Herunterladen Diese Seite drucken

Philips EP3347/90 Benutzerhandbuch Seite 384

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 68
Shqip
382
2 Shkundeni filtrin për rreth 5 sekonda (Fig. 42).
3 Zhyteni filtrin përmbys në një kanë me ujë të ftohtë dhe shkundeni/shtypeni atë (Fig. 43).
4 Filtri i ujit tani është gati për përdorim dhe mund të futet në depozitën e ujit.
5 Futeni filtrin vertikalisht në bashkuesin e filtrit në depozitën e ujit. Shtypeni derisa të arrijë në pikën më të
ulët të mundshme (Fig. 44).
6 Mbushni depozitën me ujë të pastër dhe vendoseni atë sërish në makinë.
7 Nëse është i montuar, hiqni LatteGo.
8 Vendosni një tas nën grykën e ujit të nxehtë/shkumëzuesin e qumështit.
9 Shtypni ikonën e «AquaClean» për 3 sekonda (Fig. 45). Drita e ndezjes nis të pulsojë.
10 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes
11 Uji i nxehtë do të nxirret nga gryka e ujit të nxehtë/shkumëzuesit të qumështit (3 min.).
12 Kur procesi i aktivizimit të ketë përfunduar, drita blu e «AquaClean» ndizet për të konfirmuar se filtri i ujit
«AquaClean» është aktivizuar siç duhet.
Ndërrimi i filtrit të ujit «AquaClean» (5 min.)
Filtri nuk do të funksionojë më pasi përmes tij të kenë kaluar 95 litra ujë. Drita e «AquaClean» bëhet
portokall dhe nis të pulsojë për t'ju kujtuar të ndërroni filtrin. Për sa kohë që pulson, ju mund të ndërroni
filtri pa ju dashur të pastroni makinerinë nga çmërsi fillimisht. Nëse nuk e ndërroni në kohë filtrin e ujit
«AquaClean», drita portokall do të fiket eventualisht. Në këtë rast keni ende mundësi ta ndërroni filtrin, por
fillimisht duhet të pastroni makinën nga çmërsi.
Kur drita portokalli e «AquaClean» pulson:
1 Nxirrni filtrin e vjetër «AquaClean».
2 instaloni një filtër të ri dhe aktivizojeni atë siç përshkruhet në kapitullin «Aktivizimi i filtrit të ujit
AquaClean (5 min.)».
Ndërroni filtrin e ujit «AquaClean» të paktën çdo 3 muaj, edhe nëse makina nuk tregon ende se duhet
ndërruar.
Çaktivizimi i rikujtesës të filtrit të ujit «AquaClean»
Nëse ju nuk doni të përdorni më filtrat e ujit «AquaClean» të «Philips», ju mund gjithmonë të çaktivizoni
rikujtesat e «AquaClean» (drita portokall pulsuese «AquaClean»):
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur makinerinë.
2 Kur makineria të fiket, shtypni dhe mbani shtypur ikonën e «AquaClean» derisa drita e kësaj ikone të
ndizet. Drita e ndezjes nis të pulsojë.
3 Prekni sërish ikonën «AquaClean» për të çaktivizuar rikujtesat. Drita e ikonës së «AquaClean» fiket.
4 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të konfirmuar zgjedhjen e tyre.
5 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur sërish makinerinë. Rikujtesat e «AquaClean» tani janë të
çaktivizuara.
Shënim: Aktivizimi i një filtri të ri «AquaClean» do të aktivizojë sërish automatikisht rikujtesat «AquaClean».
Caktimi i fortësisë së ujit
Për një performancë optimale dhe për një jetëgjatësi më të gjatë të makinerisë, ju këshillojmë të
rregulloni cilësimin e fortësisë së ujit sipas nivelit të fortësisë së ujit në rajonin tuaj. Kjo gjithashtu
parandalon nevojën për pastrimin e shpeshtë të çmërsit nga makina. Cilësimi i parazgjedhur për fortësinë e
ujit është 4: ujë i fortë.
për të nisur procesin e aktivizimit.

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

3300 serie2300 serie