•
Mos e përdorni telefonin në vende me lagështi të lartë, si për shembull në banjë. Ky veprim
mund të rezultojë në goditje elektrike, lëndim, zjarr dhe dëmtim të karikuesit.
•
Për arsye mjedisore, në paketim nuk është përfshirë karikues. Kjo pajisje mund të marrë energji
nëpërmjet shumicës së karikuesve me energji USB dhe me një kabllo me spinë USB Type-C
•
Karikimi: Bëni ndonjë nga të mëposhtmet për ta karikuar
- Lidhni "POCO F7 Ultra" me kompjuterin duke përdorur një kabllo të dhënash USB.
- Përdorni kabllon USB të përfshirë në kutinë e dhuratës me një karikues të markës Mi dhe më
pas, lidheni atë me një shirit rryme.
- Ju lutemi, vini re se produkti lejon përdorimin e karikuesve me fuqi maksimale prej 120
(Xiaomi HyperCharge)
W
•
Pajtueshmëria e karikimit
- Ju mund të përdorni gjithashtu çdo karikues të palëve të treta që përputhet me standardet
e protokollit USB2.0 ose ato më të larta dhe gjithashtu, plotëson kërkesat e Standardit
Ndërkombëtar të Sigurisë së Pajisjeve të Teknologjisë së Informacionit (IEC 60950), Audio/
video, Standardit të Pajisjeve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (IEC 62368-
1), si dhe ligjet dhe rregulloret përkatëse të vendit ose rajonit tuaj.
Përdorimi i karikuesve të tjerë që nuk plotësojnë kërkesat e mësipërme për të karikuar këtë
produkt mund të dëmtojë vetë produktin dhe sigurinë tuaj personale ose të pronës suaj.
10 - 100
W
USB PD
Deklarata për sigurinë
Përditësoni sistemin operativ të telefonit duke përdorur veçorinë e integruar të përditësimit të
softuerit ose vizitoni një nga pikat tona të autorizuara të shërbimit. Përditësimi i softuerit me anë të
mënyrave të tjera mund të dëmtojë pajisjen ose të rezultojë në humbjen e të dhënave, në probleme
sigurie dhe në rreziqe të tjera.
Rregulloret e Bashkimit Evropian
Deklarata e konformitetit me RED
Xiaomi Communications Co., Ltd., me këtë dokument deklaron se ky telefon celular dixhital GSM
/ GPRS / EDGE / UMTS / LTE / 5G NR me Bluetooth dhe Wi-Fi 24122RKC7G është në përputhje me
kërkesat themelore dhe dispozitat e tjera përkatëse të Direktivës 2014/53/BE "Për pajisjet radio"
(RED). Teksti i plotë i deklaratës EU të konformitetit disponohet në adresën e mëposhtme të
internetit: www.mi.com/en/certification
Informacioni për ekspozimin RF (SAR)
Kjo pajisje është në përputhje me kufijtë e shkallës së përthithjes specifike të energjisë (SAR) për
ekspozimin e popullatës së përgjithshme/të pakontrolluar (lokalizuar në 10 gram SAR për kokën
dhe trupin, kufiri: 2,0 W/kg) të specifikuar në Rekomandimin e Këshillit 1999/519/KE, Udhëzuesin e
ICNIRP dhe te RED (Direktiva 2014/53/BE).
Gjatë testimit të SAR, kjo pajisje është caktuar që të transmetojë në nivelin më të lartë të certifikuar
të fuqisë në të gjithë brezat e testuar të frekuencës dhe është vendosur në pozicione që simulojnë
ekspozimin RF gjatë përdorimit në kokë pa asnjë ndarje dhe pranë trupit me një ndarje 5 mm.
Pajtueshmëria e SAR për përdorimin në trup bazohet në një distancë ndarjeje prej 5 mm midis
njësisë dhe trupit të njeriut. Kjo pajisje duhet mbajtur të paktën 5 mm larg trupit për të garantuar që
niveli i ekspozimit RF të jetë në pajtim me nivelin e raportuar ose më i ulët se ai. Kur e mbani pajisjen
pranë trupit duhet përdorur një kapëse për rripin e mesit ose një këllëf mbajtës, i cili nuk përmban
pjesë metalike dhe mundëson ruajtjen e një ndarjeje të paktën 5 mm midis pajisjes dhe trupit.
Pajtueshmëria me ekspozimin RF nuk është testuar ose nuk është certifikuar me ndonjë aksesor që
përmban metal dhe mbahet në trup, dhe përdorimi i një aksesori të tillë duhet evituar.
Informacioni për certifikimin (SAR më i lartë)
Kufiri SAR 10 g: 2,0 W/Kg,
Vlera e SAR: Koka: 0,998 W/Kg, Trupi: 0,994 W/Kg (5 mm distancë).
Informacioni ligjor
Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Ndiqni rregulloret kombëtare dhe lokale në vendet ku përdoret pajisja.
Kjo pajisje është e kufizuar për përdorim të brendshëm vetëm kur funksionon në intervalin e
frekuencës 5250 deri në 5350 MHz në: AT,BE,BG,HR,CY,CZ,DK,EE,FI,FR,DE,EL,HU,IE,IT,LV,LT,LU,MT,NL
,PL,PT,RO,SK,SI,ES,SE,UK(NI),IS,LI,NO,CH,TR
Lidhja Wi-Fi (duke përfshirë brezat e frekuencës Wi-Fi, standardet Wi-Fi dhe veçori të
tjera të ratifikuara në specifikimet e Standardit IEEE 802.11) mund të ndryshojë në bazë të
disponueshmërisë rajonale dhe mbështetjes së rrjetit lokal. Funksioni mund të shtohet nëpërmjet
OTA, atëherë dhe aty ku është e vlefshme.
Kufizimet në brezin 2,4 GHz:
Norvegji: Ky nënseksion nuk zbatohet për zonën gjeografike brenda një rrezeje prej 20 km nga
qendra e Ny-Ålesund.
Sigurohuni që karikuesit e përdorur janë në pajtim me rregulloret në fuqi të shtetit dhe me
standardet ndërkombëtare dhe rajonale të sigurisë.
Brezat e frekuencës dhe fuqia
Ky telefon celular ofron brezat e mëposhtëm të frekuencave vetëm në zonat e BE-së dhe fuqinë
maksimale të radio-frekuencave si më poshtë:
GSM 900: 35,5 dBm
GSM 1800: 32,5 dBm
Brezi WCDMA 1/8: 25,7 dBm
Brezi LTE 1/3/7/8/20/28/38/40/41 : 25,7 dBm, Brezi LTE 42: 26 dBm
Brezi 5G NR n1/n3/n7/n8/n20/n28/n38/n40: 26 dBm, Brezi 5G NR n41/n77/n78: 29 dBm
.
Fuqia që vjen nga karikuesi duhet të jetë midis vlerës minimale [10] Wat siç
kërkohet nga pajisja radio dhe vlerës maksimale [100] Wat, me qëllimin që të
arrihet shpejtësia maksimale e karikimit. Karikim i shpejtë USB PD.