Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DML809 Betriebsanleitung Seite 112

Akku-baustrahler led
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DML809:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 14
PËRSHKRIMI FUNKSIONAL
KUJDES:
• Gjithmonë sigurohuni që pajisja të jetë e fikur, e
hequr nga priza dhe bateria të jetë hequr përpara se
ta rregulloni ose kontrolloni funksionin në pajisje.
Përdorni me bateri:
Instalimi ose heqja e baterisë
KUJDES:
• Gjithmonë hiqeni nga priza se të instaloni ose hiqni
baterinë.
• Përdorni vetëm bateri origjinale Makita me jone
litiumi. Përdorimi i baterive jo origjinale Makita ose
baterive që janë ndryshuar, mund të rezultojë në
shpërthimin e baterisë duke shkaktuar zjarr, lëndim
personal dhe dëmtim. Gjithashtu do të anulojë
garancinë e Makita për veglën dhe karikuesin Makita.
• Mbajeni fort pajisjen dhe baterinë kur instaloni
ose hiqni baterinë.
Mosmbajtja fort e pajisjes dhe baterisë mund të bëjë
që të rrëshqasin nga duart tuaja dhe të rezultojë në
dëmtimin e pajisjes dhe baterisë si dhe në lëndim
personal.
• Kini kujdes që mos të kapni gishtin (at) midis pajisjes
dhe baterisë kur ngarkoni baterinë, si dhe ndërmjet
pajisjes dhe kapakut të baterisë kur mbyllni kapakun
e baterisë.
SHËNIM:
Mund të instalohen deri në dy bateri, megjithëse pajisja
përdor një bateri për funksionim.
Për të instaluar baterinë, lironi bllokuesin e kapakut dhe
hapni kapakun e baterisë. (Fig. 1)
Futni baterinë. Vendosni gjuhëzën e baterisë në brazdën
e strukturës dhe rrëshqiteni në vend. Futeni deri në fund
derisa të bllokohet në vend me një klikim të vogël. Nëse
mund të shihni treguesin e kuq në anën e sipërme të
butonit, nuk është kyçur plotësisht.
Pastaj mbyllni kapakun e baterisë. (Fig. 2)
Për të hequr baterinë, rrëshqiteni atë nga vegla ndërsa
rrëshqitni butonin në pjesën e përparme të baterisë.
KUJDES:
• Gjithmonë instaloni baterinë mirë derisa treguesi i kuq
të mos shihet. Nëse jo, mund të bjerë aksidentalisht
nga pajisja, duke shkaktuar lëndimin tuaj ose të dikujt
përreth jush.
• Mos instaloni baterinë me forcë: Nëse bateria nuk
rrëshqet lehtë, nuk po futet siç duhet.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterisë
(Fig. 3)
(Vetëm për bateri me tregues)
Shtypni butonin e kontrollit në bateri për të treguar
kapacitetin e mbetur të baterisë. Drita e treguesi ndizet
për disa sekonda.
Drita e treguesit
Ndezur
Fikur
SHËNIM:
• Në varësi të kushteve të përdorimit dhe temperaturës
së ambientit, kapaciteti i treguar mund të ndryshojë
pak nga kapaciteti aktual.
Përdorimi i baterive jo origjinale Makita ose baterive që
janë ndryshuar, anulon garancinë e Makita për pajisjen
dhe karikuesin Makita.
112 Shqip
Kapaciteti i mbetur
Pulsim
75% deri 100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Karikoni baterinë.
Bateria mund të ketë
funksionuar keq.

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis