Zëvendësimi i menteshave
Për të zëvendësuar menteshat, duhet të hiqni fillimisht dyert.
KUJDES
•
Tregoni kujdes maksimal kur hiqni dyert, pasi ato janë të rënda.
•
Para se të zëvendësoni menteshat, vendosni një material të butë, si p.sh. karton, në dysheme për të
parandaluar gërvishtjet e dyerve kur i vendosni në dysheme.
•
Duke qenë se menteshat duhet të trajtohen me kujdes dhe të zëvendësohen nga dy ose më shumë
persona, ju rekomandojmë të kërkoni një shërbim teknik profesional.
•
Nëse e hiqni menteshën pa mbajtur derën, kjo e fundit mund të bjerë dhe t'ju lëndojë.
•
Sigurohuni që boshti të jetë shtrënguar fort në menteshë.
•
Kontrolloni që mentesha të jetë montuar mirë në kasë.
•
Sigurohuni që bashkuesit e telave të jenë të lidhur siç duhet.
•
Bëni kujdes që të mos dëmtoni telat kur të shtrëngoni kapakun e sipërm.
PARALAJMËRIM
•
Për të anuar/vendosur frigoriferin duhen minimumi 2 persona.
•
Shkëputni kordonin elektrik përpara se të ktheni derën në anën e kundërt.
Veglat e nevojshme (nuk ofrohen)
Kaçavidë kryq
Çelës kriket 8 mm
(për bulona)
RB6000D_User-servicing-manual_SQ.indd 5
Kaçavidë e sheshtë
Çelës kriket 10 mm
(për bulona)
Shqip
Çelës dadosh 11 mm
(për boshtin e menteshës)
Çelës hekzagonal 5 mm
(për menteshën e mesit)
2024-01-05
4:54:23