Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Përdorimi I Synuar - Makita MW001G Betriebsanleitung

Akku-mikrowelle
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MW001G:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 23
SHËNIM: Vlerat janë me përafërsi dhe mund të ndryshojnë në varësi të statusit të karikimit dhe kushteve të
përdorimit.
SHËNIM: Koha e vlerësuar e përdorimit me një bateri është rreth gjysma e periudhës kur përdoren dy bateri.
Përdorimi i synuar
Pajisja synohet për ngrohjen e ushqimit.
Masa të rëndësishme
PARALAJMËRIM: Shërbimi i kësaj pajisjeje duhet
të kryhet vetëm nga personel i kualifikuar shërbimi.
Kontaktoni me qendrën më të afërt të autorizuar të
shërbimit për kontroll, riparim apo rregullim.
PARALAJMËRIM: Mos u përpiqni ta vini në punë
pajisjen me derën të hapur, duke qenë se përdorimi
me derë të hapur mund të shkaktojë ekspozim të
dëmshëm ndaj energjisë së mikrovalëve.
PARALAJMËRIM: Nëse dëmtohet dera
(deformohet), menteshat (thyhen apo lirohen),
guarnicionet e derës apo sipërfaqja izoluese, furra
me mikrovalë nuk duhet të vihet në punë pa u
riparuar nga një person i trajnuar.
PARALAJMËRIM: Është e rrezikshme për cilindo
veç personit të trajnuar që të kryejë çfarëdo
shërbimi apo pune riparuese që përfshin heqjen e
ndonjë kapaku që ofron mbrojtje kundër ekspozimit
ndaj energjisë së mikrovalëve.
PARALAJMËRIM: Përdoreni këtë pajisje vetëm për
përdorimin e synuar, siç përshkruhet në manual.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni kimikate apo avuj
gërryes në këtë pajisje.
PARALAJMËRIM: Ky lloj pajisjeje është projektuar
specifikisht për të ngrohur, gatuar apo tharë
ushqimin. Nuk është projektuar për përdorim
industrial apo laboratorik.
PARALAJMËRIM: Lëngjet apo ushqime të tjera nuk
duhen ngrohur në enë të mbyllura, duke qenë se
mund të shpërthejnë.
1.
Kjo pajisje synohet për përdorime shtëpiake
dhe të ngjashme, si:
zonat e kuzhinës së stafit në dyqane, zyra
dhe mjedise të tjera pune;
shtëpitë e fermave;
nga klientët në hotele, motele dhe
mjedise të tjera të banimit;
mjedise me fjetje dhe mëngjes.
2.
Mos qëndroni dhe as shkelni mbi pajisje. Mos
vendosni sende mbi pajisje.
3.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të
moshës 8 vjeçare e lart dhe persona me aftësi
të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose
që u mungon përvoja dhe njohuria, nëse janë
nën mbikëqyrje apo kanë marrë udhëzime në
lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe
kuptimin e rreziqeve të mundshme.
4.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Nëse vini re tym, fikeni pajisjen, hiqini bateritë
5.
dhe mbajeni derën të mbyllur për të mbytur
flakët.
6.
Nëse nuk ka ushqim në fole, mos e vini
pajisjen në punë. Përndryshe pajisja mund të
dëmtohet.
Mos e shponi rrjetën e derës së furrës.
7.
Përndryshe mund të shkaktojë daljen e
mikrovalëve jashtë.
8.
Mos e vini pajisjen në punë në hapësira të
mbyllura, si p.sh. mobilie.
9.
Vendoseni pajisjen në një sipërfaqe të niveluar
dhe të rrafshët.
10. Mos e vini pajisjen në punë në pozicione
pezull. Mos e përdorni dorezën për ndonjë
qëllim tjetër veç transportit të pajisjes.
11.
Hiqeni baterinë kur transportoni pajisjen.
12. Mos e lëvizni pajisjen gjatë punës.
13. Mos e përdorni pajisjen në shi. Mos e lagni
pajisjen. Nëse pajisja ekspozohet ndaj ujit,
dërgojeni për inspektim te departamenti ynë i
mbështetjes pas shitjes.
14. Mos e ruani pajisjen në ambient të hapur.
Mos e përdorni produktin pranë ujit - p.sh.
pranë ndonjë lavamani, në bodrume me
lagështirë, pranë ndonjë pishine apo vendesh
të ngjashme.
15. Për të reduktuar rrezikun e goditjes elektrike,
mos e fusni pajisjen në ujë ose lëngje të tjera.
Mos e vendosni apo ruani produktin e pajisjes
aty ku mund të bjerë ose mund të tërhiqet në
ndonjë vaskë apo lavaman.
16. Nëse pajisja pëson ndonjë goditje apo bie,
dërgojeni te departamenti ynë i mbështetjes
pas shitjes për inspektim dhe mirëmbajtje në
kohën e duhur.
17. Mos i mbuloni apo bllokoni vrimat e pajisjes.
18. Ndalohet ngrohja e materialeve të djegshme
dhe e eksplozivëve, sidomos e akullit të thatë.
19. Përdorni vetëm takëme që janë të
përshtatshme për përdorim në furra me
mikrovalë.
20. Enët metalike për ushqime dhe pije nuk
lejohen gjatë gatimit në mikrovalë.
21. Kur e ngrohni ushqimin në enë plastike apo
letre, kushtojini vëmendje furrës për shkak të
mundësisë së ndezjes.
22. Lëngjet si uji, kafja ose çaji mund të
mbinxehen përtej pikës së vlimit pa u vënë
re se po vlojnë. Gjatë heqjes së enës nga
mikrovala nuk ka gjithnjë flluska apo vlim të
dukshëm. KJO MUND TË BËHET SHKAS PËR
DERDHJE TË LËNGJEVE SHUMË TË NXEHTA
NGA VLIMI KUR TRAZOHET ENA APO KUR
FUTET NDONJË NGA TAKËMET E NGRËNIES
NË LËNG.
23. Përmbajtja e biberonëve dhe kavanozave me
ushqime për bebe duhen trazuar apo tundur
dhe u duhet kontrolluar temperatura përpara
konsumit, për të shmangur djegiet.
24. Vezët në lëvozhgë dhe vezët e plota të ziera
mirë nuk duhen ngrohur në furra me mikrovalë
pasi mund të shpërthejnë, edhe pasi të ketë
përfunduar ngrohja në mikrovalë.
209 SHQIP

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis