626 SHQIP
Shënim
Gjatë gatimit temperatura dhe koha shfaqen me alternim.
•
Minuta e fundit e gatimit shfaqet me numërim mbrapsht të
•
sekondave.
Shihni tabelën e ushqimeve me cilësimet bazë të gatimit për lloje të
•
ndryshme ushqimi.
Kur fillon procesi i gatimit dhe friteza është e çiftuar me pajisjen tuaj
•
inteligjente, mund të shikoni, kontrolloni dhe ndryshoni parametrat e
gatimit edhe në programin NutriU.
Për të ndryshuar njësinë e temperaturës nga celsius në farenajt
•
ose anasjelltas te friteza, shtypni butonin e rritjes ose uljes së
temperaturës njëherësh për rreth 10 sekonda.
Këshillë
Gjatë gatimit nëse dëshironi të ndryshoni kohën ose temperaturën e
•
gatimit, shtypni butonin përkatës të rritjes ose uljes në çfarëdo kohe
për ta bërë.
Për të pushuar procesin e gatimit, shtypni butonin e nisjes/pushimit.
•
Për të rifilluar procesin e gatimit, shtypni sërish butonin e nisjes/
pushimit. Mund dhe të shtypni shkurtimisht presetin e zgjedhur për
të pushuar procesin e gatimit. Për të vazhduar procesin e gatimit,
shtypni sërish presetin e zgjedhur.
Pajisja është automatikisht në modalitet pushimi kur nxirrni jashtë
•
tiganin dhe koshin. Procesi i gatimit vazhdon kur tigani dhe koshi
rifuten në pajisje.
Shënim
Nëse nuk e caktoni kohën e kërkuar të gatimit brenda 20 minutave,
•
pajisja fiket automatikisht për arsye sigurie.
Disa përbërës kërkojnë tundje ose kthim nga ana tjetër gjatë
•
gatimit (shikoni "Tabelën e ushqimeve"). Për të tundur përbërësit,
nxirrni tiganin me koshin, vendosini në një sipërfaqe rezistente ndaj
nxehtësisë, vendosni kapakun dhe shtypni butonin e lirimit të koshit
për ta hequr koshin dhe për ta tundur mbi lavaman. Pastaj rifuteni
koshin në tigan dhe vendosini sërish në pajisje.
9 Kur dëgjoni zilen e kronometrit, koha e gatimit ka
përfunduar.
Shënim
Mund ta ndaloni manualisht procesin e gatimit. Për ta bërë këtë,
•
shtypni butonin e nisjes/pushimit.