Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

HANSGROHE RainSelect 15384 Serie Gebrauchsanleitung, Montageanleitung Seite 80

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für RainSelect 15384 Serie:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Konsulencë për pastrimin e produkteve Hansgrohe
Pajisjet moderne sanitare të kuzhinës, dusheve, aksesorëve, lavamanëve, vaskave
dhe kaloriferëve tashmë përbëhen nga materiale shumë të ndryshme për të
përmbushur kërkesat e tregut, si të projektimit ashtu edhe të funksionalitetit.
Për të shmangur dëmet dhe reklamimet duhet të merren në konsideratë kritere të
caktuara si gjatë përdorimit ashtu edhe gjatë pastrimit .
Gjatë kujdesit për produktet Hansgrohe vlen të bëhet
kujdes në:
• Duhet të përdoren vetëm detergjentë të posaçëm për pastrimin e kërkuar.
• Detergjentët që kanë përmbajtje acidi klorhidrik, acidi formik, tretësire të
përqendruar sode kaustike, klori apo acidi acetik nuk mund të përdoren, sepse
mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme.
• Detergjentë me përmbajtje acidi fosforik mund të përdoren vetëm pjesërisht.
• Përzierja e detergjentëve përgjithësisht nuk është e lejuar.
• Detergjentët me efekt gërryes apo agjentët e papërshtatshëm të pastrimit,
sfungjerët e ashpër dhe pecetat me mikrofibër nuk mund të përdoren.
• Udhëzimet e sigurisë të prodhuesit të detergjentit duhet të respektohen me
rreptësi.
• Pastrimi duhet të bëhet duke respektuar dozën e parashikuar të detergjentit,
kohën e veprimit, specifikën e objektit dhe nevojën e vendit që do të pastrohet.
• Krijimi I kalkut duhet të shmanget nëpërmjet pastrimit të rregullt.
• Kur përdorni detergjent me spray asnjëherë mos spruconi tretësin e detergjentit
mbi produktet Hansgrohe por sprucojeni atë mbi një pecetë pastrimi dhe me
këtë bëni pastrimin, pasi detergjenti mund të depërtojë në vrima apo të çara të
produkteve Hansgrohe dhe të shkaktojë dëme.
• Pas pastrimit duhet të shpëlani me ujë të mjaftueshëm për të hequr plotësisht
mbetjet nga pastrimi.
• Përdorimi i pastruesit me avull nuk është e lejuar, temperaturat e larta mund të
dëmtojnë produktet.
Udhëzime të rëndësishme
Edhe detergjentët për kujdesin e trupit si sapunë të lëngshëm, shampo,xhel dushi,
ngjyrues flokësh, parfume, locion pas rrojës dhe manikyre mund të shkaktojnë
dëme.
Shqip
Edhe këtu vlen: Pas përdorimit shplani me kujdes me ujë mbetjet.
Ju gjithashtu nuk mund të përdorni detergjente ose kimikale në produktet që janë të
ruajtura, për shembull në një njësi kotësi. Përndryshe, tymi mund të dëmtojë
produktet.
Në sipërfaqet tashmë të dëmtuara ndikimi I detergjentëve shkakton dëme të
mëtejshme.
&
Dëmet të shkaktuara nga përdorimi i gabuar, nuk përfshihen në garancinë tonë.
Garancia
Hansgrohe i garanton blerësit se ky produkt nuk ka asnjë defekt nga procesi i
prodhimit. Megjithatë, nëse brenda 5 vjetësh nga data e blerjes shfaqet një defekt,
atëherë Hansgrohe do ta ndreqë atë pa pagesë. Kërkesat e përgjithshme dhe të
veçanta të kësaj garancie do t'i gjeni në adresën e internetit
www.hansgrohe-int.com/guarantee. Për të përligjur të drejtën tuaj nga kjo garanci,
ju lutemi t'i drejtoheni palës suaj kontraktore. Kjo garanci nuk ndikon në të drejtat e
konsumatorëve të çdo legjislacioni kombëtar.
QuickClean
Me QuickClean, funksionin manual të pastrimit mund të hiqen mbetjet gëlqerore me
fërkim të thjeshtë nga formuesit e currilit.
Thjesht dhe pastër. Mbetjet gëlqerore mund të hiqen me fërkim të lehtë.
QUICK
CLEAN
Pjesët e prduktit me sipërfaqe të dëmtuar duhet të
zëvendësohen, përndryshe ka rrezik lëndimi.
QUICK
CLEAN

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis