Figura 9
Pas përdorimit dhe pastrimit të
menjëhershëm, mbylleni pajisjen.
11
Figura
Mbështilleni kabllin dhe vendoseni spinën në
pozicion.
UDHËZIME PËR ASGJËSIMIN
Konsultohuni me shitësin tuaj ose pyesni tek autoriteti
juaj lokal në lidhje me mënyrën më të përshtatshme të
asgjësimit.
PËRDORIMI I PAJISJES
Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë,
pastrojeni atë plotësisht.
PËRGATITJA
• Vendoseni pajisjen në një sipërfaqe të rrafshët dhe
të pastër.
• Vendoseni spinën e kabllit elektrik në prizën
elektrike.
• Vendoseni rrëshqitësin dhe fundin e mbajtëses së
ushqimit në skeletin e pajisjes.
• Përcaktoni trashësinë e dëshiruar të fetave (0 deri
në 15 mm).
• Përcaktimi i një niveli të ulët ofron feta të ngushta
(p.sh. për sallam, proshutë).
• Ndezja/Fikja e pajisjes
RREZIK DËMTIMI NGA TEHU I
MPREHTË
Kur pajisja fiket, tehu vazhdon të rrotullohet për pak
kohë. Mos e prekni me duar!
Në rast ndërprerjeje të furnizimit me energji elektrike,
pajisja mbetet e ndezur dhe do të fillojë të funksionojë
përsëri kur të rikthehet furnizimi me energji elektrike.
KUJDES!
Motori mund të tejnxehet
Pas një maksimumi prej 5 minutash përdorimi të
vazhdueshëm, fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet.
PRERJA NË FETA
• Ushqimin që do të pritet, ngjesheni lehtë në pllakën
mbajtëse dhe rrëshqiteni ngadalë kundrejt tehut që
lëviz.
• Mos e përdorni pajisjen pa rrëshqitësin dhe
mbajtësin e copave, përveç nëse është absolutisht e
nevojshme për shkak të formës dhe madhësisë së
ushqimit.
PAS PËRDORIMIT TË PAJISJES
• Vendoseni trashësinë e prerjes në 0.
• Pas prerjes në feta të ushqimeve me yndyrë (p.sh.
mish, sallamra, djathë):
• Pajisja dhe veçanërisht tehu duhet të pastrohen
menjëherë; (shikoni seksionin "Pastrimi").
PASTRIMI
Rrezik dëmtimi nga tehu i mprehtë
Përpara se të pastroni pajisjen, hiqeni spinën e kabllit
elektrik nga rrjeti elektrik dhe hiqeni tehun. MOS e kapni
tehun nga sipërfaqja prerëse, por nga pjesa e montimit të
tehut.
RREZIK NGA GODITJA ELEKTRIKE
ASNJËHERË mos e zhysni pajisjen në ujë dhe mos e
vendosni në ujë të rrjedhshëm.
KUJDES!
Sipërfaqja e pajisjes mund të dëmtohet, prandaj MOS
përdorni mjete gërryese për pastrim.
PASTRIMI I PAJISJES
Fshijeni pajisjen, tehun dhe aksesorët përbërës me një
leckë të lagur dhe thajini. Në qoftë se është e
nevojshme, përdorni pak detergjent.
HEQJA / VËNIA E TEHUT
• Rrëshkiteni mbrapa rrëshkitësin, derisa të mund të
arrihet tehu.
• Rrotullojeni pjesën e montimit të tehut deri fund, në
drejtim të akrepave të orës dhe hiqeni tehun
(dëgjohet një klikim).
• Për të futur përsëri tehun, mbajeni vertikalisht pjesën
e montimit të tehut dhe rrotullojeni atë deri në fund,
në drejtim të kundërt me akrepat e orës.
MBAJTJA
Tehu është i mprehtë dhe mund të shkaktojë dëmtime.
Mbajeni pajisjen larg prekjes së fëmijëve.
• Vendoseni çelësin rrotullues në 0.
Mjedisi
Në përfundim të jetës së saj, mos e hidhni pajisjen
me mbeturinat e zakonshme shtëpiake, por
dorëzojeni atë në një pikë zyrtare grumbullimi për
riciklim. Duke vepruar kështu, ju ndihmoni në
ruajtjen e mjedisit.
46