4. Pasi të krijohet lidhja, përdorni shfletuesin tuaj të preferuar dhe hapni URL-në e
mëposhtme:
– për aksesin në informacionet mbi të drejtat e autorit:
https://192.168.0.1/opensource/copyright
– për aksesin në informacionet e licencës:
https://192.168.0.1/opensource/license
5. Informacionet për të drejtat e autorit dhe licencës ofrohen përmes një shërbimi
të sigurt web që përdor HTTPS, praktikën standarde për mbrojtjen e të dhënave
të transmetuara përmes rrjetit. Ju lutemi vini re se shërbimi ynë në web është i
siguruar me një certifikatë të vetë-nënshkruar nga Bosch, e cila mund të
shkaktojë një paralajmërim në shfletuesin tuaj. Varësisht nga shfletuesi i
internetit, do t'ju shfaqet një opsion me të cilin mund të vazhdoni pavarësisht
paralajmërimit. Ky opsion mund të quhet „i avancuar",„Vazhdo te [URL]" ose
diçka e ngjashme. Klikoni mbi këtë opsion për të vazhduar. Pas konfirmimit,
informacionet për të drejtat e autorit dhe licencës do të shfaqen në shfletuesin
tuaj të internetit.
Kodi burimor i këtyre komponentëve programatikë nuk dërgohet së bashku me
produktin. Kodin burimor për këto komponentë programatikë mund ta merrni në një
mjet fizik (CD ose DVD), duke dërguar një kërkesë me shkrim në adresën tonë të
Open Source Office më poshtë, duke përcaktuar produktin e blerë dhe datën e
blerjes.
Email: hc-opensource@bosch.com
ose
Bosch Thermotechnik GmbH
HC Open Source
Junkersstraße 20-24
73249 Wernau
Gjermani
Ne ruajmë të drejtën të tarifojmë (deri maks. 20 euro) për mbulimin e kostove të
vënies në dispozicion të kodit burimor.
Ju mund të bëni kërkesën tuaj brenda tre (3) viteve nga momenti kur keni blerë
produktin që përmban skedarin binar të komponentit të kërkuar, ose, në rastin e
kodit nën GPL v3, për aq kohë sa Bosch Thermotechnik GmbH ofron pjesë këmbimi
ose shërbim klienti për këtë produkt.
K 30 RF – 6721856282 (2025/06)
Open Source Licensing
135