Herunterladen Diese Seite drucken

Philips EP3347/90 Benutzerhandbuch Seite 386

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 68
Shqip
384
15 Instaloni dhe aktivizoni një filtër të ri uji «AquaClean» në depozitën e ujit (shih 'Aktivizimi i filtrit të ujit
«AquaClean» (5 min.)').
-
Kur të përfundojë procesi i pastrimit të çmërsit, drita e «AquaClean» pulson për pak kohë për t'ju
kujtuar të instaloni një filtër të ri uji «AquaClean».
Këshillë: Përdorimi i filtrit "AquaClean" ul nevojën për pastrimin e çmërsit!
Çfarë duhet të bëni nëse ndërpritet procedura e pastrimit të
çmërsit
Mund të dilni nga procedura e pastrimit të çmërsi duke shtypur butonin e ndezjes/fikjes në panelin e
kontrollit. Nëse ndërpritet procedura e pastrimit të çmërsit përpara se të përfundojë plotësisht, veproni si
më poshtë:
1 Boshatisni dhe shpëlani mirë depozitën e ujit.
2 Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastër deri në treguesin e nivelit «Calc / Clean (Pastrimi i Çmërsit)»
dhe ndizeni sërish makinerinë. Makina do të nxehet dhe do të kryej ciklin e shpëlarjes automatike.
3 Përpara se të përgatisni çfarëdo pije, kryeni një cikël shpëlarjeje manuale. Për të kryer një cikël manual
shpëlarjeje, në fillim zbrazni gjysmën e depozitës të ujit të ngrohtë duke prekur vazhdimisht ikonën e ujit
të ngrohtë dhe pastaj përgatisni 2 filxhanë me kafe të bluar paraprakisht pa shtuar kafe të bluar.
Nëse procedura e pastrimit të çmërsit nuk ka përfunduar, makineria do të kërkojë sa më parë një tjetër
procedurë pastrimi të çmërsit.
Porositja e aksesorëve
Për ta pastruar makinën nga çmërsi dhe papastërtitë, përdorni vetëm produktet «Philips» për mirëmbajtjen.
Këto produkte mund t'i blini nga shitësi juaj lokal, në qendrat e autorizuara të shërbimit ose në internet në
faqen www.philips.com/parts-and-accessories. Për të gjetur në internet një listë të plotë të pjesëve të
këmbimit, vendosni numrin e modelit të makinës suaj. Numrin e modelit mund ta gjeni në pjesën e
brendshme të derës së servisit.
Produktet e mirëmbajtjes dhe numrat e llojit:
-
Solucion për pastrimin e çmërsit CA6700
-
Filtri i ujit «AquaClean» CA6903
-
Graso për grupin e përgatitjes HD5061
-
Tableta për heqjen e vajit të kafesë CA6704
Diagnostikimi
Ky kapitull përmbledh problemet më të zakonshme që mund të hasni me makinën. Për mbështetje,
shkarkoni aplikacionin Coffee+ nëpërmjet "App Store" ose duke skanuar kodin QR në kopertinën e kësaj
broshure. Videot udhëzuese dhe një listë e plotë e pyetjeve të shpeshta gjenden në adresën
www.philips.com/coffee-care. Nëse nuk mund ta zgjidhni problemin, kontaktoni me qendrën e kujdesit
ndaj klientit në shtetin tuaj.

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

3300 serie2300 serie