Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DHG180 Betriebsanleitung Seite 86

Akku-heißluftgebläse
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DHG180:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 66
4.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
5.
Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që
është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
6.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën
në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130
°C mund të shkaktojë shpërthim.
Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe
7.
mos e karikoni kutinë e baterisë ose veglën
jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te
udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose në temperatura
jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë
baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
Shërbimi
1.
Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person
i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm
pjesë identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të
sigurt veglën elektrike.
2.
Asnjëherë mos e kryeni vetë shërbimin e
paketave të dëmtuara të baterive. Shërbimi i
paketave të baterive duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.
Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe
3.
ndërrimin e aksesorëve.
Paralajmërime për sigurinë e
pistoletës nxehëse me bateri
1.
Keqpërdorimi i pistoletës nxehëse mund të
përbëjë rrezik zjarri.
2.
Mos e përdorni këtë vegël si tharëse flokësh.
3.
Mos e lini kurrë pa mbikëqyrje pistoletën
nxehëse kur është e ndezur.
4.
Mos e përdorni pistoletën nxehëse në
ambiente me lagështirë, të djegshme apo
shpërthyese.
Kontrolloni zonën e punës përpara përdorimit.
5.
Mos e përdorni veglën nëse nuk është
verifikuar siguria.
6.
Mbajeni zonën e punës me ajrosje të
mjaftueshme. Mund të çlirohen tymra helmuese
gjatë punës me disa nga materialet.
Gjatë punës së pistoletës nxehëse ose pak
7.
pas fikjes së saj, mos e prekni kokën apo
aksesorin e lidhur te koka pasi janë shumë të
nxehta. Prisni sa koka ose aksesori përkatës të
ftohet plotësisht.
8.
Mos shikoni nga koka e pistoletës nxehëse
gjatë punës.
Mos e lini kokën e nxehtë të pistoletës nxehëse
9.
të prekë ndonjë send apo material të djegshëm
apo që mund të shkrihet lehtë, apo që mund
të dëmtohet nga nxehtësia gjatë punës së
pistoletës nxehëse, apo pak pas fikjes së kësaj.
10. Kur vendosni apo hiqni kokën, lëreni të ftohet
mjaftueshëm.
11. Pas përdorimit, lëreni veglën të qëndrojë më
vete ose vendoseni kokën nxehëse me drejtim
për lart përpara ftohjes.
12. Fikeni gjithnjë pistoletën nxehëse, hiqeni nga
priza dhe lëreni të ftohet plotësisht përpara se
ta lëvizni apo magazinoni.
13. Mos e pengoni kurrë në asnjë formë hyrjen e
ajrit ose ajrosjen. Përndryshe mund të shkaktoni
nxehjen e tepruar të pistoletës nxehëse dhe
dëmtimin e saj.
14. Mos lejoni rënien e sendeve në kokën e
pistoletës nxehëse. Përndryshe mund të
shkaktojnë qark të shkurtër ose mbinxehje.
15. Mos e drejtoni kurrë pistoletën nxehëse drejt
personave apo sendeve të tjera të djegshme.
16. Nxehini sendet me ngadalë duke e lëvizur
pistoletën nxehëse lart, poshtë, majtas dhe
djathtas. Mos e përdorni në të njëjtën pikë për
kohë të gjatë.
17. Pastrojeni bojën nga koka; përndryshe mund
të ndizet.
18. Kur e përdorni veglën me të ajo qëndron vetë,
mbajeni veglën në pozicion të qëndrueshëm.
19. Kur e përdorni veglën me aksesorë, sigurohuni
që aksesorët të montohen mirë në vegël.
20. Përdorni aksesorë origjinalë Makita.
21. Mos e përdorni mjetin si pajisje për fryrje.
22. Tregues: Bateria është pjesërisht e karikuar
kur jepet. Bateria duhet të karikohet plotësisht
për të siguruar fuqinë e baterisë para
përdorimit për herë të parë. Bateria duhet të
hiqet nga mjeti që të karikohet.
23. Bateria mund të karikohet në çfarëdo kohe,
dhe kjo nuk shkurton jetëgjatësinë e saj.
Gjithashtu, nëse bateria shkëputet nga
karikimi, kjo nuk e dëmton atë.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
1.
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
3.
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
86 SHQIP

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Dhg181

Inhaltsverzeichnis