Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Geberit MONOLITH PLUS Bedienungsanleitung Seite 172

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MONOLITH PLUS:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
SQ
Për sigurinë tuaj
Grupi i synuar
Ky dokument u drejtohet të gjithë përdoruesve të modulit sanitar
Geberit Monolith Plus për WC.
Fëmijët dhe të rriturit që nuk kanë përvojë me përdorimin, duhen
udhëzuar ose të monitorohen nëse është e nevojshme.
Përdorimi i parashikuar
Moduli sanitar Geberit Monolith Plus është projektuar për shpëlarjen e
qeramikës së WC-së. Çdo përdorim tjetër konsiderohet si jo në
përputhje me përdorimin e parashikuar. Geberit nuk merr përsipër
asnjë përgjegjësi për pasojat nga përdorimi jo në përputhje me
përdorimin e parashikuar.
Këshillat e sigurisë
• Përdorimi, kujdesi dhe mirëmbajtja deri më tani lejohen të kryhen
vetëm nga operuesi ose përdoruesi, siç përshkruhet në këtë manual
përdorimi.
• Papastërtitë në filtër mund të shkaktojnë ndotjen e ajrit që thithim.
Për të përjashtuar një rrezik për shëndetin dhe për të siguruar
funksionimin e plotë duhet që filtri të ndërrohet çdo vit.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët dhe personat me aftësi të
kufizuara fizike, ndijuese ose mendore apo me mungesë përvoje
dhe njohurish, nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin
e duhur të pajisjes, si dhe kuptojnë rreziqet që mund të sjellë
përdorimi i saj. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi
dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk lejohen të kryhen nga fëmijët të
pa monitoruar (sipas EN 60335-1:2012).
• Mos e riparoni asnjëherë modulin sanitar Geberit Monolith Plus.
Moduli sanitar përmban pjesë përçuese të rrymës elektrike.
Ekziston rreziku për jetën pasi moduli hapet.
• Mos bëni ndryshime ose instalime shtesë në produkt.
• Riparimet lejohen të kryhen nga një specialist vetëm me pjesë
këmbimi dhe aksesorë origjinalë.
• Kablloja e rrjetit duhet të zëvendësohet nga një specialist nëse
dëmtohet.
172
36028800640352395 © 02-2022
968.239.00.0(05)

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis