Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita MW001G Betriebsanleitung Seite 210

Akku-mikrowelle
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MW001G:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 23
25. Mos vendosni materiale të djegshme dhe
shpërthyese pranë pajisjes.
26. Gjatë përdorimit të pajisjes, mbajini sytë në
çdo kohë në gjendjen e gatimit të furrës me
mikrovalë. Vendosni kohën e duhur të gatimit.
Gatimi mbi kohën e duhur mund të shkaktojë zjarr.
27. Në procesin e gatimit të ushqimeve të lehta me
më pak përmbajtje uji, për shkak të kapacitetit
të ndryshëm thithës të mikrovalëve të
substancave të ndryshme, mund të ketë pjesë
të çrregullta të ftohta dhe të nxehta. Kjo është
normale si dukuri.
28. Sasi të vogla ushqimi apo ushqimesh me
përmbajtje të ulët lagështire mund të thahen,
përzhiten apo edhe të marrin flakë nëse
mbinxehen.
29. Mos thani rroba, gazeta apo materiale të tjera
në furrën me mikrovalë, as mos përdorni
gazetë apo qese letre për gatim.
30. Hiqni lidhëset e përdredhura nga qeset e letrës
ose plastike përpara se ta fusni qesen në
furrën me mikrovalë.
31. Mos e përdorni folenë për qëllime ruajtjeje.
Mos i lini baterinë, produktet e letrës, serviset
e gatimit apo ushqimin në fole kur nuk e
përdorni.
32. Ngrohja e pijeve në mikrovalë mund të sjellë
vlim të vrullshëm, ndaj duhet bërë kujdes gjatë
manovrimit të enës.
33. Mos përdorni mjete të mprehta (si p.sh. sferë
pastrimi, kruajtëse, lugë etj.) për pastrimin e
folesë.
34. Pastroni guarnicionin e derës, folenë dhe
pjesët ngjitur. Shihni seksionin e pastrimit për
detaje.
35. Mosmbajtja e pajisjes në gjendje të pastër
mund të çojë drejt përkeqësimit të sipërfaqes.
Kjo mund të cenojë jetëgjatësinë e pajisjes dhe të
rezultojë me gjasë në situatë të rrezikshme.
36. Mos përdorni solucion për gërryerjen e
sipërfaqes së pajisjes.
37. Pajisja nuk duhet pastruar me pastrues me
avull.
38. Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla
dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni
rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.
39. Nëse pajisja duhet ruajtur diku pa u përdorur
për kohë të gjatë, i duhen hequr bateritë.
40. Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë.
41. Bateritë e karikueshme duhet të hiqen nga
pajisja para se të karikohen.
42. Bateritë duhet të futen me polaritetin e duhur.
43. Bateritë e konsumuara duhet të hiqen nga
pajisja dhe të hidhen në mënyrë të sigurt.
Paralajmërimet e sigurisë për pajisje
me bateri
Përdorimi dhe kujdesi për pajisjen
me bateri
1.
Parandaloni ndezjen e paqëllimshme.
Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin e
fikjes përpara se ta lidhni pajisjen me paketën
e baterisë, ta ngrini ose ta mbani atë. Mbajtja
e pajisjes me gishtin mbi çelës ose furnizimi me
energji elektrike i pajisjeve që e kanë çelësin të
ndezur bëhet shkak për aksidente.
2.
Shkëputni paketën e baterisë nga pajisja
përpara se të bëni rregullime, të ndryshoni
aksesorët ose të magazinoni pajisjen. Masa
të tilla parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e
ndezjes së pajisjes aksidentalisht.
3.
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë
tjetër baterie.
4.
Përdorini pajisjet vetëm me paketat e baterisë
të prodhuara posaçërisht për këtë qëllim.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
5.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
6.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
Mos e përdorni një kuti baterie apo pajisje që
7.
është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose pajisjen
8.
në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi
130 °C mund të shkaktojë shpërthim.
9.
Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe
mos e karikoni kutinë e baterisë ose pajisjen
jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te
udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose në temperatura
jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë
baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
10. Shërbimi duhet të bëhet nga një person i
kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm
pjesë identike zëvendësimi. Kjo do ta mbajë të
sigurt produktin.
11.
Mos e modifikoni apo mos u përpiqni të
riparoni pajisjen ose paketën e baterisë
përveçse siç tregohet në udhëzimet e
përdorimit dhe të kujdesit.
210 SHQIP

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis