Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Hisense HCM20CS Gebrauchsanweisung Seite 94

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 72
Njihuni me aparatin tuaj të kafesë
A. Kapaku i depozitës së ujit
B. Doreza
C. Porta e kapsulës
D. Butoni i kafes
E. Tabakaja e grumbullimit të kapsulave
Përpara përdorimit të parë
Kontrolloni nëse të gjithë aksesorët janë të plotë dhe nëse njësia është e dëmtuar. Në depozitën e ujit
hidhni ujë me cilësinë e duhur. Për të mbyllur portën e kapsulës, uleni dorezën poshtë. Vendosni një enë
në kapakun e tabakasë së pikimit, futeni spinën, shtypeni butonin e ndezjes dhe treguesi i kuq do të
ndizet. Prisni derisa të ndizet treguesi blu. Pastaj, shtypeni butonin e kafesë dhe nga gryka do të fillojë të
dalë uji. Lëreni të rrjedhë për 2 minuta. Për të ndaluar rrjedhjen, shtypeni përsëri butonin e kafesë. Më
pas, derdheni ujin. Pastrojini plotësisht të gjitha pjesët e shkëputshme me ujë të ngrohtë. Kapsulën
mbajeni bosh për operacionet e mëpasshme të larjes.
SHËNIM: Gjatë kohës që është shtypur butoni i kafesë, pajisja mund të krijojë një tingull pompimi. Kjo
eshte normale. Tingulli do të thotë që po pompohet uji për zierjen e kafesë.
Përdorimi i aparatit tuaj të kafesë
1. Mbusheni depozitën e shkëputshme të ujit me ujë të pijshëm të cilësisë së duhur.
2. Hapeni portën e kapsulës duke ngritur dorezën dhe futni një kapsulë kafeje. Mbylleni portën e kapsulës
duke e ulur dorezën poshtë.
3. Lidheni kabllin elektrik me prizën. Shtypeni butonin e ndezjes/fikjes dhe treguesi i kuq do të ndizet. Ai
do të qëndrojë i ndezur derisa të shtypni përsëri butonin e ndezjes/fikjes. Prisni derisa të ndizet treguesi
blu.
F. Kapaku i tabakasë së pikimit
G. Rrjetë mbajtëse e filxhanit
H. Tabakaja e pikimit
I. Butoni i ndezjes/fikjes
J. Depozita e shkëputshme e ujit
93

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis