Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita MR002G Betriebsanleitung Seite 107

Baustellenradio
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MR002G:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 83
6. Radioja me bateri, me bateri integrale ose paketë
baterie të veçantë, duhet të rikarikohet vetëm me
karikuesin e specifikuar për baterinë. Karikuesit e
përshtatshëm për një lloj baterie mund të paraqesin
rrezik zjarri kur përdoren me një bateri tjetër.
7. Përdoreni radion me bateri vetëm me paketa baterie
të projektuara posaçërisht. Përdorimi i baterive të
tjera mund të paraqesë rrezik zjarri.
8. Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni larg
nga objektet e tjera metalike, si kapëset e letrave,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose objektet e
tjera metalike të vogla që mund të bëjnë lidhje nga
njëri terminal tek tjetri. Krijimi i lidhjes së shkurtër
ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë
shkëndija, djegie ose zjarr.
9. Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqe të
tokëzuara siç janë tubat, radiatorët, sobat dhe
frigoriferët. Ka rrezik më të madh goditjeje elektrike
nëse trupi juaj tokëzohet.
10. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng nga bateria;
shmangni kontaktin. Nëse aksidentalisht ndodh
kontakt, shpëlani me ujë vendin e kontaktit.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni edhe
ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria mund të
shkaktojë acarim ose djegie.
11. Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që
është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
12. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën në
zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme. Ekspozimi
ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130°C (266°F)
mund të shkaktojë shpërthim.
13. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe mos
e karikoni kutinë e baterisë ose veglën jashtë
kufijve të temperaturës të specifikuar te udhëzimet.
Karikimi i pasaktë ose në temperatura jashtë kufijve
të specifikuar mund të dëmtojë baterinë dhe të rrisë
rrezikun e zjarrit.
14. Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të gjatë
kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.
15. Mbajeni baterinë larg fëmijëve.
16. Priza e RRYMËS KRYESORE përdoret si pajisja
shkëputëse dhe duhet të qëndrojë e gatshme për
përdorim.
17. Mos e përdorni produktin me volum të lartë për një
periudhë të gjatë kohe. Për të shmangur dëmtimin
e dëgjimit, përdoreni produktin me nivel volumi
mesatar.
18. (Vetëm për produktet me ekran LCD) Ekranet LCD
përmbajnë lëngje që mund të shkaktojnë irritim dhe
helmim. Nëse lëngu ju bie në sy, shpëlajeni me ujë
dhe telefononi mjekun.
19. Mos e ekspozoni produktin ndaj shiut ose kushteve
me lagështirë. Uji që hyn në produkt mund të rrisë
rrezikun e goditjeve elektrike.
20. Ky produkt nuk është prodhuar për t'u përdorur
nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të
kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose të cilëve
u mungon përvoja dhe njohuria, nëse nuk janë nën
mbikëqyrje ose udhëzuar për përdorimin e këtij
produkti nga një person përgjegjës për sigurinë e
tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar
se nuk luajnë me produktin. Ruajeni produktin larg
fëmijëve.
21. Mos e ngrohni ose ekspozoni radion në zjarr ose
mos e lini atë në një vend të nxehtë si p.sh. pranë
një burimi nxehtësie, të ekspozuar ndaj dritës së
drejtpërdrejtë të diellit ose brenda një automjeti nën
diellin përvëlues. Në rast të tillë mund të shkaktoni
zjarr ose shpërthim dhe rezulton në lëndim personal.
RUAJINI KËTO UDHËZIME
RREGULLA SPECIFIKE
SIGURIE PËR PAKETËN E
BATERISË
1. Përpara se ta përdorni paketën e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) karikuesi i baterisë, (2) bateria
dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2. Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
3. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë
të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.
Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.
5. Mos bëni lidhje të shkurtër me paketën e baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e paketës së baterisë në
një kuti me objekte të tjera metalike, si gozhdë,
monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni paketën e baterisë në ujë
ose shi. Qarku i shkurtër i baterisë mund të
shkaktojë qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
6. Mos e ruani pajisjen dhe paketën e baterisë në
vende ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë
50°C (122°F).
107 SHQIP

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis