Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita CF101D Gebrauchsanleitung Seite 158

Akku-lüfter
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für CF101D:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 20
PËRDORIMI DHE PËRKUJDESJA PËR VENTILATORIN ME BATERI
1. Përdorni ventilatorin e përshtatshëm me bateri për përdorimin tuaj. Mos e përdorni ventilatorin për qëllime të tjera
për të cilat nuk është projektuar.
2. Ventilatori me bateri mund të funksionojë me kutinë e baterisë Li-ion Makita të përcaktuar në seksionin
"SPECIFIKIMET" në këtë manual udhëzues ose me përshtatësin AC të siguruar si aksesor opsional. Përdorimi i çdo
baterie tjetër mund të shkaktojë rrezik zjarri. Karikojini bateritë vetëm me karikuesin e specifikuar. Një karikues që
mund të jetë i përshtatshëm për një lloj baterie mund të shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me bateri tjetër.
3. Kur nuk është në përdorim, mbajeni ventilatorin pa bateri larg nga fëmijët dhe personat e tjerë të patrajnuar.
4. Stakojeni kutinë e baterisë ose përshtatësin AC (aksesor opsional) nga burimi i rrymës elektrike para se ta ruani
ventilatorin në një vend. Masa të tilla parandaluese të sigurisë mund ta ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të
ventilatorit. Hiqeni gjithmonë kutinë e baterisë dhe ventilatorin nga priza para se të kryeni ndonjë inspektim,
mirëmbajtje ose procedurat e pastrimit.
5. Kur kutia e baterisë nuk është në përdorim, mbajeni larg objekteve të tjera metalike. Krijimi i qarkut të shkurtër të
terminaleve të baterisë mund të shkaktojë shkëndija, djegie ose zjarr.
6. Hiqeni njësinë nga priza dhe lëreni të ftohet para se ta pastroni ose mirëmbani.
7. Mos lejoni që njohuritë që keni për pajisjet t'ju shkujdesin. Mos harroni se një fraksion i shkujdesur i një sekonde
është i mjaftueshëm për të shkaktuar lëndime serioze.
8. Kur fusni/hiqni baterinë ose vendosni/hiqni përshtatësin AC nga priza (aksesor opsional), vendoseni gjithmonë
ventilatorin me bateri në një sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme.
9. Mos përdorni asnjë bateri, pjesë ose aksesorë që nuk janë rekomanduar nga prodhuesi i kësaj pajisjeje.
Përdorimi i baterive, pjesëve ose aksesorëve jo të rekomanduar mund të rezultojë në lëndime serioze personale.
SHËRBIMI
1. Shërbimi për ventilatorin me bateri duhet të kryhet vetëm nga një personel i kualifikuar riparimi. Shërbimi ose
mirëmbajtja që kryhet nga një personel i pakualifikuar mund të rezultojë në rrezik lëndimi.
2. Kur jeni duke riparuar një ventilator me bateri, përdorni vetëm pjesë këmbimi identike. Përdorimi i pjesëve të
paautorizuara ose nëse nuk ndiqni udhëzimet për mirëmbajtjen, mund të shkaktojë rrezik goditjeje elektrike ose
lëndime.
3. Nëse e hidhni tej ventilatorin, mos e digjni atë, edhe nëse është dëmtuar shumë. Bateritë mund të shpërthejnë në
kontakt me zjarrin. Hidheni pajisjen në përputhje me rregulloret lokale.
KUTIA E BATERISË
1. Parandalojini ndezjet aksidentale. Sigurohuni që butoni të jetë në pozicionin "fikur" para se ta lidhni me kutinë e
baterisë, ta ngrini ose ta lëvizni pajisjen. Mbajtja e pajisjes me gishtin në buton ose ndezja e pajisjes, butoni i së
cilës është në pozicionin ndezur, mund të bëhet shkas për aksidente.
2. Hiqeni kutinë e baterisë nga pajisja para se të bëni ndonjë rregullim, të ndryshoni aksesorët, ose ta ruani atë në
një vend. Masa të tilla parandaluese të sigurisë mund ta ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të pajisjes.
3. Karikojeni vetëm me karikues të specifikuar nga prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm vetëm për një
kuti baterie, mund të shkaktojë rrezik zjarri, kur përdoret me kutinë e një baterie tjetër.
4. Përdorini pajisjet vetëm me kutinë e baterisë të përcaktuar në mënyrë specifike. Përdorimi i çdo baterie tjetër
mund të shkaktojë rrezik lëndimi dhe zjarri.
5. Në kushte të papërshtatshme përdorimi, bateria mund të rrjedhë; kështu që shmangni kontaktin. Nëse rastësisht
bini në kontakt me lëngun e baterisë, shpëlajeni pjesën e prekur me ujë të bollshëm. Nëse lëngu bie në kontakt
me sytë, kërkoni ndihmë mjekësore. Lëngu i rrjedhur nga bateria mund të shkaktojë acarim ose djegie.
6. Mos përdorni kuti baterie ose pajisje që janë të dëmtuara ose të modifikuara. Bateritë e dëmtuara ose të
modifikuara mund të reagojnë në mënyrë të paparashikueshme duke shkaktuar zjarr, shpërthim ose rrezik
lëndimi.
7. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose pajisjen ndaj zjarrit ose temperaturave shumë të larta. Ekspozimi
ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130°C mund të shkaktojë shpërthim. Temperatura prej 130°C mund të
zëvendësohet nga temperatura prej 265°F.
8. Ndiqni të gjitha udhëzimet për karikimin dhe mos e karikoni baterinë ose pajisjen përtej temperaturës së
specifikuar në udhëzime. Karikimi në mënyrë të papërshtatshme i baterisë ose përtej temperaturës së specifikuar,
mund ta dëmtojë baterinë dhe rrit rrezikun ndaj zjarrit.
9. Shërbimi të kryhet vetëm nga një person i kualifikuar riparimi dhe përdorni vetëm pjesë këmbimi identike. Kjo do
të garantojë ruajtjen e sigurisë së produktit.
10. Mos e modifikoni ose riparoni pajisjen ose kutinë e baterisë, por vetëm sipas udhëzimeve për përdorimin dhe
kujdesin.
11. Para përdorimit të kutisë së baterisë, lexoni të gjitha udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese në (1) karikuesin e
baterisë, (2) bateri dhe (3) produktin që përdor këtë bateri.
12. Mos e çmontoni kutinë e baterisë.
13. Nëse koha e punës është reduktuar së tepërmi, ndalojeni menjëherë pajisjen. Kjo mund të shkaktojë rrezik
mbinxehjeje, djegie të mundshme, madje edhe të shpërthejë.
14. Nëse elektroliti bie në kontakt me sytë, shpëlajini ato me ujë të pastër dhe kërkoni menjëherë përkujdesje
shëndetësore. Kjo mund të shkaktojë humbje të shikimit.
158

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Dcf102Cxt cf101dzLxt dcf102z

Inhaltsverzeichnis