë ushqimet duhet
të kontrollohen dhe të hahen menjëherë ose të
gatuhen dhe të ngrihen përsëri.
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Ju lutem ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të
arritur rezultatet më të mira.
Mos ngrini sasi shumë të mëdha ushqimi
njëherësh. Cilësia e ushqimit ruhet më mirë kur
ngrihet deri në qendër të tij sa më shpejt të jetë e
mundur.
Mos e tejkaloni kapacitetin e ngrirjes të pajisjes
tuaj në 24 orë.
Vendosja e ushqimeve të ngrohta në pjesën
ngrirësit bën që sistemi i ftohjes të punojë
vazhdimisht derisa ushqimi të ngrijë plotësisht. Kjo
mund të shkaktojë ftohje të tepërt të pjesës të
frigoriferit.
Kur ngrini ushqime të freskëta, për të arritur
kapacitetin më të mirë të ngrirjes, vendoseni
rrotullën e konfigurimit në pozicionin maksimal 24h
para se t'i futni. Pas ngrirjes rrotulla mund të
vendoset në pozicionin fillestar. Sasi të vogla
ushqimi deri në 1/2 kg. (1 lb) mund të ngrihen pa
rregulluar rrotullën e kontrollit të temperaturës.
Bëni kujdes të veçantë që të mos përzieni
ushqimet tashmë të ngrira me ushqimet e
freskëta.
Bërja e kubave të akullit
Mbusheni tabakanë e kubave të akullit 3/4 me ujë
dhe vendoseni në ngrirës. Lironi tabakatë e ngrira
me një dorezë luge ose mjet të ngjashëm;
asnjëherë mos përdorni objekte të mprehta si
thika ose pirunë.
46

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Cn236121t

Inhaltsverzeichnis