Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Gardena PowerMax 37/36V P4A Betriebsanleitung Seite 155

Akku-rasenmäher
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für PowerMax 37/36V P4A:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 4
d) Në rast përdorimi të gabuar mund të rrjedhë lëng nga bateria.
Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësishëm shpëlajeni
me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet të kërkoni edhe
ndihmën e mjekut. Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë irritime të
lëkurës ose djegie.
e) Mos përdorni bateri të dëmtuar ose të ndryshuar.
Bateritë e dëmtuara ose të ndryshuara mund të sillen në mënyrë të paparashikuar
dhe të çojnë në zjarr, shpërthim ose rrezik lëndimi.
f) Mos e ekspozoni baterinë ndaj zjarrit ose temperaturave tepër të larta.
Zjarri dhe temperatura mbi 130 °C mund të shkaktojnë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet mbi karikimin dhe mos e karikoni baterinë
ose veglën me bateri kurrë jashtë diapazonit të temperaturës të dhënë në
manualin e përdorimit. Karikimi i gabuar ose karikimi jashtë diapazonit të lejuar
të temperaturës mund ta dëmtojë baterinë ose të rrisë rrezikun e ndezjes.
6) Servisi
a) Riparoni makinerinë tuaj vetëm me personel të kualifikuar dhe spe-
cializuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale.
Në këtë mënyrë garantohet që siguria e makinerisë vazhdon të ruhet.
b) Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet
të bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.
1.2.2 Këshilla sigurie për korrësen e barit
a) Mos e përdorni korrësen e barit në kohë të keqe, veçanërisht kur ka
stuhi. Kjo redukton rrezikun e goditjes nga rrufeja.
b) Kontrollojeni mirë zonën e korrjes për kafshë të egra.
Kafshët e egra mund të lëndohen nga makineria në operim.
c) Kontrollojeni mirë zonën e korrjes dhe hiqni të gjithë gurët, shkopinjtë,
telat, kockat dhe trupa të tjerë të huaj.
Pjesët që nxirren jashtë mund të çojnë lëndime.
d) Para përdorimit të makinerive kontrolloni gjithmonë nëse thika korrë-
se ose mekanizmi korrës janë të topitura ose të dëmtuara.
Pjesët e topitura ose të dëmtuara rrisin rrezikun e lëndimit.
e) Kontrolloni rregullisht arkën e rënies së barit nëse është e konsu-
muar apo e topitur. Një arkë e rënies së barit që është e topitur ose e dëmtuar
rrit rrezikun e lëndimeve.
f) Lërini mbulesat mbrojtëse në vendin e tyre. Mbulesat mbrojtëse duhet
të jenë të fiksuara të afta për operim dhe në mënyrë të rregullt.
Një mbulesë mbrojtëse e lirë, e dëmtuar dhe që nuk funksionon siç duhet mund
të çojë në lëndime.
g) Mbajini vrimat e hyrjes së ajrit të lira nga depozitimet. Vrimat e hyrjes së
ajrit të bllokuara ose depozitimet mund të çojnë në mbinxehje ose rrezik zjarri.
h) Gjatë operimit të makinerisë mbani gjithmonë këpucë sigurie që nuk
rrëshqasin. Mos punoni kurrë zbathur ose me sandale të hapura.
Në këtë mënyrë evitoni rrezikun e lëndimit të këmbëve në rast kontakti me thikën
korrëse që rrotullohet.
i) Gjatë operimit të makinerisë vishni gjithmonë pantallona të gjata.
Lëkura e zhveshur rrit probabilitetin e lëndimeve nga objekte që nxirren jashtë.
j) Mos e operoni makinerinë në bar të lagur. Gjatë kësaj ecni, mos
vraponi kurrë. Në këtë mënyrë ulni rrezikun që të rrëshqisni dhe të rrëzoheni,
çka mund të çonte në lëndime.
k) Mos e operoni makinerinë në pjerrësi tepër të mëdha.
