Bluetooth: 20 dBm
Brezi 2,4 GHz i Wi-Fi: 20 dBm
Wi-Fi 5 GHz: 5150 deri në 5250 MHz: 23 dBm, 5250 deri në 5350 MHz: 23 dBm, 5470 deri në 5725 MHz:
23 dBm, 5725 deri në 5850 MHz: 14 dBm
NFC: 13,56 MHz < 42 dBuA/m në 10 m
WPT: 110~148 KHz < 37,7 dBuA/m në 10 m distancë
Lidhja 5G varet nga shteti, operatori dhe mjedisi i përdoruesit.
Rregulloret e FCC
Ky telefon celular është në përputhje me pjesën 15 të rregullave të FCC-së. Funksionimi u
nënshtrohet dy kushteve të mëposhtme: (1) Kjo pajisje nuk duhet të shkaktojë interferencë të
dëmshme dhe (2) kjo pajisje duhet të pranojë çdo referencë të marrë, përfshirë interferencën që
mund të shkaktojë funksionim të padëshiruar.
Ky telefon është testuar dhe ka rezultuar në përputhje me kufijtë për pajisjet dixhitale të klasës B, në
zbatim të pjesës 15 të rregullave të FCC-së.
Këta kufij janë projektuar për të siguruar mbrojtje të arsyeshme kundër interferencës së dëmshme
në një instalim rezidencial.
Kjo pajisje krijon, përdor dhe mund të rrezatojë energji nga radio-frekuencat dhe nëse nuk
instalohet e nuk përdoret në përputhje me udhëzimet mund të shkaktojë interferencë të dëmshme
në radio-komunikime.
Megjithatë, nuk ka asnjë garanci që interferenca nuk ndodh në një instalim të veçantë. Nëse kjo
pajisje shkakton interferencë të dëmshme në sinjalin e radios ose të televizionit, gjë e cila mund të
konstatohet duke fikur dhe duke ndezur pajisjen, sugjerohet që përdoruesi të përpiqet ta korrigjojë
interferencën me një nga veprimet e mëposhtme:
- Ridrejton ose zhvendos antenën marrëse.
- Rrit hapësirën midis pajisjes dhe aparatit marrës.
- Lidh pajisjen në një prizë elektrike në një qark të ndryshëm nga ai ku është lidhur aparati marrës.
- Konsultohet për ndihmë me shitësin ose me një teknik radio/TV me përvojë.
Informacioni për ekspozimin RF (SAR)
Kjo pajisje përmbush kërkesat shtetërore për ekspozimin ndaj radio valëve. Kjo pajisje është
projektuar dhe prodhuar që të mos kalojë kufijtë e emetimit për ekspozimin ndaj energjisë së radio-
frekuencave (RF). Standardi për ekspozimin për pajisjet me valë përdor një njësi matëse që njihet
me emrin "shkalla e përthithjes specifike të energjisë" ose SAR.
Kufiri i SAR i përcaktuar nga FCC është 1,6 W/Kg. Për përdorimin me mbajtje në trup, kjo pajisje
është testuar dhe ajo përmbush udhëzimet e FCC-së për ekspozimin RF, për përdorimin me një
aksesor që nuk përmban pjesë metalike dhe pozicione të pajisjes me një distancë minimale prej
1,5 cm nga trupi. Pajtueshmëria me ekspozimin RF me aksesor të mbajtjes në trup që përmban
pjesë metalike nuk është testuar dhe nuk është certifikuar dhe përdorimi i një aksesori të tillë për
mbajtjen në trup duhet evituar. Çdo aksesor i përdorur me këtë pajisje për përdorimin me mbajtje
në trup duhet ta mbajë pajisjen minimumi 1,5 cm larg trupit.
Shënimi i FCC-së
Ndryshimet ose modifikimet që nuk janë miratuar shprehimisht nga pala përgjegjëse për sigurimin e
pajtueshmërisë mund të bëjnë që përdoruesi të humbasë të drejtën e përdorimit të pajisjes.
Me këtë njësi duhen përdorur kabllo të mbrojtur, për të garantuar pajtueshmërinë me kufijtë e
klasës B të FCC-së.
Etiketa elektronike
Kjo pajisje ka një etiketë elektronike për informacionet e certifikimit.
Për ta hapur atë, shkoni te Settings > About phone > Certification, ose hapni Settings dhe shkruani
"Certification" në shiritin e kërkimit .
Modeli: 24122RKC7G
2412 tregon se ky produkt do të hidhet në treg pas muajit Dhjetor 2024.
Kur përdorni këtë pajisje si karikues me valë, ajo është parashikuar për t'u përdorur si pajisje
desktop dhe nuk duhet të transportohet në këtë modalitet.
Për të siguruar pajtueshmërinë me kërkesat për ekspozimin RF kur përdorni modalitetin e karikimit
me valë, vendoseni pajisjen në një distancë minimale prej 20 cm nga njerëzit.
Mohimi i përgjegjësisë
Ky udhëzues i përdorimit të shpejtë është publikuar nga Xiaomi ose një kompani bijë lokale e tij.
Xiaomi mund të kryejë në çdo kohë dhe pa asnjë njoftim përmirësime dhe ndryshime në këtë
udhëzues, që janë të detyruara si pasojë e gabimeve tipografike, të pasaktësive të informacionit aktual
apo si rezultat i përmirësimit në programe dhe/ose pajisje. Sidoqoftë, këto ndryshime do të përfshihen
në botimet e reja online të udhëzuesit të përdorimit të shpejtë (për detajet vizitoni www.mi.com/
global/service/userguide). Të gjitha fotot janë vetëm për qëllime ilustrimi dhe mund të mos pasqyrojnë
saktësisht pajisjen aktuale.
Informacion laseri i klasës 1
PRODUKT LASERI I KLASËS 1