UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
PARALAJMËRIM
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike, lëndimit
të personave ose ekspozimit ndaj energjisë së tepërt të furrës
me mikrovalë kur përdorni pajisjen, ndiqni masat paraprake
bazë, duke përfshirë sa vijon:
1. Lexoni dhe ndiqni specifikat: "MASA PARAPRAKE PËR
TË SHMANGUR EKSPOZIMIN E MUNDSHËM NDAJ
ENERGJISË SË TEPËRT TË MIKROVALËS".
2. Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç
e lart dhe personat me aftësi të reduktuara fizike, shqisore
ose mendore apo me mungesë përvoje dhe njohurish
nëse janë nën mbikëqyrje ose kanë marrë udhëzime në
lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt, si dhe
nëse kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të
luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja që i takojnë përdoruesit nuk
duhet të bëhen nga fëmijët pa mbikëqyrje.
3. Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve nën 8 vjeç.
4. Për të shmangur rrezikun, nëse kordoni elektrik dëmtohet,
ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij
i shërbimit ose nga persona me kualifikime të ngjashme.
5. PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike, sigurohuni që pajisja të fiket para se të ndërroni
llambën.
6. PARALAJMËRIM: Kryerja e ndonjë veprimi shërbimi ose
riparimi që përfshin heqjen e një kapaku që ofron mbrojtje
nga ekspozimi ndaj energjisë së mikrovalës është
e rrezikshme për këdo, përveç personave kompetentë.
7. PARALAJMËRIM: Lëngjet dhe ushqime të tjera nuk
duhet të ngrohen në enë të mbyllura, pasi ato mund të
shpërthejnë.
SQ-3