Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Electrolux EFC 50800 Benutzerinformation Seite 63

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 10
shkronja "A", me të kaluar 5 sekondat ky do të zhduket dhe mikroprocesori
do të fillojë sërisht të numërojë 40 orët për mesazhin e ri të paralajmërimit.
- Treguesi i nevojës së zëvendësimit të filtrave prej karboni (nëse janë
montuar).
Nëse oxhaku thithës i blerë prej jush përdoret në versionin filtrues dhe për
rrjedhojë përdor filtra karboni për pastrimin e tymrave thithës, duhet para së
gjithash të paralajmërohet mikroprocesori i sistemit elektrik që po përdor një
pajisje në funksionin filtrues. Për ta bërë këtë, me oxhakun tërësisht të fikur,
mbani të shtypur për më tepër se 5 sekonda butonin Nr.4. Kur shtypet butoni
në ekran shfaqet një "_" (tregon që oxhaku nuk përdor filtrin prej karboni) që
pas 5 sekondash bëhet "C" (tregon se oxhaku përdor filtrin prej karboni). Që
nga ky çast mikroprocesori çdo 80 orë përdorimi do të sinjalizojë
zëvendësimin e filtrit prej karboni të përdorur duke bërë të ndriçojë në ekran
një "C". Kjo për të garantuar thithjen më të mirë dhe higjenën më të mirë të
ambjentit. Për të shfirë mesazhin e paralajmërimit pas zëvendësimit të
filtrave prej karboni duhet, me oxhakun plotësisht të fikur, të mbahet shtypur
butoni Nr.3 për më tepër se 5 sekonda. Kur shtypet butoni do të shfaqet në
ekran shkronja "C", me të kaluar 5 sekondat ky do të zhduket dhe do të fillojë
numërimi për mesazhin e ri të paralajmërimit.
Mirëmbajtja
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni
oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur
siguresës e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën
kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda
ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç
larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
Kujdes: Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të
zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni
udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motorri, për
zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të
mësipërme.
Filtri antiyndyrë
Fig. 8-24
Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me
detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të
ulët dhe me cikël të shkurtër.
Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por
karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.
Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për Llojin Fitrues)
Fig. 23
Bllokimi i filtrit prej karboni vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë
në varësi të llojit të kuzhinës dhe të rregullsisë së pastrimit të filtrit të
yndyrërave. Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet filtri të paktën
katër herë në muaj (ose kur sistemi tregues i bllokimit të filtrave – nëse
ndodhet në modelin që keni- e tregon këtë nevojë).
NUK mund të lahet ose të përmirësohet.
Zëvendësimi i Llambave
Fig. 26
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.
Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat sigurohuni që të jenë ftohur.
Përdorni vetëm llamba alogjene 20W maks. (G4), duke pasur kujdes që të
mos i prekni me duar.
64

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Efc 80800

Inhaltsverzeichnis