Në këtë mënyrë ulet rreziku që të humbni kontrollin, të rrëshqisni dhe të rrëzoheni,
çka mund të çonte në lëndime.
l) Gjatë punëve në pjerrësi sigurohuni të keni një qëndrim të sigurt;
punoni gjithmonë tërthorazi me pjerrësinë, asnjëherë me drejtim lart
ose poshtë, dhe jini gjithmonë të kujdesshëm kur ndryshoni drejtimin
e punës. Në këtë mënyrë ulet rreziku që të humbni kontrollin, të rrëshqisni
dhe të rrëzoheni, çka mund të çonte në lëndime.
m) Jini veçanërisht të kujdesshëm gjatë korrjes indietro ose kur e tërhiqni
makinerinë nga vetja.
Kjo redukton rrezikun e një kontakti me këmbët ose kofshët.
n) Mos i prekni thikat ose pjesë të tjera të rrezikshme që vazhdojnë të
lëvizin. Në këtë mënyrë zvogëloni rrezikun e një lëndimi nga pjesë që lëvizin.
o) Siguroni që të gjithë çelësat të jenë të fikur dhe që paketa e baterisë
të jetë e shkëputur para se të largoni material të ngecur ose të pastroni
makinerinë.
Një operim i papritur i makinerisë mund të çojë në lëndime të rënda.
p) Siguroni që të gjithë çelësat të jenë të fikur dhe hiqni çelësin e sigu-
risë para se të largoni material të ngecur ose të pastroni makinerinë.
Një operim i papritur i makinerisë mund të çojë në lëndime të rënda.
Ndaleni mjetin prerës nëse makineria duhet të përmbyset për transport, gjatë
përshkimit të sipërfaqeve të tjera të ndryshme nga bari dhe gjatë transportimit
të makinerisë te dhe nga zona që do të përdoret.
Mos e përmbysni makinerinë gjatë ndezjes së motorit, përveç rastit kur makineria
duhet të përmbyset për ndezje. Në këtë rast mos e përmbysni makinerinë më
shumë sesa nevojitet patjetër dhe ngrini vetëm pjesën që është hequr nga opera-
tori.
Ndaleni makinerinë, hiqni çelësin e sigurisë dhe hiqni baterinë, dhe sigurohuni që
të gjithë pjesët e lëvizshme të jenë ndaluar:
– Pas përplasjes me trupa të huaj kontrollojeni makinerinë për dëmtime dhe
ndreqini ato, para se ta vini makinerinë sërish në punë.
– Nëse makineria nis të dridhet në mënyrë të pazakontë, kontrollojeni atë men-
jëherë për dëmtime, zëvendësoni ose riparoni të gjitha pjesët e dëmtuara dhe
kontrolloni të gjitha pjesët e lira dhe shtrëngojini ato.
Mirëmbajeni korrësen në intervale të rregullta.
Kësisoj zgjatet jetëgjatësia e korrëses.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi të rekomanduara nga GARDENA.
Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet një përdorim i sigurt i korrëses.
14638-20.960.03.indd 155
14638-20.960.03.indd 155
Gjatë cilësimit të makinerisë tregoni kujdes që gishtat të mos ngecin midis
mjeteve prerëse të lëvizshme dhe pjesëve të palëvizshme të makinerisë.
Lëreni makinerinë gjithmonë të ftohet para se ta magazinoni.
Gjatë mirëmbajtjes së mekanizmit prerës tregoni kujdes që mekanizmi prerës
të mund të lëvizet ende edhe kur burimi i korrentit të jetë i fikur.
Ne rekomandojmë mbajtjen e një mbrojtëse të dëgjimit.
1.3 Këshilla sigurie shtesë
1.3.1 Përdorimi i parashikuar:
Korrësja e barit GARDENA është konceptuar për korrjen e barit në kopshte
privatë dhe kopshte të vegjël. Korrësja e barit GARDENA është konceptuar për
korrjen e barit në kopshte privatë dhe kopshte të vegjël.
Produkti nuk është i përshtatshëm për një përdorim për një kohë të gjatë
(operimi profesional).
RREZIK!
Plagosje!
v Mos e përdorni produktin për prerjen e shkur reve, rrethimeve,
bimësisë dhe luleve, për prerjen e bimëve kacavjerrëse ose të barit
mbi çati ose në ballkon, për copëtimin e degëve dhe degëzimeve
si dhe rregullimin e disniveleve në dhe.
v Mos e përdorni produktin në shpate me një pjerrësi prej më shumë
se 20°.
1.3.2 Këshilla sigurie për bateri dhe karikues
Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet.
Gabimet në respektimin e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve mund të
shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rënda.
