Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Midea MDRD99FZE Bedienungsanleitung Seite 271

Inhaltsverzeichnis
Këshilla për ruajtjen e ushqimit
Dhoma e ngrirësit
• Ngrirësi është bërë për të mbajtur ushqime të ngrira në temperaturë shumë të ulët,
për ruajtje të ushqimeve për kohë të gjatë dhe për të prodhuar akull.
• Raftet në derën e ngrirësit përdorini vetëm për të mbajtur ushqime të ngrira, jo për
të vendosur ushqime të nxehta që duhen ngrirë.
• Mos i vendosni pranë njëra-tjetrës ushqimet e freskëta me ato të ngrira. Ushqimi i
ngrirë mund të shkrijë.
• Kur ngrini ushqime të freskëta (si për shembull mish, peshk ose mish të grirë),
ndajini në racione që t'i përdorni me radhë.
• Mbajtja e ushqimeve të ngrira: zakonisht udhëzimet tregohen në paketime, dhe
duhen zbatuar. Nëse në paketim nuk ka informacion, ushqimi duhet të mbahet për jo
më shumë se tre muaj nga data e blerjes.
• Kur blini ushqime të ngrira, sigurohuni që janë ngrirë në temperaturë të
përshtatshme dhe që paketimi nuk është dëmtuar.
• Ushqimet e ngrira duhet të mbahen në paketime të përshtatshme për të ruajtur
cilësinë, dhe duhet të kthehen te sektori i ngrirjes sa më shpejt të jetë e mundur.
• Nëse një paketim ushqimi të ngrirë ka shenja lagështie ose fryrjeje jonormale, ka
të ngjarë që është mbajtur në temperaturë të papërshtatshme dhe ushqimi është
prishur.
• Periudha e ruajtjes për ushqimet e ngrira varet nga temperatura e ambientit,
konfigurimi i termostatit, sa shpesh hapet dera e ngrirësit, lloji i ushqimit dhe koha
e transportit të produktit nga dyqani në shtëpi. Zbatoni gjithmonë udhëzimet në
paketim dhe mos e kaloni asnjëherë kohën maksimale që tregohet në paketim.
MBANI PARASYSH
Konfigurimi optimal i temperaturës për çdo sektor varet nga temperatura e ambientit.
Temperaturat optimale të mësipërme bazohen në temperaturë ambienti 25 °C.
AL
10
Inhaltsverzeichnis

Fehlerbehebung

loading

Inhaltsverzeichnis