Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Bosch Tronic 8500 Montageanleitung Seite 42

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für Tronic 8500:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Udhëzimi për montim
• Kablli lidhës elektrik mund të tërhiqet nga lartë (X) ose poshtë (Y).
• Paneli i prapëm duhet të shikojë në gypin e lidhjes për ujë të ftohtë në
pozicionin e dhënë (Foto. 2, 8.).
• Bëni kujdes për rrafshimin horizontal dhe normal. Pajisja nuk guxon
të jetë e lakuar më shumë se 1° (2 %) në asnjë drejtim!
Montimi në mur (Foto. 3)
• Unaza e gomës duhet të flejë mirë rreth kabllit lidhës. Nëse dëmtohet
gjatë montimit, hapësirat duhet të mbyllen me mbyllës rezistent ndaj
ujit.
• Terminali për furnizim me energji elektrike mund të montohet nga
lartë (X) ose poshtë (Y). Shtresa e kabllit lidhës duhet të kalojë më
së paku 40 mm në pajisje.
• Distanca nga muri është e ndryshueshme. Mund të kompensoni
parrafshësitë në sipërfaqen e murit. Kur distanca nga muri është 8–
16 mm, vendosni ndarësin dhe vazhdoni montimin (Foto. 3, 3.–6.).
• Pajisja në mur duhet të montohet në mënyrë të sigurtë. Sipas
nevojës, montojeni në vidhat e poshtme (Foto. 3, 7.).
Lidhja e ujit (Foto. 4/5)
• Para lidhjes së ujit, integroni gypin lidhës për AquaStop në unazën e
gomës (Foto. 5, 7.). Unaza e gomës duhet të flejë mirë rreth gypit
lidhës.
• Lidhni furnizimin me ujë pastaj hapni furniyimin me ujë të ftohtë.
• Kur të shtrëngoni lidhjen, sigurohuni që AquaStop të qëndrojë
vertikalisht.
• Shtypni sipërfaqet montuese dhe nxirrni shtojcën për mbrojtje gjatë
transportit në të djathtë (Foto. 5, 10.).
• Pajisja duhet të kontrollohet. Për të bërë këtë, hapni rubinetin e
ujit të ngrohtë deri në fund dhe lani pajisjen tërësisht për rreth 1
minutë.
Lidhja elektrike/ Montimi (Foto. 6)
Kufizimi i temperaturës dalëse në 53 °C
PARALAJMËRIM:
Rrezik nga goditja elektrike!
Duke lëvizur ndërprerësi për kufizimin e temperaturës,
▶ Shkyqni furnizimin me rrymë para hapjes së pajisjes.
▶ Hiqni kapakun.
▶ Lëvizni ndërprerësin për kufizimin e temperaturës në pozicionin
53 °C (Foto. 10).
• Rregulloni fuqinë me anë të ndërprerësit për përzgjedhjen e fuqisë
para lidhjes së telave në terminalin kryesor lidhës: Hyrja nominale e
fuqisë në të majtë, dalja e zvogëluar në të djathtë (Foto. 6, 1.) dhe
dalja e dhënë e fuqisë e shënuar në pllakëe.
• Shtrëngoni telat mirë në terminalin kryesor lidhës.
• Kyqni kufizuesin e sigurisë (Foto. 6, 3.).
• Vendosni kapakun (Foto. 6, 4.–7.).
Vërejtje rreth montimit
• Montimin e pajisjeve të cilat nuk janë të gatshme për funksionim
sipas parimit kyq dhe shfrytëzim duhet ta bëjë ofruesi adekuat i
shërbimeve komunale ose kompania e kaulifikuar dhe e
specializuar, e cila gjithashtu mund të ju ofrojë mbështetje gjatë
paraqitjes së kërkesave në ndërmarrjen komunale për montimin
e pajisjeve.
Vënia në funksion (Foto. 7)
Pajisja është harmonizuar me IEC 61000-3-12.
Fillimi i parë
• Kyqja e siguresës.
• Rregullimi i temperaturës.
42
• Larja fillestare: Hapni rubinetin e ujit të ngrohtë deri në fund dhe lini
që uji të rrjedhë për më së paku 1 minutë. Vetëm atëherë pajisja do të
fillojë të ngrohë (për arsye të sigurisë).
Këshillë: Nëse pajisja nuk aktivizohet për shkak të qarkullimit të
zvogëluar, hiqni perlatorin, kokën e dushit ose të ngjashme para vënies
në funksion dhe përsëritni procesin.
• Sqaroni konsumatorit se si funksionon pajisja.
Informacione shtesë (Foto. 8)
• Nëse pajisja nuk ka qarkullim të mjaftueshëm të ujit për shkak të
presionit të dobët të ujit në sistemin e ujësjellësit në amvisërinë tuaj,
hiqni kufizuesin e normës së qarkullimit (Foto. 8, 1.–3.).
• Rrethi prioritar për kombinim me ngrohësit me ruajtje elektrike: Për
funksionin me rreth prioritar, nevojitet relej special për lehtësim BZ
45L21 (shtojcë e posaçme). Reletë tjera ekzistuese, përveç releve
elektronike për lehtësim, mund të prishen (Foto. 8, Diagrami i
lidhjes me tela).
• Elektronika menaxhuese duhet të jetë e koduar kur të përdoret me
relejin për lehtësim. Hiqni gjuhëzën për kodim nga elektronika
(Foto. 8, 4.).
6 720 876 028 (2020/01)

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis