Mirëmbajtja
Kujdesi dhe pastrimi
Moduli sanitar Geberit Monolith Plus është
një produkt me cilësi të lartë dhe pastrohet
me lehtësi.
KUJDES
Dëmtim i sipërfaqes që shkaktohet nga
produktet agresive dhe gërryese të
pastrimit
▶ Mos përdorni produkte pastrimi që
përmbajnë klor, acid, agjentë gërryes
ose kaustik.
Përdorni vetëm produkte pastrimi të
lëngshme, të padëmshëm për lëkurën dhe
me aciditet të ulët. Seti i pastrimit Geberit
AquaClean (numri i artikullit 242.547.00.1)
përmban një produkt pastrimi që është gati
për t'u përdorur dhe që përshtatet në
mënyrë optimale me të gjitha sipërfaqet e
produktit Geberit Monolith Plus .
1
Pastroni sipërfaqen me një leckë të
butë, të lagur dhe një produkt
pastrimi të lëngshëm me aciditet të
ulët.
2
Më pas thani sipërfaqen me një leckë
të butë dhe pa push.
36028800640352395 © 02-2022
968.239.00.0(05)
Zëvendësimi i filtrit
Parakusht
–
Neutralizimi i aromave dobësohet.
–
Treguesi i aspiratorit të aromave ndriçon
vazhdimisht në ngjyrë të kuqe.
VINI RE
Rrezik i mundshëm për
shëndetin
Papastërtitë në filtër mund të
shkaktojnë ndotjen e ajrit që
thithim.
▶ Zëvendësojeni filtrin çdo vit.
1
Kapeni kapakun e kasetës së
shkarkimit me të dyja duart, tërhiqeni
lart dhe kthejeni përpara.
2
Hiqni filtrin e përdorur, hidheni dhe
vendosni një filtër të ri.
3
Mbyllni kapakun e kasetës së
shkarkimit.
4
Konfirmoni ndërrimin e filtrit në
cilësimet e menysë Zëvendësimi i
filtrit.
SQ
177