Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Electrolux EFA 90600 Benutzerinformation Seite 76

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für EFA 90600:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 13
Funksionimi me kohë të përcaktuar
Ky funksion lejon matjen e kohës së shpejtësisë (fuqisë) së thithjes së
përzgjedhur dhe aktivizohet duke shtypur butonin 2 për rreth 3 sekonda, pasi
kalon kjo kohë oxhaku fiket.
Funksionimi me kohë të përcaktuar është i disponueshëm me variantet e
mëposhtme:
Shpejtësi (fuqi) thithjeje 1: - 20 Minuta (në ekran shfaqet numri "1"
dhe ndriçon një llambushkë e vogël)
Shpejtësi (fuqi) thithjeje 2: - 15 Minuta (në ekran shfaqet numri "2"
dhe ndriçon një llambushkë e vogël)
Shpejtësi (fuqi) thithjeje 3: - 10 Minuta (në ekran shfaqet numri "3"
dhe ndriçon një llambushkë e vogël)
Shpejtësi (fuqi) thithjeje intensive: - 5 Minuta (në ekran shfaqet
numri "4" dhe ndriçon një llambushkë e vogël)
Për të dalë nga mënyra e matjes së kohës shtypni butonin 1 për të fikur
oxhakun para kohe, shtypni butonin 2 për t'u kthyer në shpejtësinë e
vendosur më përpara, shtypnin butonin 4 për të aktivizuar mënyrën Sensor.
Treguesi i bllokimit të filtrit të yndyrërave
Pas 80 orësh pune, në ekran fillon të ndizet e të fiket numri "1"
Për të fikur treguesin e bllokimit, shtypni dhe mbani të shtypur butonin 1 për
rreth 3 sekonda.
Kryeni mirëmbajtjen e filtrit të yndyrërave sipas udhëzimeve të manualit.
Treguesi i bllokimit të filtrit prej karboni
Pas 320 orësh pune, në ekran fillon të ndizet e të fiket numri "2"
Për të fikur treguesin e bllokimit, shtypni dhe mbani të shtypur butonin 1 për
rreth 3 sekonda.
Kryeni mirëmbajtjen e filtrit prej karboni sipas udhëzimeve të manualit.
Në rast se fillojnë të ndizen e të fiken të dy treguesit e bllokimit të filtrave,
kryeni veprimin reset për dy herë rresht.
Në fillim rregullohet treguesi i bllokimit të filtrit të yndyrërave, herën e dytë
treguesi i bllokimit të filtrit të karbonit.
Treguesi i bllokimit të filtrit prej karboni normalisht nuk është i aktivizuar dhe
nëse oxhaku përdoret në versionin filtrues duhet që herën e parë të
aktivizohet me dorë.
Aktivizimi i treguesit të bllokimit të filtrit prej karboni:
Fikni oxhakun dhe shtypni njëkohësisht butonët 2 dhe 3 për 3 sekonda.
Në ekran ndizen dhe fiken për 2 sekonda numrat "1" dhe "2" për të treguar
aktivizimin e treguesit të bllokimit të filtrit prej karboni.
Çaktivizimi i treguesit të bllokimit të filtrit prej karboni:
Fikni oxhakun dhe shtypni njëkohësisht butonët 2 dhe 3 për 3 sekonda.
Në ekran ndizet dhe fiket për 2 sekonda vetëm numri "1" për të treguar
çaktivizimin e treguesit të bllokimit të filtrit prej karboni.
Funksionimi automatik:
Oxhaku është vendosur për funksionimin tradicional, për të aktivizuar
funksionimin automatik shtypni butonin 4.
Funksionimi automatik parashikon dy mënyra të ndryshme.
Mënyra COOKING që garanton një thithje siç duhet gjatë gatimit.
Mënyra AIR QUALITY CONTROL që garanton një nivel të lartë të cilësisë së
ajrit.
Të dyja mënyrat aktivizohen ciklikisht duke shtypur butonin 4.
Mënyra COOKING, në ekran shfaqet shkronja "C".
Gjatë pjekjes sistemi reagon menjëherë ndaj rritjes së Avujve/Gazit dhe
qëndron në shpejtësinë e vendosur për rreth 1 minutë, përpara se të kthehet
në shpejtësinë më të ulët/fiket.
Kur pjekja mbaron dhe parametrat ambjentalë kthehen në nivelet e
mëparshme të pjekjes sitemi fiket.
Nëse parametrat janë në kushte pushimi sistemi pas 30 minutash e fik
automatikisht oxhakun.
Mënyra AIR QUALITY CONTROL, në ekran shfaqet shkronja "A"
Sistemi reagon menjëherë ndaj rritjes së Avujve/Gazit dhe qëndron në
shpejtësinë e vendosur për rreth 1 minutë, përpara se të kthehet në
shpejtësinë më të ulët/fiket
Kur efekti I Avujve/GAzit ka mbaruar dhe parametrat ambjentalë janë kthyer
në nivelet e mëparshme të fillimit, sistemi fiket.
Mund të dilet nga një mënyrë e tillë duke shtypur butonet 1,2 dhe 4.
Test i sensorëve
Bëhet vazhdimisht gjatë funksionimit automatik. Në rast prishje në ekran
ndriçon numri "(" (lidhuni me asistencën sociale) oxhaku mund të përdoret
gjithësesi në mënyrë manual.
Kalibrimi manual
Vendoseni oxhakun në OFF dhe mbajini të shtypur njëkohësisht butonet 1
dhe 4 për 3 sekonda.
Një dritëz ndriçon në ekran.
Këshillohet të kryehet ky operacion:
Kur instalohet oxhaku për herë të parë
Kur hiqet korrenti për shumë orë apo ditë
Kur në kuzhinë vërehet një ndryshim shumë I shpejtë I temperaturës.
Seleksionimi i pllakës së gatimit
Ky veprim përmirëson funksionimin automatik të oxhakut, duke vepruar si
vijon:
Vendoseni oxhakun në OFF
Mbani të shtypur njëkohësisht butonët 1 dhe 3 për 3 sekonda derisa të
shikoni të vizualizohet pllaka në përdorim.
"g" e ndezur: Pllaka e Gazit
"i" e ndezur: Pllaka Induksion
"e" i ndezur: Pllaka elektrike.
Përzgjedhja ciklike e pllakës bëhet duke shtypur butonin 1.
Përshpejtimi i pllakës së përzgjedhur vizualizohet pas tre pulsimesh të
shkronjës që lidhet me pllakën e përzgjedhur.
Me t'u përzgjedhur pllaka për të përshpejtuar funksionimin, prisni 10
sekonda.
Pllaka e vendosur në default është pllaka e Gazit.
Mirëmbajtja
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni
oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur
siguresës e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën
kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda
ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç
larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes: Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të
zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni
udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motorri, për
zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të
mësipërme.
Filtri antiyndyrë
Fig. 25-30
Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me
detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të
ulët dhe me cikël të shkurtër.
Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por
karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.
Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për Llojin Fitrues)
Fig. 27
Bllokimi i filtrit prej karboni vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë
në varësi të llojit të kuzhinës dhe të rregullsisë së pastrimit të filtrit të
yndyrërave. Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet filtri të paktën
katër herë në muaj (ose kur sistemi tregues i bllokimit të filtrave – nëse
ndodhet në modelin që keni- e tregon këtë nevojë).
NUK mund të lahet ose të përmirësohet.
Zëvendësimi i Llambave
Fig. 31
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.
Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat sigurohuni që të jenë ftohur.
Përdorni vetëm llamba alogjene 20W maks. (G4), duke pasur kujdes që të
mos i prekni me duar.
76

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis