LIDHJA E SISTEMIT MBROJTËS PËR FËMIJËN ME RRIPIN DHE KAPËSEN
Rregullojeni sexholinon sipas udhëzimeve për përdorimin e sexholinos. Sigurojeni fëmijën,
siç tregohet në manualin e sexholinos (shiko kapitullin: "LIDHJA ME SISTEMIN E RRIPIT TË
SIGURIMIT"). Pas mbylljes së tokëzës së rripit, vazhdoni me hapat e tjerë të mëposhtëm:
• Mbylleni kapësen derisa të dëgjoni një zhurmë "KLIK" (4).
• Në fillim shtyjeni kapësen e mbyllur në drejtimin poshtë - drejt tokëzës.
• Tërhiqeni me kujdes rripin qendror të rregullimit në mënyrë që të shtrëngoni rripat e
sigurimit për supet derisa ato të puthiten pas trupit të fëmijës (5).
• Poziciononi kapësen direkt nën jastëkët e shpatullave (6).
Sigurohuni që sistemi i rripave të sigurimit të jetë i shtrënguar dhe të mos jetë përdredhur.
1
Për ta liruar kapësen, shtypni butonin në mes dhe tërhiqni të dyja pjesët veçmas (7).
APLIKACIONI CYBEX
Shkarkimi dhe konfigurimi
Aplikacioni CYBEX mund të shkarkohet falas nga Apple Store ose Google Play Store. Për të
përdorur kapësen SENSORSAFE të lidhur me aplikacionin CYBEX, sigurohuni që:
• aplikacioni të jetë instaluar në smartfonin tuaj.
• Bluetooth të jetë i aktivizuar.
• kapësja të jetë mbërthyer dhe smartfoni juaj të jetë i lidhur me të.
• aplikacionit SENSORSAFE i jepet leje për të dërguar njoftime dhe volumi është i
aktivizuar (Regjimi "Mos shqetëso" është joaktiv).
Para përdorimit për herë të parë
Para se ta përdorni SENSORSAFE për herë të parë, kapësja duhet të regjistrohet në
llogarinë e smartfonit tuaj. Në të ardhmen, kur kapësja është e mbyllur dhe Bluetooth
aktivizohet në smartfonin tuaj, për sa kohë që aplikacioni është i hapur në sfond, sistemi do
të zgjohet automatikisht.
Për t'u lidhur, veproni si më poshtë:
1. Hiqni etiketën e baterisë nga kapësja për pjesën e kraharorit SENSORSAFE dhe hidheni
atë (8).
2. Aktivizoni Bluetooth në smartfonin tuaj, hapni aplikacionin CYBEX dhe ndiqni udhëzimet
për regjistrimin. Mbylleni kapësen. Do të ndizet një dritë LED kur kapësja fillon të dërgojë
informacion dhe do ajo do të bëhet blu kur të lidhet me sukses me aplikacionin. Tani mund
ta shihni kapësen SensorSafe në listën e pajisjeve në aplikacionin celular CYBEX.
3. Testoni sinjalizimet e sistemit SensorSafe para se ta përdorni te fëmija për t'u njohur me
mënyrën e aktivizimit të njoftimeve të sigurisë.
Regjistrimi i disa kapëseve me një smartfon
Ju mund të regjistroni shumë kapëse në një smartfon dhe llogari dhe të lidheni me to
njëkohësisht. Për ta bërë këtë, lidheni smartfonin me secilën kapëse njëra pas tjetrës, duke
klikuar "shto pajisje të re" dhe ndjekur udhëzimet. Lërini të gjitha kapëset e tjera të zbërthyera
kur regjistroni një kapëse të re për herë të parë.
Regjistrimi i disa smartfonëve me një kapëse
Një kapëse mund të regjistrohet në më shumë se një smartfon, por vetëm një smartfon mund
të jetë i lidhur në mënyrë aktive njëherësh. Kryeni hapat për regjistrimin për një smartfon
njëri pas tjetrit. Për të kaluar nga një përdorues i lidhur tek tjetri, përdoruesi i lidhur duhet të
zgjedhë "Shkëputu" në Cilësimet për të lejuar që dikush tjetër të lidhet.
PARIMI I FUNKSIONIMIT
SQ
115