Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita CW002G Gebrauchsanleitung Seite 199

Akku-kühl- und warmhaltebox
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für CW002G:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 23
Udhëzime të rëndësishme të
sigurisë për baterinë
1.
Para se të përdorni baterinë, lexoni të gjitha
udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese mbi
(1) karikuesin e baterisë, (2) baterinë dhe (3)
produktin që përdor baterinë.
2.
Mos e çmontoni ose ndërhyni te bateria. Kjo
mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
3.
Nëse koha e funksionimit është bërë shumë
më e shkurtër, ndaloni menjëherë punën. Mund
të rezultojë në rrezik të mbinxehjes, djegie të
mundshme, madje edhe në shpërthim.
4.
Nëse elektrolitet futet në sytë tuaj, shpëlajini
me ujë të pastër dhe menjëherë kërkoni kujdes
mjekësor. Mund të rezultojë në humbjen e
shikimit tuaj.
Mos bëni qark të shkurtër me baterinë:
5.
Mos i prekni terminalet me ndonjë
(1)
material përcjellës.
Shmangni ruajtjen e baterisë në një
(2)
enë me sende metalike të tjera, siç janë
gozhdët, monedhat, etj.
(3)
Mos e ekspozoni baterinë në ujë ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
rrymë elektrike të madhe, mbinxehje, djegie të
mundshme dhe madje edhe një avari.
6.
Mos e mbani dhe mos e përdorni pajisjen dhe
baterinë në vende ku temperatura mund të
arrijë ose të tejkalojë 50 °C (122 °F).
7.
Mos e baterinë edhe nëse është dëmtuar rëndë
ose është konsumuar plotësisht. Bateria mund
të shpërthejë në zjarr.
8.
Mos e shponi, prisni, shtypni, hidhni, rrëzoni
baterinë dhe mos e përplasni baterinë me një
objekt të fortë. Një sjellje e tillë mund të shkaktojë
zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
9.
Mos përdorni një bateri të dëmtuar.
10. Bateritë me jone litiumi u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transporte tregtare p.sh. nga palë të treta,
agjentët transporti, duhet të respektohet kërkesa e
veçantë për paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e transportimit të artikullit,
kërkohet konsultimi me një ekspert për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi respektoni rregullat
kombëtare ndoshta më të detajuara.
Ngjisni me shirit ngjitës ose mbuloni kontaktet e
hapura dhe paketoni baterinë në atë mënyrë që të
mos lëvizë në paketim.
Kur flakni baterinë, hiqeni atë nga pajisja
11.
dhe hidheni në një vend të sigurt. Ndiqni
rregulloret tuaja lokale në lidhje me flakjen e
baterisë.
12. Përdorni bateritë vetëm me produktet e
specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive
në produkte jo në përputhje mund të rezultojë
në zjarr, mbinxehje, shpërthim ose rrjedhje të
elektrolitit.
13. Nëse pajisja nuk përdoret për një periudhë
kohore të gjatë, bateria duhet të hiqet nga
pajisja.
14. Gjatë dhe pas përdorimit, bateria mund të
nxehet, gjë që mund të shkaktojë djegie nga
temperatura e lartë ose edhe e ulët. Tregoni
kujdes gjatë manovrimit të baterive të nxehta.
15. Mos e prekni terminalin e pajisjes menjëherë
pas përdorimit pasi mund të nxehet sa të
shkaktojë djegie.
16. Mos lejoni ashkla, pluhura ose dhera të
mbetura në terminale, vrima dhe kanale të
baterisë. Kjo mund të shkaktojë rendiment të ulët
ose shkatërrim të pajisjes ose baterisë.
17. Përveçse nëse pajisja mbështet përdorimin
në afërsi të linjave elektrike me voltazh të
lartë, mos e përdorni baterinë në afërsi të
linjave elektrike me voltazh të lartë. Kjo mund
të shkaktojë defekt ose shkatërrim të pajisjes ose
baterisë.
18. Mbajeni baterinë larg nga fëmijët.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES:
Përdorni vetëm bateri origjinale
Makita. Përdorimi i baterive jo origjinale Makita ose
baterive që janë ndryshuar, mund të rezultojë në
shpërthimin e baterisë duke shkaktuar zjarr, lëndim
personal dhe dëmtim. Gjithashtu do të anulojë
garancinë e Makita për pajisjen dhe karikuesin
Makita.
Këshilla për ruajtje të
jetëgjatësisë maksimale të
baterisë
Karikoni baterinë para se të shkarkohet
1.
plotësisht. Gjithmonë ndaloni funksionimin e
pajisjes dhe karikoni baterinë kur vëreni më
pak energji të pajisjes.
2.
Asnjëherë mos karikoni një bateri të karikuar
plotësisht. Mbikarikimi shkurton jetëgjatësinë
e shërbimit të baterisë.
Karikoni baterinë në temperaturën e dhomës
3.
në 10 °C - 40 °C (50 °F - 104 °F). Lëreni që
bateria e nxehtë të ftohet para se ta karikoni.
4.
Kur nuk e përdorni baterinë, hiqeni atë nga
pajisja ose karikuesi.
5.
Karikoni baterinë nëse nuk e përdorni për një
periudhë të gjatë (më shumë se gjashtë muaj).
199
SHQIP

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis