Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Gorenje R402W Gebrauchsanleitung Seite 45

Allesschneider
Inhaltsverzeichnis
Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 41
Figura 7
Teh rrethor prej çeliku të pandryshkshëm.
Figura 8
Vendoseni mbajtësin e fetave të prera, prisni.
Gjithmonë përdorni rrëshqitësin dhe
mbajtësen e fetave të prera!
Shënime
Fillimisht prisni sallamin dhe djathin dhe bukën
në fund. Në këtë mënyrë është më e lehtë për
t'u pastruar.
Për arsye higjienike, pasi të keni prerë
ushqime të yndyrshme (p.sh. mish, suxhuk,
djathë), pajisja dhe tehu duhet të pastrohen
menjëherë.
PRERJA NË FETA
• Ushqimin që do të pritet, ngjesheni lehtë në
pllakën mbajtëse dhe rrëshqiteni ngadalë
kundrejt tehut që lëviz.
• Mos e përdorni pajisjen pa rrëshqitësin dhe
mbajtësin e copave, përveç nëse është
absolutisht e nevojshme për shkak të formës
dhe madhësisë së ushqimit.
Pastrimi
Pajisja nuk ka nevojë për mirëmbajtje!
Pastrimi i plotë garanton një jetë të gjatë
shërbimi.
Sipërfaqja e pajisjes mund të dëmtohet,
prandaj MOS përdorni asnjë mjet gërryes për
pastrim.
Rrezik nga goditja elektrike!
Asnjëherë mos e zhysni pajisjen në ujë apo ta
vendoseni në ujë të rrjedhshëm dhe mos e
lani në pjatalarëse.
Rrezik dëmtimi nga tehu i mprehtë!
Përpara se të pastroni pajisjen, hiqeni prizën e
kabllit elektrik nga rrjeti elektrik dhe hiqeni
tehun. Mos e kapni tehun nga sipërfaqja
prerëse, por nga pjesa e montimit të tehut.
Kujdes!
Sipërfaqet mund të dëmtohen. Mos përdorni
mjete gërryese për pastrim.
Fshijeni pajisjen dhe pjesët e saj me një leckë
të lagur dhe më pas me një leckë të thatë.
Pastrimi i tehut rrethor
Tehun rrethor pastrojeni plotësisht me dorë
pas çdo përdorimi.
Figura 10
Paloseni tryezën dhe hiqeni nga mentesha në
anën e djathtë.
Figura 7
Rrotullojeni mbajtësin e tehut në drejtim të
akrepave të orës dhe vendoseni vertikalisht.
Pastaj nxirreni tehun rrethor.
Rrezik dëmtimi nga rënia e tehut!
Kur të rivendosni tehun, sigurohuni që ai të
jetë i vendosur siç duhet në pozicion =
mbajtësja e tehut në pozicionin horizontal.
Pastrimi i plotë
Figura 13
Hiqeni pllakën ndaluese. Për të vepruar
kështu, rrotullojeni çelësin përtej pozicionit 0
drejt pozicionit ► dhe hiqeni pllakën ndaluese.
Për të futur pllakën ndaluese, çelësi duhet të
jetë në pozicionin ►! Për ta futur, shtypeni
pllakën ndaluese direkt në mes dhe kthejeni
çelësin përsëri në pozicionin 0.
Kontrollojeni duke e rregulluar gjerësinë e
prerjes. Në qoftë se pajisja nuk funksionon,
hiqeni përsëri pllakën ndaluese dhe
përsëriteni procesin.
Mbajtja
Rrezik dëmtimi nga tehu i mprehtë!
Mbajeni pajisjen larg prekjes së fëmijëve.
Figura 3
Lëvizeni çelësin rrotullues drejt pozicionit
0
45
Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

743881

Inhaltsverzeichnis