Këmbët e nivelimit
Për të shmangur dridhjet, njësia duhet që të nivelohet.
Nëse nevojitet, rregulloni vidat e nivelimit për të kompensuar nivelin e dyshemesë.
Pjesa e përparme duhet të jetë pak më lart sesa e pasmja, për të ndihmuar
mbylljen e derës.
Vidat e nivelimit mund të rrotullohen lehtësisht, duke e ngritur pak kabinetin.
Rrotullojini vidat e nivelimit në drejtim të kundërt të akrepave të orës
ngritur njësinë dhe në drejtimin e akrepave të orës
Këshilla për kursimin e energjisë
• Mos e vendosni pajisjen pranë sobave, radiatorëve ose burimeve të tjera të
nxehtësisë. Nëse temperatura e ambientit është e lartë, kompresori do të
punojë më shpesh dhe për kohë më të gjatë, duke shkaktuar rritje të konsumit
të energjisë.
• Sigurohuni që në bazament, anash dhe mbrapa pajisjes të ketë ajrim të
mjaftueshëm. Asnjëherë mos u mbuloni hapësirat e ajrimit.
• Zbatoni gjithashtu përmasat e hapësirave në kapitullin "Instalimi".
• Organizimi i sirtarëve, rafteve dhe shinave, siç tregohet në ilustrim, bën të
mundur përdorimin më të efektshëm të energjisë dhe prandaj duhet të ruhet
sa më shumë të jetë e mundur. Të gjithë sirtarët dhe raftet duhet të qëndrojnë
brenda pajisjes për ta mbajtur temperaturën stabël dhe për të kursyer energji.
• Për të pasur hapësirë më të madhe (p.sh. për ushqimet e mëdha të ftohta/të
ngrira), sirtarët e mesit mund të hiqen. Sirtarët e sipërm dhe të poshtëm duhet
të hiqen të fundit nëse është e nevojshme.
• Nëse frigoriferi/ngrirësi mbushen në mënyrë të njëtrajtshme, kjo bën që
përdorimi i energjisë të jetë optimal. Prandaj shmangni sektorët bosh ose
gjysmë bosh.
• Lërini ushqimet e ngrohta të ftohen para se t'i futni në frigorifer/ngrirës.
Ushqimet që janë ftohur tashmë rritin efikasitetin e energjisë.
• Lërini ushqimet e ngrira të shkrijnë në frigorifer. Ftohtësia e ushqimeve të ngrira
ul konsumin e energjisë në sektorin e frigoriferit dhe kështu rrit efikasitetin e
energjisë.
• Për të pakësuar humbjen e temperaturës së ftohtë, hapeni derën vetëm për
aq sa ju nevojitet. Hapja e derës për kohë të shkurtër dhe mbyllja siç duhet
ndihmon në uljen e konsumit të energjisë.
• Gominat e derës së pajisjes duhet të jenë në gjendje perfekte në mënyrë që
dyert të mbyllen siç duhet dhe konsumi i energjisë të mos rritet në mënyrë të
panevojshme.
për ta ulur atë.
07
për ta
AL