Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Pikat Të Cilave U Duhen Kushtuar Vëmendje Kur Zhvendosni Frigoriferin; Lidhja Elektrike; Hedhja E Paketimit - Beko BSSA210K3SN Gebrauchsanweisung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für BSSA210K3SN:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
3
Instalimi
Në rastin se nuk merren parasysh
informacionet që janë dhënë në këtë
manual përdoruesi, prodhuesi nuk do të
mbajë asnjë përgjegjësi për këtë.
Pikat të cilave u duhen kushtuar
vëmendje kur zhvendosni
frigoriferin
1.
Frigoriferi juaj duhet të hiqet nga priza.
Para se të transportoni frigoriferin, duhet
të zbrazet dhe të pastrohet.
2.
Para se të ripaketohet, raftet, aksesorët,
krisperi, etj. brenda frigoriferit duhet të
fiksohen me ngjitës dhe të sigurohen
nga goditjet. Paketimi duhet të lidhet me
një ngjitës të trashë ose litarë të
shtrënguar dhe duhet të zbatohen me
përpikëri rregullat e transportit mbi
paketim.
3.
Paketimi dhe materialet e shkumës
origjinale duhet të ruhen për transport
ose lëvizje në të ardhmen.
Para se ta vini frigoriferin në punë,
Kontrolloni të mëposhtmet para se ta vini në
punë se përdorni frigoriferin tuaj:
1.
Pastrojeni pjesën e brendshme të
frigoriferit siç rekomandohet në pjesën
"Mirëmbajtja dhe pastrimi".
2.
Futeni spinën e frigoriferit në prizën në
mur. Kur hapet dera e frigoriferit, llamba e
brendshme do të ndizet.
3.
Kur fillon të punojë kompresori, do të
dëgjohet një tingull. Lëngu dhe gazrat e
izoluar brenda sistemit të ftohjes mund të
krijojnë zhurma, edhe nëse kompresori nuk
është në punë dhe kjo është normale.
4.
Anët e para të frigoriferit mund të
ndihen të ngrohta. Kjo është normale. Këto
zona janë bërë posaçërisht që të jenë të
ngrohta për të shmangur kondensimin.

Lidhja elektrike

Lidheni produktin tuaj me një prizë të
tokëzuar e cila mbrohet nga një siguresë
me kapacitetin e duhur.
E rëndësishme:
Lidhja duhet të jetë në përputhje me
rregullat kombëtare.
Spina e korrentit duhet të jetë e
arritshme me lehtësi pas
instalimit.
Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të
garantohet vetëm nëse sistemi i
tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet
me standardet.
Tensioni që tregohet në etiketën
që ndodhet në anën e
brendshme të produktit tuaj
duhet të jetë e njëjtë me
tensionin e rrjetit.
Nuk duhet të përdoren kabllo
zgjatimi dhe multi spina për lidhjen.
Një dëmtim në kabllin e energjisë duhet
të ndërrohet nga një elektricist i kualifikuar.
Produkti nuk duhet të vihet në punë
para se të riparohet! Ekziston rreziku i
goditjes elektrike!

Hedhja e paketimit

Materialet e paketimit mund të jenë të
rrezikshme për fëmijët. Mbajini materialet
e paketimit larg fëmijëve ose hidhini duke i
klasifikuar sipas udhëzimeve për
mbeturinat të treguara nga autoritetet
vendase. Mos i hidhni së bashku me
mbeturinat e zakonshme shtëpiake,
hidhini në pikat e caktuara nga autoritetet
vendase. Paketimi i frigoriferit tuaj është
prodhuar prej materialesh të riciklueshme.
7

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis