SQ
Bëj- Mbështilleni mishin e pagatuar dhe
shpendët lirshëm në qese polietilieni ose
fletë alumini. Kjo parandalon tharjen.
Bëj- Mbështilleni peshkun dhe të brendshmet
në qese polietilieni.
Bëj- Mbështillini ushqimet me erë të fortë ose
që mund të thahen në qese polietilieni,
ose fletë alumini ose vendosini në enë të
izoluara.
Bëj- Mbështilleni bukën mirë për ta mbajtur të
freskët.
Bëj- Ftoheni verën e bardhë, birrën dhe ujin
mineral para se ta shërbeni.
Bëj- Kontrolloni përmbajtjet e ngrirësit herë
pas here.
Bëj- Mbani ushqimet për kohë sa më të
shkurtër dhe përmbajuni datave "Më së
miri para" dhe "Përdoreni deri" etj.
Bëj- Mbani ushqimet e ngrira nga dyqani
sipas udhëzimeve të dhëna në paketim.
Bëj- Gjithmonë zgjidhni ushqime të freskëta
me cilësi të lartë dhe sigurohuni që të
jenë të pastra para se t'i ngrini.
Bëj- Përgatitini ushqimet e freskëta për ngrirje
në racione të vogla për të garantuar
ngrirje të shpejtë.
Bëj- Mbështilleni të gjithë ushqimin në fletë
alumini ose qese polietilieni për ngrirje
dhe sigurohuni që të nxirret ajri.
Bëj- Mbështillini ushqimet e ngrira menjëherë
pas blerjes dhe vendosini në ngrirës sa
më shpejt të jetë e mundur.
Bëj- Shkrini ushqimet në pjesën e frigoriferit.
Mos-
Mbani banane në vendin e frigoriferit.
Mos-
Mbani pjepër në frigorifer. Mund të
ftohet për periudha të shkurtra për sa
kohë është i mbështjellë për të mos
lejuar kalimin e shijes në ushqimet e
tjera.
Mos-
I mbuloni raftet me materiale mbrojtëse
që mund të pengojnë qarkullimin e ajrit.
Mos-
Mbani substanca helmuese ose të
rrezikshme në pajisjen tuaj. Është bërë
vetëm për mbajtjen e ushqimeve të
ngrënshme.
Mos-
Konsumoni ushqime që janë ftohur për
një periudhë kohe shumë të gjatë.
Mos-
Mbani ushqime të gatuara dhe të
freskëta së bashku në të njëjtën enë.
Ato duhet të paketohen dhe të mbahen
veç.
Mos-
I lini ushqimet ose pijet që shkrijnë të
derdhen mbi ushqime.
Udhëzime për përdorimin
Mos-
E lini derën të hapur për periudha të
gjata, pasi kjo do ta bëjë pajisjen më të
kushtueshme në punim dhe mund të
shkaktojë formim të tepërt të akullit.
Mos-
Përdorni objekte të mprehta si thika
ose pirunë për të hequr akullin.
Mos-
Vendosni ushqime të nxehta në pajisje.
Lërini të ftohen më parë.
Mos-
Vendosni shishe të mbushura ose
kanaçe të mbyllura që përmbajnë
lëngje të karbonuara brenda ngrirësit
pasi mund të pëlcasin.
Mos-
E tejkaloni ngarkesën maksimale të
ngrirjes kur ngrini ushqime të freskëta.
Mos-
I jepni fëmijëve akullore dhe kuba akulli
direkt nga ngrirësi. Temperatura e ulët
mund të shkaktojë djegie ngrice në
buzë.
Mos-
I ngrini pijet me gaz.
Mos-
U mundoni t'i mbani ushqimet e ngrira
që janë shkrirë; duhet të hahen brenda
24 orësh ose të gatuhen dhe të ngrihen
përsëri.
Mos-
I hiqni gjërat nga ngrirësi me duar të
lagura.
Konsumi i Energjisë
Volumi maksimal i mbajtjes të ushqimeve të
ngrira arrihet pa përdorur sirtarin e mesit dhe të
sipërm të dhënë në pjesën e ngrirësit. Konsumi i
energjisë të pajisjes tuaj është deklaruar me
pjesën e ngrirësit të mbushur plot pa përdorur
sirtarin e mesit dhe të sipërm.
Këshilla praktike në lidhje me uljen e
konsumit të energjisë
1. Sigurohuni që pajisja të ndodhet në vende të
ajrosura mirë, larg nga çdo burim nxehtësie
(sobë, radiator, etj.). Në të njëjtën kohë,
vendndodhja e pajisjes duhet të jetë në mënyrë
të tillë që të mos jetë nën dritën direkte të
rrezeve të diellit.
2. Sigurohuni që ushqimet e blera në gjendje të
ftohur/ngrirë të vendosen në pajisje sa më
shpejt të jetë e mundur, veçanërist gjatë kohës
të verës. Rekomandohet që të përdorni qese
termale të izoluara për transportin e ushqimeve
në shtëpi.
3. Rekomandojmë që ti shkrini pakot e
ushqimeve të nxjerra nga pjesa e grirësit në
pjesën e frigoriferit. Për këtë qëllim, pakoja që
do të shkrihet do të vendoset në një enë në
mënyrë që uji që del nga shkrirja të mos derdhet
në pjesën e frigoriferit. Rekomandojmë që të
filloni shkrirjen të paktën 24 orë para përdorimit
të ushqimit të ngrirë.
32