Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Përdorimi I Veçorisë Satcodx (**); Manuali Elektronik (Vetëm Modele Të Kufizuara) - JVC 0417MTH-VT-VT Bedienungsanleitung

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 41
Analoge: Nëse aktivizohet opsioni i kërkimit të
transmetimeve Analoge, televizori do të kërkojë për
transmetime dixhitale analoge pas përfundimit të
parametrave të tjerë fillestarë.
Përveç kësaj, mund të caktoni një tip transmetimi
si transmetimin e preferuar. Do t'i jepet përparësi
lloji të përzgjedhur të transmetimit gjatë procesit të
kërkimit dhe kanalet e tij do të radhiten në krye të
Listës së kanaleve. Kur të përfundoni, shtypni OK
për të vazhduar.
Në këtë moment mund të aktivizoni opsionin
Modaliteti i dyqanit. Ky opsion do të konfigurojë
parametrat e televizorit tuaj për ambientet e dyqaneve
dhe në varësi të modelit të televizorit në përdorim,
veçoritë e tij të mbështetura mund të shfaqen në krye
të ekranit si një banderolë informuese. Ky opsion
është vetëm për përdorim në dyqan. Rekomandohet
të zgjidhni Modalitetin e shtëpisë për përdorim
në familje. Ky opsion do të jetë i disponueshëm në
menynë Sistemi>Parametrat>Më shumë dhe mund
të çaktivizohet/aktivizohet më vonë.
Shtypni butonin OK në telekomandë për të vazhduar
dhe do të shfaqet menyja Parametrat e rrjetit/
internetit, nëse konfirmoni mesazhin e shfaqur më
parë që pyet nëse dëshironi të caktoni parametrat
e rrjetit. Referojuni rubrikës Lidhshmëria për të
konfiguruar një lidhje me tel ose pa tel. Pasi të
përfundoni me parametrat, shtypni butonin OK për
të vazhduar. Për të kaluar te hapi tjetër pa bërë
asgjë, zgjidhni Jo dhe shtypni butonin OK kur
shfaqet mesazhi që ju pyet nëse dëshironi të caktoni
parametrat e rrjetit..
Pas përfundimit të parametrave fillestarë, televizori do
të fillojë të kërkojë për transmetimet e disponueshme
të tipave të zgjedhur të transmetimit.
Pasi të ruhen të gjitha stacionet e disponueshme,
do të shfaqen rezultatet e skanimit. Shtypni butonin
OK për të vazhduar. Më pas do të shfaqet menuja
Modifiko listën e kanaleve. Mund ta modifikoni
listën e kanaleve sipas preferencave tuaja ose mund
të shtypni butonin Menu për ta mbyllur dhe për të
parë televizorin.
Gjatë kërkimit, mund të shfaqet një mesazh që ju pyet
nëse dëshironi t'i renditni kanalet sipas LCN-së(*).
Zgjidhni Po dhe shtypni OK për ta konfirmuar.
(*) LCN është sistemi i Numrit logjik të kanalit që organizon
transmetimet e disponueshme në përputhje me një sekuencë
të njohur numrash për kanalet (nëse ka).
Shënime:
Për të kërkuar për kanale M7 pas Instalimit për herë të parë,
duhet të kryeni përsëri instalimin për herë të parë. Ose shtypni
butonin Menu dhe hyni te menuja Instalimi>Automatik
Skanimi i kanaleve>Sateliti. Më pas ndiqni të njëjtat hapa
të përmendura më sipër në seksionin e satelitit.
Mos e fikni televizorin kur filloni instalimin për herë të parë. Kini
parasysh se disa opsione mund të mos jenë të disponueshme
në varësi të shtetit të zgjedhur.
Përdorimi i veçorisë SatcoDX (**)
Ju mund të kryeni veprimet e SatcoDX me anë të
menusë instalimi>Parametrat e satelitit. Në menunë
SatcoDX, ka dy opsione në lidhje me SatcoDx.
Mund të shkarkoni ose të ngarkoni të dhëna të
SatcoDX. Për të kryer këto funksione, duhet të lidhni
një pajisje USB me televizorin.
Mund të ngarkoni shërbimet aktuale dhe satelitët e
transponderët përkatës në televizor me një pajisje
USB.
Përveç kësaj mund të shkarkoni një nga skedarët e
SatcoDx të ruajtur në pajisjen USB te televizori.
Kur të zgjidhni një nga këta skedarë, të gjitha
shërbimet dhe satelitët e transponderët përkatës në
skedarin e zgjedhur do të ruhen në televizor. Nëse
ka shërbime tokësore, kabllore dhe/ose analoge të
instaluara, ato do të ruhen dhe vetëm shërbimet
satelitore do të hiqen.
Më pas kontrolloni parametrat e antenës dhe bëni
ndryshimet e nevojshme. Mund të shfaqet një mesazh
gabimi "Nuk ka sinjal" nëse parametrat e antenës
nuk janë konfiguruar si duhet.
(**) Nëse kjo veçori mbështetet nga televizori juaj
Manuali Elektronik (Vetëm modele të kufizuara)
Udhëzime për veçoritë e televizorit tuaj mund t'i gjeni
në manualin elektronik (E-manual).
Për të përdorur manualin elektronik, shtypni butonin
Info kur në ekran shfaqet menyja kryesore ose shtypni
butonin Quick Menu (Menyja e shpejtë), zgjidhni
Broshura Informative dhe shtypni OK.
Duke përdorur butonat e drejtimit, zgjidhni një
kategori sipas dëshirës. Çdo kategori përfshin tema
të ndryshme. Zgjidhni një temë dhe shtypni OK për
të lexuar udhëzimet.
Për të mbyllur ekranin e manualit elektronik, shtypni
butonin Dil ose Menu.
Shënim: Përmbajtjet e manualit elektronik mund të
ndryshojnë sipas modelit.
Për informacione të mëtejshme dhe udhëzime më të
detajuara, referojuni manualit të plotë të përdoruesit
në sajtin tonë të uebit www.jvctv.eu.
Shqip - 10 -

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis