E rëndësishme
Rrezik
Paralajmërim
Kujdes
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta vini në punë pajisjen dhe
ruajeni për referencë në të ardhmen.
-
Mos e pastroni pajisjen me ujë, me ndonjë lëng apo detergjent tjetër (që merr
flakë) dhe as mos lejoni futjen e tyre brenda pajisjes, në mënyrë që të
shmangni goditjen elektrike dhe/ose ndonjë rrezik për zjarr.
-
Mos spërkatni përreth pajisjes materiale që marrin flakë, të tilla si insekticidet
apo parfumet.
-
Përpara se ta lidhni pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje
përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
-
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", nga
një pikë shërbimi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të
ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet
-
Mos e përdorni pajisjen nëse përshtatësi, kordoni elektrik ose vetë pajisja
është e dëmtuar.
-
Për t'u përdorur vetëm së bashku me adaptorin e dhënë me pajisjen.
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga
persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, apo që kanë
mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen
për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira.
-
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
-
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhen kryer nga fëmijët pa qenë të
mbikëqyrur.
-
Mos bllokoni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit, p.sh. duke vendosur objekte
mbi vrimën e daljes së ajrit ose përballë vrimës së daljes së ajrit.
-
Sigurohuni që objektet e huaja të mos bien brenda në pajisje nëpërmjet
vrimës së daljes së ajrit.
-
Rekomandojmë që personat alergjikë ndaj pluhurit, pjalmit, kafshëve
shtëpiake apo mykut, të mos i zëvendësojnë filtrat vetë ose të marrin masa
mbrojtëse, si p.sh. maska dhe doreza. Kjo pajisje nuk është zëvendësues për
ajrosjen e duhur, pastrimin e rregullt me fshesë me korrent apo përdorimin e
një aspiratori apo ventilatori gjatë gatimit.
-
Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen mbi një sipërfaqe të thatë, të
qëndrueshme, të niveluar dhe horizontale.
-
Lini të paktën 20 cm hapësirë të lirë përreth pajisjes dhe të paktën 30 cm
hapësirë të lirë mbi pajisje.
-
Mos u ulni ose mos u mbështetni mbi pajisje. Mos vendosni asgjë mbi pajisje.
-
Mos e vendosni pajisjen direkt poshtë një kondicioneri për të parandaluar
kondensimin e tubave brenda në pajisje.
-
Përdorni vetëm filtra origjinalë "Philips" të projektuar posaçërisht për këtë
pajisje. Mos përdorni asnjë filtër tjetër.
Shqip
Shqip
293