Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita MR004GZ Betriebsanleitung Seite 108

Baustellenradio
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MR004GZ:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 79
4. Përdorni kontrollet në pajisjen e aktivizuar për
Bluetooth ose në radio për të luajtur/vendosur në
pauzë dhe naviguar nëpër këngë.
Shënim:
● Nëse 2 pajisje me Bluetooth, që çiftohen për herë
të parë, kërkojnë për radion, ajo do ta shfaqë
disponueshmërinë e vet në të dyja pajisjet.
Megjithatë, nëse njëra pajisje lidhet me këtë njësi në
fillim, atëherë pajisja tjetër me Bluetooth nuk do ta
gjejë atë në listë.
● Nëse pajisja juaj me Bluetooth shkëputet
përkohësisht nga radioja, atëherë duhet ta rilidhni
manualisht pajisjen me radion.
● Nëse në listën e pajisjeve me Bluetooth shfaqet
"MR004G", por pajisja juaj nuk arrin të lidhet me të,
fshijeni artikullin nga lista juaj dhe çiftojeni sërish
pajisjen me radion duke ndjekur hapat e përshkruar
më parë.
● Gama optimale e transmetimit me Bluetooth është
afërsisht 10 metra (33 këmbë) (në vijë të drejtë) nga
radioja por janë të mundshme edhe distanca deri në
30 metra (100 këmbë).
● Nëse lidhja me Bluetooth humbet për shkak të
tejkalimit të kohës së ndarjes, tejkalimit të distancës
optimale, pengesave ose ndryshe, mund të jetë e
nevojshme rilidhja e pajisjes suaj me radion.
● Pengesat fizike, pajisjet e tjera me valë ose pajisjet
elektromagnetike mund të ndikojnë në cilësinë e
lidhjes.
● Performanca e lidhjes me Bluetooth mund të
ndryshojë në varësi të pajisjeve të lidhura me
Bluetooth. Referojuni kapaciteteve të Bluetooth-it të
pajisjes suaj përpara se ta lidhni me radion. Mund të
mos mbështeten të gjitha funksionet në disa pajisje të
çiftuara me Bluetooth.
Luajtja e skedarëve audio në regjimin
e Bluetooth-it
Kur e keni lidhur me sukses radion me pajisjen e
zgjedhur me Bluetooth, mund të filloni të luani muzikë
duke përdorur kontrollet në pajisjen e lidhur me
Bluetooth.
1. Pasi të ketë filluar luajtja, rregulloni volumin në
cilësimin e kërkuar duke përdorur çelësin e volumit
në radio ose në pajisjen e aktivizuar për Bluetooth.
2. Përdorni kontrollet në pajisjen tuaj me burim me
Bluetooth për të luajtur/vendosur në pauzë dhe
naviguar nëpër këngë. Ose, kontrollojeni luajtjen
duke përdorur butonat Luaj/Pauzë, Kënga tjetër,
Kënga e mëparshme në radio.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonin Kënga tjetër ose
Kënga e mëparshme për të lëvizur përpara ose prapa
në këngën aktuale. Lëshojeni butonin kur të arrini
pikën e dëshiruar.
Shënim:
● Disa pajisje ose aplikacione lexuese mund të mos u
përgjigjen të gjitha këtyre kontrolleve.
● Disa telefona celularë mund të shkëputen
përkohësisht nga radiojakur kryeni ose merrni
telefonata. Disa pajisje mund ta vendosin
përkohësisht në heshtje audion me Bluetooth kur
marrin mesazhe, emaile ose për arsye të tjera që nuk
lidhen me transmetimin audio. Kjo mënyrë veprimi
është funksion i pajisjes së lidhur dhe nuk tregon se
ka ndonjë defekt me radion.
Luajtja e një pajisjeje burimore me
Bluetooth të lidhur më parë
Nëse pajisja juaj me Bluetooth është çiftuar më parë
me radion, njësia do ta memorizojë pajisjen tuaj me
Bluetooth dhe përpiqet të rilidhet me një pajisje në
memorie të lidhur për herë të fundit. Nëse nuk është
e disponueshme pajisja e fundit e lidhur, radioja do të
bëhet e zbulueshme.
Shkëputja e pajisjes me Bluetooth
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e çiftimit me
Bluetooth për 2-3 sekonda për ta shkëputur nga pajisja
me Bluetooth. Treguesi i Bluetooth-it në butonat e
paravendosjes pulson në ngjyrë blu duke treguar se
radioja mund të zbulohet përsëri për çiftim.
Ju mund të shtypni gjithashtu butonin e Band për të
zgjedhur një regjim tjetër ndryshe nga Bluetooth për të
çaktivizuar lidhjen.
FOLEJA E HYRJES
DYTËSORE
Në pjesën e përparme të radios jepet një fole dytësore
hyrjeje 3,5mm për të lejuar ushqimin e një sinjali audio
në njësi nga një pajisje audio e jashtme, si p.sh. iPod,
lexues për MP3 ose CD.
1. Lidhni një burim audioje të jashtëm (për shembull,
lexues MP3 ose CD) me folenë AUX IN.
2. Shtypni butonin e energjisë për ta ndezur radion.
3. Shtypni në mënyrë të përsëritur dhe lëshoni butonin
e Band derisa të shfaqet "AUX IN".
4. Për të pasur cilësi më të mirë zëri, rekomandojmë
vendosjen e volumit në më shumë se dy të tretat e
volumit në pajisjen tuaj audio dhe më pas të rregulloni
volumin në radio siç kërkohet.
Shënim:
Kordoni i audios nuk është përfshirë si aksesor
standard.
108 SHQIP

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Mr004g

Inhaltsverzeichnis