Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita MR002G Betriebsanleitung Seite 116

Baustellenradio
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MR002G:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 83
● Disa telefona celularë mund të shkëputen
përkohësisht nga radiojakur kryeni ose merrni
telefonata. Disa pajisje mund ta vendosin
përkohësisht në heshtje audion me Bluetooth kur
marrin mesazhe, emaile ose për arsye të tjera që nuk
lidhen me transmetimin audio. Kjo mënyrë veprimi
është funksion i pajisjes së lidhur dhe nuk tregon se
ka ndonjë defekt me radion.
Luajtja e një pajisjeje burimore me
Bluetooth të lidhur më parë
Nëse pajisja juaj me Bluetooth është çiftuar më parë
me radion, njësia do ta memorizojë pajisjen tuaj me
Bluetooth dhe përpiqet të rilidhet me një pajisje në
memorie të lidhur për herë të fundit. Nëse nuk është
e disponueshme pajisja e fundit e lidhur, radioja do të
bëhet e zbulueshme.
Shkëputja e pajisjes me Bluetooth
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e çiftimit me
Bluetooth për 2-3 sekonda derisa të shfaqet në ekran
"BT PAIR" ose çaktivizoni Bluetooth-in në pajisjen me
Bluetooth për të çaktivizuar lidhjen.
Ju mund të shtypni gjithashtu butonin e Band për të
zgjedhur një regjim tjetër ndryshe nga Bluetooth për të
çaktivizuar lidhjen.
Fshirja e memories së pajisjes së
çiftuar me Bluetooth
Për të pastruar memorien nga të gjitha pajisjet e
çiftuara, mbani shtypur butonin e çiftimit të Bluetooth-
it më shumë se 5 sekonda derisa në ekran të shfaqet
"CLEARING".
FOLEJA E HYRJES
DYTËSORE
Në pjesën e përparme të radios jepet një fole dytësore
hyrjeje 3,5mm për të lejuar ushqimin e një sinjali audio
në njësi nga një pajisje audio e jashtme, si p.sh. iPod,
lexues për MP3 ose CD.
1. Lidhni një burim audioje të jashtëm (për shembull,
lexues MP3 ose CD) me folenë AUX IN.
2. Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur radion.
3. Shtypni në mënyrë të përsëritur dhe lëshoni butonin
e Band derisa të shfaqet "AUX IN".
4. Për të pasur cilësi më të mirë zëri, rekomandojmë
vendosjen e volumit në më shumë se dy të tretat e
volumit në pajisjen tuaj audio dhe më pas të rregulloni
volumin në radio siç kërkohet.
Shënim:
Kordoni i audios nuk është përfshirë si aksesor
standard.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
● Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të shkaktoni
çngjyrosje, deformime ose krisje.
● Mos e lani radion me ujë.
116 SHQIP

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis