Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita DMR202 Bedienungsanleitung Seite 71

Kabelloser lautsprecher
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DMR202:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 11
prodhuar për t'u përdorur vetëm për karikimin e
pajisjeve me tension të ulët. Gjithmonë vendoseni
kapakun në portën e USB-së kur nuk karikoni pajisje
me tension të ulët.
• Mos fusni brenda portës së furnizimit të USB-së me
energji gozhdë, tela, etj. Ndryshe, qarku i shkurtër
mund të shkaktojë tym dhe zjarr.
• Mos e lidhni këtë fole USB-je me portën e USB-së
në kompjuter, sepse ka shumë të ngjarë të shkaktojë
prishje të njësive.
Çiftimi dhe lidhja e një njësie
me altoparlantin
Duhet ta çiftoni pajisjen me Bluetooth me altoparlantin
përpara se të mund të lidheni automatikisht për të luajtur/
transmetuar muzikë me Bluetooth përmes altoparlantit.
Çiftimi krijon një "lidhje" në mënyrë që të dyja pajisjet të
mund ta njohin njëra-tjetrën.
Për të pasur cilësi më të mirë zëri, rekomandojmë
vendosjen e volumit në më shumë se dy të tretat e
volumit në pajisjen tuaj Bluetooth dhe më pas të rregulloni
volumin në altoparlant siç kërkohet.
Çiftimi dhe luajtja e pajisjes me
Bluetooth për herë të parë
1. Shtypni butonin e Energjisë
altoparlantin dhe në ekran do të shfaqet "BT PAIR" për
të treguar se altoparlanti është i zbulueshëm.
2. Aktivizoni Bluetooth-in në pajisjen tuaj sipas manualit
të përdorimit të pajisjes për të lidhur altoparlantin. Gjeni
listën e pajisjeve me Bluetooth dhe zgjidhni pajisjen e
emërtuar 'DMR202.' Me disa celularë (të pajisur me
versione më të vjetra sesa BT2.1 Bluetooth), mund t'ju
nevojitet të fusni kodin "0000".
3. Pasi të lidheni, do të dëgjohet një tingull dhe ekrani do
të shfaqë "BT CONNECT". Thjesht mund të zgjidhni
dhe të luani muzikë nga pajisja juaj burimore. Kontrolli
i volumit mund të rregullohet nga pajisja burimore ose
direkt nga altoparlanti.
4. Përdorni kontrollet në pajisjen e aktivizuar për
Bluetooth ose në altoparlant për të luajtur/vendosur në
pauzë dhe naviguar nëpër këngë.
Shënim:
1. Nëse 2 pajisje me Bluetooth, që çiftohen për herë të
parë, kërkojnë pajisjen altoparlanti, ajo do ta shfaqë
disponueshmërinë e vet në të dyja pajisjet. Megjithatë,
nëse njëra pajisje lidhet me këtë njësi në fillim, atëherë
pajisja tjetër me Bluetooth nuk do ta gjejë atë në listë.
2. Nëse pajisja juaj me Bluetooth shkëputet përkohësisht
nga altoparlanti, atëherë duhet ta rilidhni manualisht
pajisjen me altoparlantin.
3. Nëse në listën e pajisjeve me Bluetooth shfaqet
"DMR202", por pajisja juaj nuk arrin të lidhet me të,
fshijeni artikullin nga lista juaj dhe çiftojeni sërish
pajisjen me altoparlantin duke ndjekur hapat e
përshkruar më parë.
4. Rrezja e përdorimit efikas mes sistemit dhe pajisjes së
çiftuar është rreth 10 metra (30 këmbë). Çdo pengesë
mes sistemit dhe pajisjes mund të reduktojë rrezen e
përdorimit.
për të ndezur
70 SHQIP
5. Performanca e lidhjes me Bluetooth mund të ndryshojë
në varësi të pajisjeve të lidhura me Bluetooth.
Referojuni kapaciteteve të Bluetooth-it të pajisjes
suaj përpara se ta lidhni me altoparlantin. Mund të
mos mbështeten të gjitha funksionet në disa pajisje të
çiftuara me Bluetooth.
Luajtja e skedarëve audio në regjimin
e Bluetooth-it
Kur e keni lidhur me sukses altoparlantin me pajisjen e
zgjedhur me Bluetooth, mund të filloni të luani muzikë
duke përdorur kontrollet në pajisjen e lidhur me Bluetooth.
1. Pasi të ketë filluar luajtja, rregulloni volumin në cilësimin
e kërkuar duke përdorur butonat e volumit
altoparlant ose në pajisjen e aktivizuar për Bluetooth.
2. Kur shtypni butonin e uljes/ngritjes së volumit, treguesi
i volumit do të pulsojë në ngjyrë të kuqe. Nëse drita e
treguesit është e kuqe e qëndrueshme, kjo tregon se
volumi është në maksimum ose në minimum.
3. Përdorni kontrollet në pajisjen tuaj për të luajtur/
vendosur në pauzë dhe naviguar nëpër këngë. Ose,
kontrollojeni luajtjen duke përdorur butonat Luaj/Pauzë
, Kënga tjetër
altoparlant.
4. Shtypni dhe mbani shtypur butonin Kënga tjetër
ose
Kënga e mëparshme për të përshpejtuar
përpara/prapa këngën aktuale. Lëshojeni butonin kur të
arrini pikën e dëshiruar në këngë.
Shënim:
1. Këtyre kontrolleve mund të mos u përgjigjen të gjitha
pajisjet ose aplikacionet e lexuesve.
2. Disa telefona celularë mund të shkëputen përkohësisht
nga altoparlanti kur kryeni ose merrni telefonata. Disa
pajisje mund ta vendosin përkohësisht në heshtje
audion me Bluetooth kur marrin mesazhe, emaile ose
për arsye të tjera që nuk lidhen me transmetimin audio.
Kjo mënyrë veprimi është funksion i pajisjes së lidhur
dhe nuk tregon se ka ndonjë defekt me altoparlantin.
3. Ekrani nuk shfaq informacion të tillë si titulli, artisti,
albumi etj., kur luani në regjimin e Bluetooth-it.
4. Funksioni i regjimit të luajtjes (së përsëritur/
rastësishme) nuk mund të përdoret në regjimin e
Bluetooth-it.
Memoria e altoparlantit dhe rilidhja e
një pajisjeje
Altoparlanti juaj mund të memorizojë deri në 8 sete
pajisjesh të çiftuara, kur memoria e tejkalon këtë shumë,
do të mbishkruhet historiku i çiftimit më të vjetër. Nëse
pajisja juaj me Bluetooth është çiftuar më parë me
altoparlantin, njësia do ta memorizojë pajisjen tuaj me
Bluetooth dhe përpiqet të rilidhet me një pajisje në
memorie të lidhur për herë të fundit. Nëse nuk është e
disponueshme pajisja e fundit e lidhur, altoparlanti do të
bëhet i zbulueshëm.
, Kënga e mëparshme

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis