Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Hisense HCM20CS Gebrauchsanweisung Seite 95

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 72
KUJDES: Asnjëherë mos e ngrini dorezën gjatë zierjes. Në të kundërt, kapsula e kafesë do të hidhet në
tabakanë e grumbullimit.
4. Vendosni një filxhan të vogël në kapakun e tabakasë së pikimit. Sigurohuni që tabakaja e pikimit të jetë
e vendosur në vend (kur të vendosni tabakanë në vend, do të dëgjohet një tingull klikimi); në qoftë se e
hapni kapakun e tabakasë së pikimit, mund të vendosni një filxhan të madh në rrjetën e mbajtëses së
filxhanit.
5. Pasi të ndizet treguesi blu, shtypeni butonin e kafesë. Kafeja do të fillojë të rrjedhë nga gryka e kafesë.
Pasi të ketë arritur sasia e dëshiruar, shtypeni përsëri butonin e kafesë për të ndaluar rrjedhjen.
SHËNIM: ① Rrjedhja nuk do të ndalet automatikisht. Për ta ndaluar atë, thjesht shtypeni përsëri butonin.
② Rekomandojmë zierjen e 40 ml kafe për një filxhan të vogël dhe 60 ml kafe për një filxhan të madh.
6. Pasi të bëni kafen, nxirreni gjithmonë kapsulën. Kapsulat nxirren automatikisht në tabakanë e
grumbullimit të kapsulave kur ngrini dorezën.
Kujdes: Asnjëherë mos e ngrini dorezën gjatë cikleve të zierjes.
7. Në qoftë se dëshironi të zjeni një filxhan tjetër, futni një kapsulë të re.
8. Zbrazeni tabakanë e grumbullimit të kapsulave dhe shpërlajeni shpesh njësinë dhe depozitën.
9. Fikeni gjithmonë aparatin e kafesë dhe shkëputeni furnizimin me energji elektrike kur nuk është në
përdorim.
SHËNIM: Në qoftë se nuk shkëputet manualisht në fund të procesit të zierjes, pas 15 minutash, pajisja do
të hyjë automatikisht në modalitetin e gjumit. Pajisjen mund ta zgjoni duke shtypur butonin e kafesë.
Pastrimi dhe mirëmbajtja:
Sigurohuni që ta hiqni pajisjen nga priza para se ta pastroni. Për t'u mbrojtur nga goditja elektrike, mos e
zhytni kabllin, spinën ose njësinë në ujë apo në ndonjë lëng tjetër. Pas çdo përdorimi, gjithmonë
sigurohuni që ta hiqni spinën nga priza në mur. Ne ju rekomandojmë të bëni sa më poshtë në mënyrë
periodike:
1. Për të pastruar depozitën e shkëputshme të ujit, përdorni një leckë të thatë.
2. Zbrazeni tabakanë e grumbullimit të kapsulës dhe pastrojeni.
3. Pastrojeni portën e kapsulës me një leckë të thatë.
4. Përdorni një leckë të lagur për të fshirë me ngadalë rrjetën e mbajtësit të filxhanit. Zbrazni tabakanë e
grumbullimit të kapsulave dhe shpërlajeni.
5. Pastrojeni pajisjen duke përdorur një leckë të lagur. Asnjëherë mos e zhysni pajisjen.
6. Rivendosini të gjitha pjesët dhe mbajini për përdorimin e ardhshëm.
Pastrimi i depozitimeve minerale
Për ta mbajtur aparatin tuaj të kafesë të funksionojë me efikasitet, duhet të pastroni rregullisht
depozitimet minerale të mbetura nga uji, në varësi të cilësisë së ujit në zonën tuaj dhe shpeshtësisë së
përdorimit të pajisjes. Veproni si më poshtë:
1. Mbusheni depozitën e ujit me ujë dhe agjent zbutës deri në nivelin MAX. Raporti i ujit me agjentin
zbutës duhet të jetë 4:1; për detaje, ju lutemi referojuni udhëzimeve për përdorimin e agjentit zbutës. Ju
lutemi të përdorni një "agjent zbutës shtëpiak". Gjithashtu, ju mund të përdorni acid citrik në vend të
agjentit zbutës, në raportin njëqind pjesë ujë me tre pjesë acid citrik.
2. Shtypeni butonin e ndezjes/fikjes, treguesi i kuq do të ndizet. Prisni derisa të ndizet treguesi blu.
3. Vendosni një enë në rrjetën mbajtëse e filxhanit.
4. Shtypeni butonin e kafesë dhe lëreni lëngun të rrjedhë për 1 minutë. Pastaj ndalojeni rrjedhjen duke e
shtypur përsëri butonin e kafesë.
5. Prisni 20 minuta me pajisjen të ndezur.
6. Shtypeni butonin e kafesë derisa të mbarojë i gjithë uji.
7. Shpërlajeni depozitën plotësisht dhe mbusheni me ujë të pastër. Shtypeni butonin e kafesë dhe
mbajeni derisa të konsumohet i gjithë uji.
94

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis