Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Udhëzime Të Tjera Sigurie - Gardena 7000/D Betriebsanleitung

Schmutzwasserpumpe
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für 7000/D:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Goditje elektrike!
Produkti nuk duhet të vihet në punë nëse
ka njerëz në pishinë apo në vaskën e
kopshtit.
Sigurohuni që lidhjet e prizës dhe spinës
elektrike janë vendosur në një zonë që
nuk preket nga përmbytja.
Mbroni spinën elektrike nga lagështia.
Goditje elektrike!
Kur ka prerje të spinës elektrike, lagështia
mund të hyjë në pjesët elektrike përmes
kabllos elektrike dhe të shkaktojë qark të
shkurtër.
Mos e prisni asnjëherë spinën elektrike
(p.sh. për ta kaluar përmes murit).
Mos përdorni kabllon elektrike për
shkëputjen nga priza.
Kablloja e lidhjes së produktit nuk mund të zëvendësohet.
Nëse kablloja dëmtohet, produkti duhet të hidhet.
Goditje elektrike!
Rrezik lëndimi për shkak të goditjes
elektrike.
Produkti duhet të furnizohet përmes një
pajisjeje rryme mbetëse (RCD), e cila ka
rrymë nominale mbetëse pune jo më të
madhe se 30 mA.
Siguria personale
Lubrifikantët që rrjedhin mund të ndotin lëngun e
pompuar.
Udhëzime të tjera sigurie
Siguria elektrike
Atak kardiak!
Ky produkt krijon fushë elektromagnetike
gjatë funksionimit. Në rrethana të
caktuara, kjo fushë mund të interferojë me
implantet mjekësore aktive ose pasive.
Për të zvogëluar rrezikun e rrethanave që
kanë gjasë të shkaktojnë lëndime ose
vdekje, u rekomandojmë personave me
implante mjekësore që të flasin me mjekun
e tyre dhe me prodhuesin e implantit
mjekësor përpara përdorimit të produktit.
Pishinat dhe vaskat e kopshteve duhet të projektohen në
përputhje me rregulloret ndërkombëtare dhe kombëtare të
projektimit.
252
Sipas "DIN VDE" (Shoqata Gjermane e Inxhinierëve
Elektrikë) 0620, kabllot elektrike nuk duhet të kenë prerje
tërthore më të vogël se kabllot e veshura me gomë të
përcaktimit H05 RN-F. Gjatësia e kabllos duhet të jetë të
paktën 10 m.
Të dhënat e treguara në pllakën e llojit duhet të përputhen
me të dhënat teknike të rrjetit elektrik.
Shkëputeni produktin nga rrjeti nëse nuk e përdorni.
Mbroni spinën dhe kabllon elektrike nga nxehtësia, vaji
dhe skajet e mprehta.
Kablloja elektrike ose çelësi notues nuk duhen përdorur
për montimin apo zhvendosjen e pompës. Për zhytjen apo
nxjerrjen/sigurimin e pompës, fiksoni një litar në dorezën
mbajtëse të pompës.
Në Austri, në përputhje me "ÖVE B/EN 60 555", pjesët 1
deri në 3, pompat e përdorura në pishina dhe vaska
kopshtesh, dhe të pajisura me kordon të fiksuar elektrik
duhet të ushqehen përmes një transformatori izolues të
miratuar nga "ÖVE" - tensioni nominal nuk duhet të
tejkalojë 230 V.
Në Zvicër, pajisjet portative të përdorura në ambiente të
jashtme duhet të lidhen me një pajisje rryme mbetëse.
Pompa e dëmtuar nuk duhet përdorur. Para se të vini në
punë pompën, shikoni nëse ka ndonjë dëmtim të saj
(veçanërisht në kabllon dhe spinën elektrike). Në rast
dëmtimi, kontrolloni pompën nga qendra jonë e shërbimit
"GARDENA".
Siguria personale
Rrezik mbytjeje
Pjesët e vogla mund të gëlltiten lehtësisht.
Ekziston gjithashtu rreziku që fëmijët e
vegjël të mbyten nga qesja e polietilenit.
Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë montimit
të produktit.
Mos e përdorni asnjëherë produktin kur jeni të lodhur, të
sëmurë apo nën ndikimin e alkoolit, lëndëve narkotike ose
barnave.
Mos e përdorni asnjëherë produktin me flokë të lëshuara
ose shalle të palidhur.
Mbajini personat e pranishëm larg lëndës së pompuar.
Pastroni linjën e prizës para përdorimit. Shmangni ndezjen
e pompës me linjën e prizës të mbyllur për më tepër se 10
minuta kundrejt anës së mbyllur të dërgimit të pompës.
Vëzhgoni nivelin minimal të ujit dhe lartësinë maksimale të
dërgimit (shihni 8. Të dhënat teknike).
Mbajeni gjithmonë nën vëzhgim pompën gjatë përdorimit
manual. Përdorimi në të thatë shkakton konsumim më të
lartë dhe duhet shmangur. Si rrjedhojë, gjatë përdorimit
manual pompa duhet të shkëputet menjëherë kur nuk
qarkullon ujë.
36 - 001 - 08.07.2016

Werbung

Inhaltsverzeichnis

Fehlerbehebung

loading

Diese Anleitung auch für:

7000/c

Inhaltsverzeichnis