Ruajini mirë këto udhëzime.
Përdoreni karikuesin vetëm nëse i vlerësoni plotësisht të gjitha funksionet dhe
mund t'i kryeni pa kufizime ose nëse keni marrë udhëzimet përkatëse.
v Mbikëqyrni fëmijët gjatë përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes.
Në këtë mënyrë sigurohet që fëmijët nuk luajnë me karikuesin.
v Karikoni vetëm bateri litium-ion të POWER FOR ALL System tipi PBA
18V. me një kapacitet prej 1,5 Ah ose më shumë (5 pila baterie ose më
shumë). Tensioni i baterisë duhet të përshtatet me tensionin e karikimit të
baterisë të karikuesit. Mos karikoni bateri të parikarikueshme.
Përndryshe, ekziston rrezik zjarri dhe rrezik shpërthimi.
v
Mbajeni karikuesin larg shiut dhe lagështirës.
Depërtimi i ujit në një pajisje elektrike rrit rrezikun e një goditje elektrike.
v Mbajeni karikuesin pastër.
Për shkak të papëstërtisë ekziston rreziku i një goditje elektrike.
v Para çdo përdorimi kontrolloni karikuesin, kabllon dhe spinën. Mos
e përdorni karikuesin nëse vëreni dëmtime. Mos e hapni karikuesin vetë
dhe riparojeni vetëm me personel të kualifikuar dhe specializuar dhe
vetëm me pjesë këmbimi origjinale.
Karikuesit, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e një goditje elektrike.
v Mos e operoni karikuesin mbi sipërfaqe lehtësisht të ndezshme
(p.sh. letër, tekstile, etj.) ose në mjedis të ndezshëm.
Për shkak të nxehjes së karikuesit që shfaqet gjatë karikimit ekziston rrezik zjarri.
v Nëse nevojitet zëvendësimi i kabllos së ushqimit, ai duhet të bëhet nga
GARDENA ose nga pika e autorizuar e shërbimit të klienit për vegla elektrike
GARDENA për të evituar rreziqe të sigurisë.
v Mos e operoni produktin gjatë karikimit.
v Këto udhëze të sigurisë vlejnë vetëm për bateritë litium-ion 18V të
POWER FOR ALL Systems.
v Përdoreni baterinë vetëm në produkte të partnerit POWER FOR ALL
Systems.
Bateritë 18V të shënuara me POWER FOR ALL janë plotësisht të pajtueshme me
produktet e mëposhtme: të gjitha produktet 18V të partnerit POWER FOR ALL
System.
v Vini re sugjerimet e baterisë në manualin e përdorimit të produktit
tuaj. Vetëm në këtë mënyrë bateria dhe produkti mund të operohen pa rrezik
dhe bateritë mbrohen nga mbingarkesa e rrezikshme.
v Karikoni bateritë vetëm me karikues, të cilët këshillohen nga pro-
dhuesi ose nga partnerët e POWER FOR ALL Systems.
Për shkak të një karikuesi, i cili është i përshtatshëm për një lloj të caktuar
baterish, ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera (Tipi i baterisë:
PBA 18V... / karikues të pajtueshëm: AL 18...).
v Bateria dërgohet pjesërisht i karikuar.
Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, para përdorimit për herë të parë
karikoni baterinë plotësisht në karikues.
v Ruajini bateritë në një vend që nuk mund të kapen nga fëmijët.
v Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
v Në rast dëmtimi dhe përdorimi jo sipas mënyrës së parashikuar
të baterisë mund të dalin avuj. Bateria mund të marrë flakë ose të
shpër thejë. Futni ajër të pastër dhe merrni ndihmë mjekësore nëse keni
ankesa. Avujt mund të ngacmojnë aparatin e frymëmarrjes.
v Në rast përdorimi të gabuar ose baterie të dëmtuar mund të rrjedhë
lëng nga bateria. Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësis-
hëm shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet të kër-
koni edhe ndihmën shtesë të mjekut.
Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë iritime të lëkurës ose djegie.
v Kur bateria është e dëmtuar mund të dalë lëng dhe të lagë objektet
pranë. Kontrolloni pjesët e prekura.
Pastroji ose, nëse nevojitet, zëvendësojini.
155
25.07.22 11:02
25.07.22 11:02

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

14638

Inhaltsverzeichnis