Këshillë
Përmes filtrit në kërkimit e recetave mund ta filtroni fritezën për të
•
marrë recetat që janë hartuar për pajisjen tuaj.
Kur procesi i gatimit niset nga programi, mund t'i shikoni cilësimet e
•
gatimit dhe në ekranin e fritezës.
Mund ta pushoni procesin e gatimit ose të ndryshoni cilësimet në
•
fritezë ose në program.
Kur të mbarojë procesi i gatimit, mund të nisni modalitetin e mbajtjes
•
ngrohtë në program ose ta nisni nga preseti "keep warm" në fritezë.
Nëse ushqimi nuk është bërë ende, mund dhe ta zgjasni procesin e
•
gatimit brenda aplikacionit ose në fritezë.
Për të dalë nga procesi i gatimit përpara se të mbarojë koha e gatimit,
•
shtypni gjatë butonin e ndezjes/fikjes në fritezë ose shtypni ikonën e
pushimit dhe pastaj të ndalimit në program.
Mund dhe të nisni kohën tuaj individuale dhe temperaturën në
•
programin NutriU.
Në fund të ekranit kryesor ka një buton për të kaluar në ekranin
•
kryesor, recetat, modalitetin manual, artikujt ose profilin tuaj. Shtypni
butonin e modalitetit manual dhe dërgoni kohën dhe temperaturën
tuaj individuale te friteza.
Skuqja e patateve të shtëpisë
Për patate fantastike shtëpie në fritezë:
-
Zgjidhni një variete patatesh të përshtatshme për skuqje, p.sh.
patate të freskëta, (pak) miellëse.
-
Është më mirë t'i skuqni patatet me ajër në racione deri
1000 g/35 oz për rezultat të njëtrajtshëm. Patatet e mëdha
priren të jenë më pak krokante se të voglat.
1 Qërojini patatet dhe pritini të holla
(10 x 10 mm/0.4 x 0.4 trashësi).
2 Njomini patatet e prera në një tas me ujë për të paktën 30
minuta.
3 Zbrazeni tasin dhe thajini patatet e prera me një pecetë
enësh ose letre.
4 Hidhni një lugë gjelle vaj gatimi në tas, vendosini patatet në
tas dhe trazojini derisa patatet të vishen me vaj.
5 Hiqini patatet nga tasi me gishta ose një kapëse kulluese që
vaji të mbetet në tas.
Shënim
Mos e anoni tasin për t'i hedhur të gjitha patatet e prera njëherësh në
•
kosh, që të evitoni derdhjen e vajit të tepërt në tigan.
6 Hidhini patatet e prera në kosh.
7 Skuqini patatet e prera dhe tundeni koshin 4 herë gjatë
gatimit.
SHQIP
633