Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Whirlpool W2I HD526 A Bedienungsanleitung Seite 132

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für W2I HD526 A:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 25
OPSIONET DHE FUNKSIONET
OPSIONET mund t'i zgjidhni drejtpërdrejt duke shtypur butonin përkatës (shihni PANELIN E KONTROLLIT).
Nëse një opsion nuk i përshtatet programit të zgjedhur (shihni TABELËN E PROGRAMEVEA), drita përkatëse LED do të pulsojë
shpejt 3 herë dhe do të dëgjohet një sinjal zanor. Opsioni nuk do të jetë i mundur.
GJYSMA E NGARKESËS
Nëse nuk ka shumë enë për t'u larë, mund të përdorni ciklin për
gjysmën e ngarkesës me qëllim të kursimit të ujit, energjisë elektrike
dhe detergjentit. Zgjidhni programin dhe shtypni butonin GJYSMA
E NGARKESËS: do të ndizet drita treguese. Shtypni butonin GJYSMA
E NGARKESËS për të zgjedhur këtë opsion.
Mos harroni të përgjysmoni sasinë e detergjentit.
NDEZJA ME VONESË
Koha e fillimit të programit mund të shtyhet për periudhën
kohore midis 1 dhe 12 orëve.
1. Shtypni butonin NDEZJA ME VONESË: simboli përkatës
«h» shfaqet në ekran; çdo herë kur shtypni butonin, do të
shtohet (1o, 2o, etj. deri në 12o) koha e fillimit të ciklit të
zgjedhur të larjes.
2. Zgjidhni programin e larjes, shtypni butonin FILLIM/
Pushim dhe mbyllni derën brenda 4 sekondave;
kohëmatësi do të fillojë të numërojë.
3. Pasi të ketë kaluar koha, drita treguese «h» fiket dhe niset
cikli i larjes.
Për të konfiguruar kohën e ndezjes me vonesë dhe për
të zgjedhur një periudhë më të shkurtër, shtypni butonin
NDEZJA ME VONESË. Për ta anuluar, shtypni butonin disa herë
derisa të fiket drita treguese «h» e ndezjes me vonesë.
Funksioni NDEZJA ME VONESË nuk mund të konfigurohet
nëse është nisur cikli i larjes.
4
TABLETA (Tab)
Ky konfigurim ju mundëson optimizimin e performancave të
programit në përputhje me llojin e detergjentit të përdorur.
Shtypni për 3 sekonda butonin FILLIM/PUSHIM (do të ndriçojë
simboli përkatës) nëse përdorni detergjentët e kombinuar në
formë tablete (mjet për shpëlarje, kripë dhe detergjent në 1
dozë).
Nëse përdorni detergjentin e pluhurit ose të lëngshëm, ky
opsion duhet të jetë i fikur.

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

W2i hkd526 a

Inhaltsverzeichnis